Jeta është e bukur!

Jeta është e bukur. Natyra është art. Njeriu është qenie me vetëdije, e vetmja  gjallesë që e din se ka vdekje. Zoti i krijoj të gjitha. Zoti na krijoj të barabartë. Vetëm njeriu bënë luftë brenda llojit. Ka kafshë mishngrënëse mu si njeriu por nuk e vrasin njëra tjetrën, as për tokë, as për pasuri,  e as në emër të Zotit. Ata mishngrënëse sulmojnë të tjerat. Gjatë historisë janë zbuluar raste të kanibalizmit. E tmerrshme kjo.

Njeriu beson në diçka, dhe në kohë të ndryshme bëhet fanatik dhe i rrezikshëm për mesin e vet madje dhe për kombin. Njeriu shpesh gjatë historisë në emër të Zotit ka bërë krime, dhe atë krime monstruoze. Ai pa të drejtë bëhet ushtar i Zotit. Zoti është krijuesi, ai e ka fuqinë e ndryshimit, Zoti i ka të gjitha mundësit dhe nuk i duhet askush që të bëjë krime në emër të tij. Perëndia nuk do që dikush të sundojë tjetrin në emër të Tij. Shpesh dëgjojmë dhe na predikohet jeta pas vdekjes nga ata kinse kanë folur me Zotin.

Na predikohet nga këta që veten e quajnë njerëz të Zotit, dhe këtu preferojnë që njeriu edhe në robëri të jetoj se atje do e këtë më lehtë. Këtu na duhet te durojmë kërbaçin e serbit, grekut, turkut se në botën tjetër do jemi në ahiret (parajsë). Dhe ky soj duke shpall të tjerët armiq (brenda llojit) në emër të Zotit marrin të drejtën të bëjnë dhe gjyqe. Gjyqe  në emër të Perëndisë. Jeta është e bukur, duhet shfrytëzuar për të zënë dituri, për të shijuar natyrën, për të kënaq shqisat jo në llogari të tjetrit.

Njeriu është i lirë kur tjetrin e shikon si njeri dhe jo si armik. Zoti i ka krijuar gjuhët, ndërsa besimet njeriu. Zoti adhurohet, prej Zotit nuk duhet askush të frikohet, por prej atyre që mendojnë se kanë marr bekimin e Zotit dhe vazhdojnë të ringjallin kombin e dështuar të Titos, kombin mysliman (dhe ate në emër të Zotit). Çfarë ironie! Zoti është atje ku është shkolla, zhvillimi, përparimi, jeta, harmonia, dashuria… Zoti i krijoj gjuhët. Perëndia nuk është fukara, po të dojë na hedh nga një libër në çdo gjuhë. Shqiptar! Jeta është dhuratë, është e bukur, mos mendo për vdekje, jetoje me harmoni e në dashuri me njëri tjetrin. Zoti neve na bekojë me gjuhë, traditë, kulturë, histori, territor… Zoti na bëri shqiptarë, dhe vetëm shqip na kupton… Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar!

Kaltrina Hoti

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s