Cikël me poezi nga Përparim Hysi

1. Po kur thonë?!!!

 

Po kur thonë:- Gusht e gunë (gusht e gunë,po shkoi e vajti)

Mend po na zë me shkumë,sikur thënia shkruar së prapi?!!!

Muret gati nxjerrin avull, gjethja nuk lëviz në natyrë

Ndonjë dhe gëdhihet shakull, nga kjo vapë gati mynxyrrë!

 

Ke “frikë” të dalësh jashtë(ca më keq të rrish dhe brenda)

Duket se të ndjekin “djajtë”, gati të të pushojë zemra!

Nuk ka më”gusht e gunë”(asht sjell për”së mbari” moti)

Njerëzit po i zë me shkumë dhe mbajnë  shpresë vetëm tek ZOTI!

 

Zoti lart është e poshtë shikon,se i prishëm vet natyrën

Vet e sollëm të keqen tonë dhe tani “korrim” mynxyrrën.

 

2. Vapa made in  Sahara!

 

I ra barit dhe e thau

I ra borës dhe e shkriu

I ra gurit dhe e çau

Po më keq e ka njeriu.

 

Po më keq e ka njeriu

(se të keqen solli vet)

Veproi me  mendje ariu

Tash nga vapa po pëllcet.

 

Toka?”Futur me kredi?!!!” *

Me kredi (vallë, a rrohet?)

Ç’ i bërë vetes, njeri?

Sa para që tash pendohet.

 

“La” Afrikën  Saharaja

Bëri këmbë këtej nga ne.

S’është çudi, në mbrrin hataja

Të vëjë domenin mbi këtë dhe.

 

Koka bën e koka pëson

Morëm sëpatën u ramë këmbëve

Sot gjithë bota në tension

Se s’u bëjmë  ballë dëmeve.

 

* sipas shkencëtarëve nga 2 gushti 2017 toka është futur në kredi.

 

 

 

3. Statue quoe e verës në gusht

 

Pikëlat  vesës ndrijnë mbi gjethet e pemëve

Ndërsa disku i diellit feks nga lindja

Këto pikëla gjajnë si lot (frikem mes pandehmave)

Si lot pikëlat e vesës (sikur qan gjithë natyra).

 

Duket sikur të gjitha pemët vajtojnë

Sikur po asfiksohen nga vapa

Mua më vënë në ngasje, më bën të kujtojmë

Se gjithë këtë të keqe e sollëm nga prapa.

 

I shkulëm gjithë pyjet dhe mbetëm pa mushkëri

Çlirimi  i gazërave po shkrin akullnajat

Të keqen kërkoje tek vetje, njeri!

Dhe lëri mënjan thashë e themnajat!

 

Jo “fundi i botës” a po vjen kiameti

Gjithë kohën faji u bë”qyrk” që nuk e vesh njeri.

Akuzë për shtetarët ky vargmodesst Poeti

Akuzë për fajtorët, e gjithë kjo poezi.

         

 

 

4. “Provova” dhe “vdiqa”

 

“Provova” nja dy ditë dhe “vdiqa”

Për”vizita” shkova nga bota matan.

Sa “mirë”: atje nuk duhej as bukë as ujë dhe as drita

Atje  qe  që “rrojje” me tamam!

 

Të gjithë atje qenë barabar

S’kish nevojë as për kryeministër as për president

Secili prej tyre qe Cezar

Dhe as kishin nevojë për shtet.

 

As nuk kishte as parti dhe as liderë

As turma që t’i ndiqnin nga pas.

As flitej fare për sherr

Qe tamam: Parajsë!

 

Në s’kishe shtëpi, punë e madhe

Pensioni të vogël, aq më mirë

Atje “rroje” pa kokëçarje

“Ha” e “pi” qelepir.

 

Mos e kërkoni parajsën në qiell

Unë e gjeta: ishte nën tokë!!!

Tokën ku jetojmë e kthyem në FERR!

E provova dhe nuk shkruaj kot.

 

               

Cikël me poezi

 

Nga Përparim  Hysi

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s