Paleolitiku i parë dhe evoluimi i njeriut nëpër Evropë (I)

Shkencëtarët gjermanë të Universitetit të Mynihut mendojnë se miliona vite p.e.s., një ngjarrje e rrallë kozmike e shpërthimit yjor, ka ndikuar më së shumti në planetin tonë, ku janë zhvilluar ndriçime të jashtëzakonshme në këtë planet, duke shkëlqyer pandërprerë për një kohë të shkurtër dhe pas disa javëve apo muajve ndriçimi është venitur. Ky shpërthim yjor lëshon kaq shumë energji të rrezatimit, sa Diellit, që është një yll i vogël pranë tokës, do t`i duheshin 10 miliardë vjet për të ndriçuar.[1]

Konsiderohet se kështu ndryshoi klimën e planetit tonë. Më e mira klimë se sa nëpër rrethe të ekuadorit në Afrikë u krijua në fund të Evropës dhe në lindje të saj, por konsiderohet se “në Afrikë kishte jetë”, edhe pse atje klima ndryshoi e ishte më pranë ekuatorit; u krijuan savanët e sahara, etj.; dhe ndryshimet e klimës sollën ndryshime të mëdha të jetës së zonës.

Dinosaurët kanë vdekur 65 milion vjetë p.e.s. Zhdukja e tyre është një pikëpyetje e madhe. Ajo ka mbetur e paqartësuar. Janë zhdukur në masë të madhe dinosaurët, e ky është një shkatërim i përmasave të mëdha. Kjo gjë është një enigmë të veçantë e tepër të pabesueshme për njerëzit.

Brahim Avdyli-1

Ka disa hipoteza për zhdukjen e tyre dhe hipoteza me e afërm te njeriu na del hipoteza që planetin tonë e kanë goditur meteoridë dhe kanë shkaktuar vdekjen masive të dinosaurëve. Dinosaurët e patën banuar tërë planetën tonë rreth 165 miliona vite p.e.s. Rruga e ardhjes nëpër tokë prej Amerikës në Evropë është si një hipotezë, sikur atëherë nuk ishte e ndarë me uj tërë toka në planetë dhe ishte si një “Superkontinent”, që e quajnë ”Pangäa”, por mbetet vetëm një hipotezë për kohën kaq të lashtë.[2]

Sipas disa shkencëtarëve paleologë, një gjallesë prej tyre, raptorët, kanë disponuar metoda sociale në mes tyre për të mos i kuptuar gjallesat e tjera mishngrënëse dhe për dominimin e tërë rruzullit tokësor. Por, fati e deshi që edhe ata u zhdukën. Ka disa hipoteza për zhdukjen e tyre, të cilat quhen “teori”, por hipoteza duhet 3 herë të vërtetohet, e pastaj mund të quhet teori. Disa e quajnë shkatërrimin e tyre “fatlumi”, e disa “supernova”.[3] Këtu është vetëm vija e ndarjes, ku kafshët u shkatërruan dhe njerëzit e filluan rrugën e zhvillimit të tyre. Kështu filluan goditjet e fuqishme e disa meteoritëve e deri te shpërthimet e shumta të vullkaneve, në të njëtën kohë. Vullkanët e kanë pasur të njëjtën arësye, goditjet, por edhe shpërthimin nga toka…

Sidoqoftë, po nisemi nga krijimi i njerit të parë, pra origjinën e njeriut. Po të shikojmë origjinën e njeriut të parë, ose duhet të biem pré (ithar) i feve dhe i tregimeve fetare, që konsiderohet se fillojnë me gjuhën shqipe, e të cilat janë shumë të vona[4]. Librat e feve janë tregime të pabesueshme, sa i përket origjinës së njeriut, dhe duhet t`i besojmë shkencës, më parë se feve. Kur t`i besojmë shkencës, e kemi evoluimin e njeriut nga majmuni, njërin nga këta Charles Darwinin me teorinë e tij të evolucionit. Dhe, nuk po ndalemi në teori, por vetëm në një pikë: të gjitha gjallesat e gjalla i janë nënshtruar seleksionit të tyre natyror.[5] Të gjithë autorët e botës i fillojnë shkrimet me majmunin. Kështu paleolitiku (pra, parahistoria e botës së gjërë) bazohet në shkrimet e tyre prej gjenezës së parë të botës dhe pjesa dërmuese e tyre janë më shumë hipoteza për një kohë kaq të largët, se sa janë teori. Në përgjithësi fillojnë prej Afrikës, që është kontinenti më i nxehtë, se sa prej kontineteve të tjera. Ato bazohen nëpër disa prova të shkencës së tyre e mendimi im është se bazohen në radhë të parë të provave të diskutueshme. Aq më shumë këto prova që të shtohen, ka aq më tepër mundësi të diskutimit…

Por, çka do të thotë sipas Wikipedia Org, histori gjenealogjike/prejardhje e njeriut? Gjenealogjia e njeriut fillon nga prejardhja e njeriut të parë, të cilën e marrin si evolucion dhe të tjerët pas tij që cilësohen si pasardhës.

Evolucioni i njeriut filloi në opinionin e sotëm me ndarjen e paraardhësve të fundit dhe shimpanzat nga popullsia e përbashkët. Njëherë, ka vetëm hipoteza. Cila nga këto dy nënpopullata ka qenë, nëse kjo është e sakte, kanë rrjedhur prej tyre njerëzit e parë, dhe janë quajtur Hominini.

Kjo hipotezë me kohën është shndërruar në teori. Homininae rredh prej këtyre dy nënpopullatave, Pongo dhe Gorilla, të cilët e kanë dhënë Paninin e prej të cilëve ka lindur Hominini dhe Homo.[6]

Historia e suksesit të njeriut ka filluar gati shtatë milion vjet më parë, siç thotë Stefan Greschik, në historinë e tij të evolucionit të njeriut, dhe e lë njeriun “në Afrikë”, i cili e ka populluar tërë rruzullin tokësor.[7]

Një numër në rritje të fosileve të ruajtura mirë nga rajonet e ndryshme të Afrikës, Azisë e Evropës, i ka zgjeruar të gjitha njohuritë e njëriut në lidhje me paraardhësit e tij, por nuk dërgoi në asnjë marrëveshje në lidhje me jetën dhe shpërndarjen e tyre në këto zona. Kjo është shkaktuar edhe nga fakti se nënrendimi sistematik i disa gjetjeve njëshe si dhe lidhja me disa pasardhës të së njëjtës gjini, i ka lënë disa paraardhës të të njëjtit sistem me speciet e tjera prehistorike “të diskutueshme”, sepse hulumtimi u zhvendos “në kufi apo edhe më tej punën analitike të materialit të dhënave dhe metodave në dispozicion.” [8] Pra, këto hallka kanë mbetur pa lidhje të mirëfilltë….

Shtatë milionë që ka filluar jetën e tij njeriu i parë e tre e gjysmë miliardi vjetësh, siç thotë Britta Pawlak. Jeta ka filluar në botë, në formën e një qelizorëve, e shumë më vonë ka ardhur deri te bimët dhe kurrizorët. Para-ardhësit e hershëm të Homos kanë rrjedhur prej mbetërisë së kafshëve.

Kafshët e egra përbënin një kërcënim për paranjeriun dhe e bënin vendin e jetesës së tij të pamundur. Kështu, ai gradualisht, prej njeriut primitiv, i ka zhvilluar edhe mjetet dhe strategjitë e gjuetisë dhe ka filluar në shumë fusha për të bërë gjërat e natyrës në dobi të tij. Kjo është ndër të parat që të thuhet për njeriun e parë, pra paranjeriun, i cili është gjysmë-kafshë.

Një tipar i rëndësishëm që e dallon njeriun nga gjitari, është ai duke ecur në këmbë. Kjo e ka avantazhin e të pasurit duart e tij “të lira”, që të përdorë ato për gjëra të tjera, që i duhen. Vetëm majmunët janë në gjendje për një kohë të caktuar për të shkuar dhe ecur drejtë, si njeriu. Njeriu mund të bëjë me duart e tij një shumicë të aktiviteteve motorike, si veprimtari. Njerëzit e parë, fillestarët, paranjeriu, janë të lidhura më ngushtë me të gjitha vetitë e kafshëve, qoftë edhe me njerëzit. Sot hulumtuesit janë të pajtuar në të vërtetë se njeriu nuk është i zbritur nga majmuni. Njerëzit dhe majmunët i kanë të njëjtit paraardhës. Kjo gjë është tepër e diskutueshme. Nëpërmjet hulumtimeve dhe krahasimeve gjenetike, është vendosur se disa majmunë kanë disa ngjajshmëri me vetitë tona dhe janë të lidhur pak më “ngushtë” me ne, siç ishte supozuar kështu që të jetë më parë, por nuk janë të përfshira njëanshmërisht në termin “Hominid” (Njeri), sepse njerëzit janë modern, sikur Homo Sapiens. Të gjitha llojet paraprake të njeriut, duke i përfshirë shimpanzat dhe gorillat në këtë grup, nuk i kanë të gjitha vetitë paraprake me paraardhësit e denjë të njeriut. Paraardhësit tanë janë zhdukur. [9]

Evolucioni është zhvillimi i një organizmi gjatë një periudhe të gjatë, në të cilën karakteristikat e trashëguara gradualisht ndryshojnë prej paranjeriut deri në Homo habilis dhe Homo erektus. Tani besohet se mishërimi filloi rreth shtatë deri në pesë milion vjet më parë. Paraardhësit e Homos dhe shimpanzat, që janë kushërinjtë më të afërt të njeriut nga mbretëria e kafshëve, janë të ndara nga koha e lindjes dhe zhvillimit të njerëzve (të Homos). Ajo që e dallon njeriun nga të gjitha krijesat e tjera të gjalla, është truri i tij i veçantë; i sofistikuar dhe i fuqishëm. Inteligjenca e tij komplekse ia ka mundësuar të jetë më largpamës dhe të mendojë në shumë çështje strategjike të mbijetesës. Ai kështu e zbuloi në kohët parahistorike zjarrin, e cila është frikë nga shumica e kafshëve dhe njerëzve, sepse mund të jetë “i rrezikshëm”, por i shërben njeriut të pjekë; të ziejë e të ngrohet. Ndër të tjera ka zhvilluar me kohë edhe një gjuhë të veten, e cila është e ndryshme nga të gjitha metodat e komunikimit të kafshëve. Me gjuhë i shprehin mendimet apo ndjenjat e ndërlikuara.[10] Të gjithë banorët e kësaj toke dikur kishin një paraardhës të përbashkët e një gjuhë të përbashkët-gjuhën nënë.

Ne duhet të shpjegojmë se çka janë mutacionet. Pjesa e një molekule është ADN-si. Njeriu përmban gjenet në trup, të cilat aty janë mbajtur. Çdo qenie e gjallë ka gjene në të cilat informacioni i tij gjenetik është i parapërcaktuar, si formë e trupit dhe sistemet e ngjyrave, për aftësi të caktuara apo dobësitë, dhe mjaft karakteristika të tjera. Gjenet kalojnë prej një lloji të caktuar dhe brenda llojit të gjenezës së vet; ai është i njëjtë; sikurse kalon në gjeneratat e ardhshme. Janë subjekt që veprojnë për të ndryshuar në të gjitha speciet e kjo mund të shpjegohet me të ashtuquajturat “mutacione”. Ky term vjen nga latinishtja “mutatio”, i cili do të thotë “këmbim”, “ndërrim” ose “ndryshim”.

Një ndryshim, ndërrim ose këmbim mund të ndodhë me gjenet e caktuara. Mutacionet gjenetike janë një trashëgim i largët dhe i eksploruar plotësisht. Trashëgimia e mutacionit mund të ndodhë rastësisht, ose të jetë shkaktuar nga disa faktorë. Modifikimet e tilla gjenetike, në disa raste të çojnë në faktin se një qenie e gjallë është më mirë ose jo më praktike; por ata edhe mund të kenë një efekt pozitiv. Dhe, si një lloj i qenieve duhet të përshtatet në mënyrë optimale për vendbanimin që e zënë.

Ka karakteristika të dobishme që mbizotërojnë e ka individë gjithnjë e më shumë të cilët humbin nga lloji i vet i qenies. Në evolucion, mutacionet janë parakusht thelbësor për një organizëm dhe qenia përshtatet në hapësirë, për arritur zhvillimet “më të larta” të tij.[11]

Kjo ishte gjithësesi e mjaftueshme për një sqarim. Sipas të gjitha gjasave, siç thonë hulumtuesit e botës, Homo Astralopithecus jetonte rreth 3,9 deri në 3 milion vite p.e.s. në Afrikën Lindore. Pas tij, Homo erectus jetonte po aty dhe Azi të Vogël 1,8 milion vite e deri në 40 000 p.e.s. Homo erectus-i ka patur përgjithësisht 1000 centimetër kubik trurin e tij të kohës së gurit. Por, Homo Neanderthaler ishte në Evropën Jugore, të Mesme, Lindore e në Para-Asi (Turqia Veri-perëndimore) 270`000 deri 200`000 vite p.e.s.

Ky është sensacioni i parë i tërë botës shkencore. Dihet se na mungojnë zbrazëtirat e gjetjeve arkeologjike dhe antopologjike. Por, e vërteta është këtu: Homos Neanderthaler ishte njeriu i Evropës dhe jetonte këtu 270`000 e 200`000 vite p.e.s. Kur ishte pak më ftohtë Evropa, krahas Homo erectus jetonte Neandethaler, si fqinj i tij. Ai nuk kishte më tepër se 30% muskuj, si njeriu i sotëm; kishte 1500 centimetër kubik trurin e vet; ka gjuajtur zogjtë kur fluturonin; ka ndezur zjarrin; i ka varrosur njerëzit e tij; gratë i kishin duart më të forta e zbukuronin qafat me dhëmbë të dhelprave, rruza fildishi dhe unaza gishti; ndonjëherë edhe burrat e stolisnin veten e tyre.

Ai ishte i qualifikuar nga ekspertët me emrin Homo-Njeri. Për tyre është krijuar “njeriu i ditur i të diturve”, pra Homo sapiens sapiens.[12]

Pra, Neanderthaler ka jetur në Evro-Azi dhe ka qenë në Evropën e Mesme, të Jugut dhe të Lindjes, sikuse vinë edhe gjetjet e tjera prej Turqisë së sotme deri në Irakun Lindor dhe pjesërisht të Azisë Qendrore, deri në Tagjikistan dhe Altai. Mirëpo ka banuar paralel me Homo erektus dhe Homo sapiens. Në mënyrë shkencore është quajtur Homo neanderthalensis dhe është deri në krijimin e Homo sapiens sapiens. Pra, në vitet 30`000 p.e.s. përfundoi.[13]

Sipas përcaktimit të studiusit suedez, Karl Lineu, siç na njofton Ali Eltari-Lapi, njeriu është futur në Mbretërinë e Kafshëve; te tipi i Kordatëve, klasa e Gjitarëve, rendi i Primatëve, familja Hominide, specia Homos, gjinia Homo sapiens dhe nëngjinia Homo sapien sapiens.[14]

Që të mësojmë më shumë për Paranjeriun, Homo erectus, Neanderthaler dhe Homo sapiens, duhet t`i shikojmë të gjitha mediat elektronike dhe librat. Ndër të gjitha të pavërtetat dhe diskutimet që vinë nëpër mediat elektonike, mediat e veçanta për paleontologjinë, veprat, etj. po e themi një gjë për Homo Neanderthalen, se nuk ka qenë e vetme nevoja e zjarrit për zierje, pjekje, por vetëm për thyerjen e ftohtësisë dhe ngohje, sepse Evropa ka pasur një rrymë të ftohtë, kah mesi e më tutje.

Eshtrat janë gjetur në Evropë, Afrikën Veriore dhe Azisë së vogël. Nga gjetjet e fosileve të tij, është quajtur Lugina Neanderthalerit, që ndodhet pranë Dyzeldorfit.[15] Nëse i keni lexuar të gjitha punimet e mia, e mbani mend se Dyzeldorfin me rrethinën e gjërë, deri te tri qytetet, të cilat janë të njohura për miniera dhe gërmime, është rajoni ku janë ngulitur ilirët, pra pellazgo-ilirët, nga kanë rrjedhur “jermanët”, pra “gjermanët”.

Në të kaluarën kur ka jetuar Neanderthaler, nga një valë e rrëmbyeshme të të ftohtit, si akull (Ice Age), u zhvendos në shpella të thellla dhe ngrohej nga zjarri. Për këtë i bëri edhe rrobat nga lëkurat e kafshëve. [16]

Unë nuk pajtohem tërësisht çka shkruan kjo autore, nga shkrimet e tjera për paranjerëzit, apo nga mjetet e tjera elektonike dhe librat, por po ndalemi pak për pjesën e fundit, Homo sapiens sapiens, i dituri i të diturve njerëz, apo siç e titullon kjo autore: Cro-Magnon-Mensch. [17]

Kur u zhduk Neanderthaler, rreth 30`000 vjet p.e.s. në kohën lashtë të akullnajave, ka qenë afër zhvillimi i njeriut të diturve i ditur, Homo sapiens sapiens, Cro-Magnom-Njeriu, i thënë më ndyshe “njeriu i kohës sonë”. Ai kishte me të vërtetë shije të gjërë artistike dhe ndjenja të forta fetare. Ishte i ndikuar fort nga njerëzit dhe nuk ndryshonte nga njerëzit e sotëm modern.

Cro-Magnon-Njeriu quhej kështu prej shpellës ku është gjetur në Francë, në Evropën Jugore, nga fundi kohës së akullnajave në Evropë, është direkt stërgjyshi i jonë, që e kemi titulluar “Homo sapiens sapiens”. Pamja e tij e trupit i ngjanë njeriut tonë modern. Trurin e tij e kishte në të njëjtën masë me trurin tonë. Kishte shije të vërtetë dhe shumë aftësi artistike. Gjithashtu janë zbuluar shpella të shumta me piktuara të shumta nga koha e tij. Në anën tjetër, Njeriu Cro-Magnon, apo siç e quajnë disa të tjerë Kromanjoni, kishte edhe ndjenja të mira fetare. Varret e gërmuara për këta na sugjerojnë se të vdekurit ishin varrosur solemnisht.

Kah fundi i Epokës së Akullnajave, e cila është rreth 15.000 vjet më parë, Paleolitiku i hershëm, sipas disa shkencëtarëve të Evropës, e cila i zë vitet 35`000 deri në 10`000 vite p.e.s.; e përpara është Paleolitiku i mesëm, prej viteve 120`000 deri në 35`000 vite p.e.s., ku janë zbuluara gjurmë të vërteta të ilirëve në Ilirinë e Jugut (Shqipëri e sotme),[18] temperatura u rrit dhe akullnajat filluan të shkrihen gradualisht. Kështu, edhe jeta në vend të vetmuar e njerëzve të lashtë ndryshoi. Ata ndërtuan vendbanimet në lumenj dhe në pyje. Filluan të zbutnin qentë dhe kafshë race të tilla, si dhi, dele e lopë. Në vend se të jenë, si më parë, si gjuetar e mbledhës të gjërave, filluan të kultivojnë bimë për ushqim për veten e tyre.[19]

Arif Mati thotë se në Pelolitikun e hershëm ushqimi i popujve të hershën evropianë, që ishin kryesisht pellazgët, kanë qenë frytet e lisit, lèndat, plot amidon, me shije të idhtë. Ai thotë: “ngrënës të lëndëve të lisit” (gegërisht d.m.th. lèdha, lenda të lisit). Periudha pas-akullnajave fillon nga viti 10`000 deri në 6`500 vite p.e.s, kur fillon kultura bujqësore dhe e drithërave në Gadishullin Ilirik (Ballkan) dhe rajonin danubian.[20]

Këtë gjë e thamë njëherë sa për dijeni e po e kthehemi më tutje punimit të Britta Pawlakut. Me kalimin e kohës, grupet e ndryshme etnike vazhduan të zhvillohen më tutje dhe janë shfaqur pak nga pak grupet e veçanta.

Njeriu përshtatet në mënyrë optimale me formën e jashtme të tij. Ka karakteristika të veçanta, që janë për vendbanimin e tij.[21]

Grupet etnike, me kalimin e kohës, u vendosën në rajone të ndryshme. Në fillim, ishin të përzier me “të tjerët”, edhe me grupet e veçanta etnike.

Ndonjëherë ishin në papajtueshmëri apo ndër luftime njëra me tjetrën. Por e themi se ishte fjala për rajone të tokës, sepse bota ishte shumë e madhe për njeriun e asaj kohe, i cili nuk kishte as mjete të udhëtimit për atë pjesë. Civilizimi i njerëzimit po krijohej dhe u krijua.

Në fund, termi “civilizim” vjen nga fjala latine “Civis”, që d.m.th. “qytetar”. Qytetari iu referua përmirësimit të kushteve të jetesës së njerëzve, të cilët janë krijuar nga përparimi i shkencës dhe teknologjisë.

Njeriu i zhvilluar në jetën e komunitetit është një kulturë që është formuar në komunitet. Kjo gjë vjen nga përmbajtja ideologjive, të besimeve, të vlerave, të normave, strukturave shoqërore dhe të kuptuarit e artit. [22]

Të tjerat, do t`i shohim në vazhdimësi… / Brahim Ibish AVDYLI

 

[1] Ali Eltari-Lapi, „Pellazgët, krijuesit e qytetërimit botëror“, Grand Print, Tiranë 2008, faqe 6.

[2] Shikoni në medien elektronike, Helles Kopfchen, në artikulllin „Warum sind die dinosaurier ausgestorben“, pjesa 5 nga 5, e shkruar nga Marlen Schot dhe Britta Pawlak, në http://www.helles-koepfchen.de/warum_sind_die_dinosaurier_ausgestorben.html .

[3] Për shembull, shikoni librin e Ali Eltarit-Lapi, po aty, faqe 6.

[4] Shikoni po deshët pjesë e dytë të punimit tim „Cilat ishin lojërat e fshirjes së çdo gjëje paraprake të qytetërimit iliro-pellazg“, të publikuar në faqen time provizore http://www.brahimavdyli.ch/periudha-e-lashtë-iliro-pellazge-2/ .

[5] Shikoni po deshët më gjatë në studimin e medies elektonike, në punimin „Die Evolution des Menschen“, në http://www.praehistorische-archaeologie.de/wissen/grundlagen/evolution-des-menschen/ .

[6] Shikoni faqen elektronike të Wikipedia Org, në „Stammgeschichte des Menschen“, https://de.wikipedia.org/wiki/Stammesgeschichte_des_Menschen .

[7] Shikoni me rezerva artikullin e Stefan Greschik, „Die Evolution des Menschen“, në faqen elektonike http://www.geo.de/geolino/mensch/9293-rtkl-geschichte-die-evolution-des-menschen .

[8] Nxjerrur nga faqja e Wikipedia Org, dhe veçanërisht thënia e nxjerrur në thonjëza, prej dy autorëve, Bernard Wood, Terry Harrison: The evolutionary context of the first hominins. In: Nature. Band 470, 2011, S. 347–352, doi:10.1038/nature09709, e publikuar aty, https://de.wikipedia.org/wiki/Stammesgeschichte_des_Menschen .

[9] Shikoni në mediat elektonike „Helles Kopfschen“ artikullin e Britta Pawlak, „Die Geschichte der Evolution-Teil 1“, në https://www.helles-koepfchen.de/geschichte-der-evolution/hominisation-und-abstammung-des-menschen.html .

[10] Shikoni po në këtë shkrim të Britta Pawlakut.

[11] Shikoni shkrimin e Britta Pawlakut, në medien elektronike, „Helles Kopfschen“, „Wie entwickelte sich das Leben auf der Erde-Die Geschichte der Evolution – Teil 2“, në https://www.helles-koepfchen.de/geschichte-der-evolution/darwins-evolutionstheorie-und-entwicklung-der-lebewesen.html .

[12] Shikoni shkrimin e Stefan Greschnik, „Die Evolution des Menschen“, në mediat elektronike, në http://www.geo.de/geolino/mensch/9293-rtkl-geschichte-die-evolution-des-menschen .

[13] Shikoni edhe shkrimin për Neanderthaler-in, te Wikipedia Org, në enciklopedinë elektronike, të https://de.wikipedia.org/wiki/Neandertaler .

[14] Shikoni edhe fusnotën e të përmendurit, në veprën e tij, faqe 6, me dalim se specia është Homo, jo Homo sapiens.

[15] Shikoni me reserva punimin e Bitta Pawlakut, „Der Höhlenmensch Neanderthaler“, në medien elektronike, si pjesë e shkrimit më të gjatë „Evolution-Die Urzeitmenschen-Die Geschichte der Evolution – Teil 3“, në https://www.helles-koepfchen.de/geschichte-der-evolution/urmenschen-homo-erectus-neandertaler-und-homo-sapiens.html .

[16] Po aty, i njëjti shkrim.

[17] Shikoni pjesën e 4 te shkrimit të Britta Pawlak, „Wie der Mensch sesshaft wurde-Die Geschichte der Evolution-Teil 4“, në medien elektronike, në https://www.helles-koepfchen.de/geschichte-der-evolution/cro-magnon-steinzeitmenschen-sesshaftigkeit-und-zivilisation.html .

[18] Shikoni këtë periudhë si e nëvizon Arif Mati, në veprën e tij, “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 27.

[19] Po ajo, Britta Pawlak, në punimin „Wie der Mensch sesshaft wurde-Die Geschichte der Evolution-Teil 4“…

[20] Shiko në faqen pasardhëse, të së njëjtës vepër, të Arif Matit, faqe 28.

[21] Britta Pawlak, shikoni pjesërisht në pjesë e 4, nënpjesa „Wie entstanden verschiedene ethnische Gruppen“.

[22] Poashtu, në të njëtin punim.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s