Arti dhe kultura shtrat e tryezë ka shpirtin e një populli!

Armiqtë e moçëm, të djeshëm dhe të sotëm duke e parë çfarë i dhurojmë botës nëpërmes të artit dhe kulturës nga dëshpërimi  mundohen ta godasin frymën  tonë letrare. Kultura dhe arti janë shpirti i popullit dhe ambasadori i tij që ne na bënë të nderuar në të gjitha skenat dhe tryezat ndërkombëtare.

 Ne nuk kemi nevojë të dëshmojmë veten tonë në një tryezë tinëzare të armiqve tanë të përbetuar, ata përdorin të gjitha dredhitë që në mënyra të ndryshme të depërtojnë në radhët tona me qëllime të caktuara, që nga brenda ta rrëmbejnë atë që ne me shumë gjak e sakrificë e fituam.

 Por ne e dimë një shkrimtar i vërtetë shqiptarë, poet, publicist nuk  e merr lapsin për ta lënduar, poshtëruar e tradhtuar atdheun e vetë. Kam hasur në disa shkrime të çuditshme ku thonë: “s’kemi kulturë”, apo na quajnë jemi të urrejtjes sepse u çliruam nga zinxhiri i robërisë serbe.

 Ata  “ të kulturuar” kërkojnë nga ne të ulemi në sofrën e njëjtë me atë që janë  hija e plumbit shekullor, që vranë fëmijën e njomë  para se të hapë Abetaren në sy të nënës,  që shqyen nënën shqiptare për t’ia nxjerr fëmijën nga barku, që dhunuan vajza e gra para familjeve, që vranë plakun e katundit pa mëshirë, që zienin e hanin mish fëmijësh…

Letërsia, arti, muzika e regjistrojnë kohën reale nëpërmes të ndjenjave. Kush janë ata “artdashës” që marrin guxim të na thonë ecni t’i shkëmbejmë vargjet tona me poetët serb. Ne jemi për paqe por kur një shkrimtarë serb del publikisht të na kërkon falje për plagët që na i dhanë.

Cili poet, shkrimtar, publicistë, artist serb u distancua nga krimet e gjenocidi shekullor serb që ne të marrim forcë e të ulemi në një sofër letrare. Disa  shkrimtar, poet nga radhët tona paraqiten si të famshëm, të mëdhenj dhe ndërtojnë kinse tryeza të përbashkëta. Ku është qëllimi i tyre  apo ne duhet t’i falim, të kërkojmë falje për veprat e tyre mizore, për lirin tonë!?

Ata që ulen në një tryezë kur ende kemi të pagjetur kufomat e luftës së fundit të masakruara nga “shpirti i tyre artistik” sigurisht që nuk kanë shpirt ose janë ulur në tryezën e shpirtit të tyre. Ju që krijoni  disa  vargje  “abstrakte”  dhe jeni ulur në një tryezë të përbashkët më fjalën vrasëse të sotme e të djeshme, se ata me vargjet e tyre, me artin e tyre rekrutuan egërsinë kundër indit shqiptar, bëhej sikur se dini, apo keni fituar bindjen se ata ndryshuan.

Ju shqiptar  mos u lodhni shumë se gjuha e poetit, shkrimtarit të vërtetë ka shpirtin dha fjalën e vërtetët shqipe, ju nuk e përfaqësoni fjalën, vargun shqip, fjala e juaj se ka fuqinë e dhimbjes e pikëllimit të robërisë, dhe as peshën e gëzimit të lirisë. Mos u lodhni ju që lulëzuat nga e panjohura. Vargu lind nga ndjenja, përjetim jo nga tradhtia e fjalës. Buka me kripë nuk është shejë e varfërisë por e burrërisë, aty dëgjohet jehona e fjalës Mirëmëngjesi Bashkim Kombëtar. Zgjohuni nga tmerri i fjalëve tuaja se politika shitet por arti dhe kultura jo, ata kanë shtrat e tryezë shpirtin e popullit.  / Kaltrina  VB Hoti

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s