Kush e vrau Milladin Popoviçin ?- Vet serbët

“Ti që nuk lexon, je dekurajuesi më i madh i atyre që dinë të shkruajnë, por i ka gjetur belaja me ty që nuk lexon. Ti që nuk lexon, i bën të gjitha të zezat; Shet votën, vjedh, spiunon, thashethemnon, nuk punon, bëhesh bandit, kriminel, i korruptuar, mafioz”. Por, edhe ti që shkruan në vend të atyre që s`guxojnë të shkruajnë, edhe ti e deformon historinë, na e le mollën e sherrit në mesin tonë, na e humbe dashurinë per atdheun, na e shëmtove mendjen, na e shpërlave trurin ose na e mbushe mendjen  ashtu, që as shekujt nuk munden ti dalin ballë shëmtisë dezinformuese, edhe ti na  sjellë belanë. 
Edhe unë nuk do të isha aq trim edhe sikur t`isha i lindur  në kohën e pas luftës së dytë botërore atëherë kur kufinjt për ne nuk ndryshuan, atëherë  kur vendimet e “Konferencës së Bujanit “ u përdhosën, atëherë kur  “nuk e njihte qeni të zo`në “ atëherë kur vendimet e ndarjes territoriale  ishin në favorin e madh të Serbisë, atëherë kur Kosova së dyti mbeti ndër Serbi: të bëja diçka të madhe, të shkruaja të vërtetën. Mllefin e kam kundër atyre që sot shkruajnë dhe i frikohen të shkuarës së rrezikshme, që sot shkruajnë sepse janë të porositur për dezinformim, që sot shkruajnë pse ashtu iu ka ëndja..

Fole or mik dhe thuaje të vërtetën sepse je në Shtetin e pavarur të Kosovës ; fole or mik, fole të vërtetën se PPSh -ja ka vdekur, fole or mik të vërtetën dhe tas heh edhe Europa që je  duke e gëzuar hisen e saj në lirinë tonë !

A mos ishte Enver Hoxha njeriu i gabuar për Shqipërinë , në kohën e duhur për Serbinë ? Enver Hoxhën e mbanim për simbol të bukurisë dhe mençurisë. Në njërin i logjikim pra njërën anë paskemi pas gabuar . Por ne nuk ishim femrat e Beogradit të rraskapitura nga dhunimet e çlirimtarëve rus që vraponim pas një burri të bukur . Ishte kjo kur ai e vizitoi Beogradin.

Enver Hoxha ishte i ngjitur në rrjetën e merimangës serbe dhe vështirë e kishte të ç`ngjitet. Ishte edhe i rrethuar nga vendorët tradhtar.  Të ç`koqesh nga rrjeti i merimangës duhej mjeshtri, por ai këtë nuk e kishte. Ishte totalisht në kurthin serb. Mjerë ai !  Edhe nga agjentet serb që shkonin në Shqipëri, nuk e dallonte te mirin dhe të keqin. Cili ishte i miri?

Kishte edhe nga ata, por serbët me qëllimet e tyre drakonike na bindën edhe neve që ta duam tradhtarin për atdhetar, e atdhetarin për mashtrues. Fajet i kishte Enver Hoxha. Enver Hoxha, i gjendur në mes tradhtisë së shqiptarëve dhe dhelpërisë serbe, pse nuk iku dhe të shpëtojë veten dhe Shqipërinë. Ishte sedra e tij e lënduar, e arnuar dhe e njollosur që nuk e lejonte. Pse nuk iku që të shpëtoj Shqipëria ?

Por, sidoqoftë  roli i Jugosllavisë apo më mirë të themi roli i Serbisë në PKSh ka qenë shumë specifik dhe me shumë kurthe antishqiptare, Vërteta e atij bashkëpunimi është një mister i madh.  Arkivat shqiptare nëse nuk janë zhdukur e kishin për të treguar të vërtetën ashtu si ishte . Por edhe kjo varet nga rrethanat politike në Ballkan, Europë dhe gjerë.

Një  është e sigurt që arkivat serbe nuk lejohen aq lehtë të « lexohen «  sepse Serbia e ka një fuqi të madhe të vetëdijes së saj politike dhe kurrë nuk i jep hapësirë publikimit të emrave të bashkëpunëtorëve të saj , kudo qofshin ata  në tokat shqiptare apo për cilën do kohë që mbahen arkivat. Arsyeja shumë e thjesht, se bashkëpunëtori i Serbisë (nga shqiptarët) mbahet  i shantazhuar që nga stërgjyshi e deri tek nipi i ditëve të sotme. Kultura e tyre politike është shumë e lartë gjë që e cila tek shqiptarët le për tu dëshiruar.

Në dorë e kam një libër të mrekullueshëm të autorit Avni R. Këpuska «  Bashkimi mbarëkombëtar «  2016, Prishtinë.  Autori i librit, ka arritur  që me kompetencë të flet me anën e argumenteve shkencore të nevojshme dhe të bollshme për periudhat e ndryshme historike.

 Nëse historia e LNÇ- është shkruar ashtu siç është «  dashur «  të shkruhet . tani e kemi kohën në duar tona që ta shkruajmë ashtu siç ka ndodhur, këtë e bënë edhe Avni R. Këpuska në librin që e përmenda më sipër.

1

Argumentet janë shumë kokëforta dhe duhet pa tjetër të lexohet edhe libri i Dr. Skënder Rizajt «  E drejta historike e shqiptarëve  për vetëvendosje » të cilin e citon edhe autori  kur shkruan se Milladin Popoviçin e kanë vrarë vetë serbët . Nacionalisti shqiptar  të cilit i vishet vrasja e Milladinit , ishte vrarë po atë ditë ,por nja tri orë më herët.
Na tregonin tinëz se kur nëna e Milladinit e qante kufomën e thoshte : «  Ubili su te tvoji ! « , pra ishte koha kur shushurihej sepse nuk guxohej të flitej  «  Milladin , të vranë të tanët »

Fahri Xharra,24.08.17
Gjakovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s