Bëhet lansimi i aplikacionit mobil “NANA”

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka bërë lansimin e aplikacionit celular në gjuhën shqipe, aplikacion ky që përmban informata thelbësore mbi shtatzëninë, planifikimin familjar, lindjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë. Aplikacioni mobil “NANA” është një shtrirje tjetër e programit edukativ “Klasat për Nëna” të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë (ANF) si dhe uebfaqes www.beba-ks.com.

Rrjeti i qendrave informuese “Klasat për Nëna”, tanimë i shpërndarë në 6 qytete të Kosovës, mbledh gratë e të gjitha etnive me një qëllim të përbashkët – përmirësimin e shkallës së mbijetesës dhe shëndetit të fëmijëve duke ofruar qasje në informacione të bazuara në dëshmi. Duke e parë nevojën për qasje në informacion dhe risi, nevojë kjo e bazuar në prova reale nga qendrat informuese, ANF ndërmori iniciativën e zhvillimit të aplikacionit celular “NANA”, i cili përfshin një mori modulesh dhe veçori interaktive.

Në tërësi, aplikacioni përmban seksionet si Kalendarin Ovulacionit që ofron një mundësi për monitorimin e periudhës së ovulacionit për gratë dhe vajzat; Kalkulatorin e Kontraksioneve për përgatitjen e nënave të ardhshme për menaxhimin e fazës së lindjes;  Programin e aktiviteteve të “Klasat për Nëna” që tregon orarin e këshillimeve dhe aktiviteteve në “Klasat për Nëna” dhe i mundëson grave që të planifikojnë të ndjekin seancat në bazë të temës së tyre të interesit; Çka duhet të dish që ofron udhëzime të thjeshta mbi shtatzëninë e shëndetshme, të ushqyerit, zhvillimin e foshnjës gjatë secilës fazë të shtatzënisë, teknikat e frymëmarrjes, ushqyerja me gji, imunizimi dhe gjithashtu një seksion për stërvitje gjatë shtatzënisë; si dhe seksionin Fotografitë ku nënat fotografohen gjatë periudhave të ndryshme të shtatzënisë, i arkivojnë fotografitë dhe shohin dallimin nga një periudhë në tjetrën.

Zhvillimi i këtij aplikacioni mobil u mundësua nga kontributi i kompanisë zhvilluese të aplikacionit “Zombie Soup” dhe me mbështetjen e Ambasadës Australiane përmes Zyrës në Vienë dhe IPKO Foundation.

Ky aplikacion gjendet vetëm në versionin IOS të cilin mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:

https://itunes.apple.com/us/app/nana-aplikacion-p%C3%ABr-n%C3%ABnat/id1049838079?mt=8

Për me shumë informata rreth Aplikacionit Nana vizitoni faqen tonë në Facebook https://www.facebook.com/aplikacioninana/

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Ky fondacion zhvillon programe shëndetësore në klinikat gjinekologjike/obstetrike (që përkujdesen për nënat), Njësitë e Kujdesit Intensiv Neonatal (që përkujdesen për foshnjet e lindura para kohe) dhe klinikat pediatrike (që përkujdesen për fëmijë të sëmurë nga leukemia, sëmundje të zemrës, astma dhe sëmundje të tjera) në Republikën e Kosovës. Për më shumë www.amchealth.org

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s