Poezi nga Ilir Zhiti “Vetëm një çast”

Vetëm një çast,
vetëm një çast
e ndan asgjënë
nga mrekullia .

Vetëm një çast,
vetëm një çast
na jepet humbnera
a lumturia.

Vetëm një çast,
vetëm një çast
dallon iluzionin
me të vërtetën.

Vetëm një çast,
vetëm një çast
kufiri i vdekjes
me jetën.

Vetëm një çast,
vetëm një çast
ndan luftën
nga paqja.

Vetëm një çast,
vetëm një çast
janë larg humbja
dhe pasja.

Vetëm një çast,
vetëm një çast
ndan arritjen
nga një ëndërrim.

Vetëm një çast,
vetëm një çast
përherë do jemi
të një çasti viktimë.

Ilir Zhiti

Tiranë, korrik 2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s