Çka është përçarja?

”Hafiz Dalliu tregon që në vitin 1908 kur Refik Bej Toptani që ishte kryetar i Xhemijetit (Xhon Turqve) të Tiranës dhe një nga pak propagandistët e shqiptarizmit, nisi të shpërndajë disa abetare me gërma latine në qytet, u përballë me rebelimin e popullit, hoxhallarëve, oficerëve, qeveritarëve, tregtarëve dhe pasanikëve. Propaganda kundër të mësuarit të gjuhës shqipe dhe të qenit shqiptar ishin aq të mëdha saqë hoxhallarët thonin: Shqipja të ban kaurr, të ban me marrë për grue i vëllai motrën, të ban me shembë teqe e xhamija, të ban me lanë Kuranin, agjinesën, të lamen e të tjera. Në rrugët e Tiranës, fëmijët ju bërtisnin ‘shqiptarëve’ ‘Ngordhi shqipja jahu!’ Ndërsa halldupët e Tiranës këndonin: Gjithë të zezat i kam punue / por shqip shyqyr s’kam këndue. Biles katunaria e Tiranës e cila ishte urdhëruar nga Xhon Turqit e Tiranës për të vrarë ‘kaurët shqiptarë’ kur del në qytet dhe takojnë Refik Bej Toptanit e pyesin: – zotni, po na thonë se jeni ba shqiptar.” ( olsi jazexhi ).

Sa largë që shkohet nga ky maskara i jazexhiive të porositur!

Nga rreshtat e më sipërm të këtij jazexhiu e shohim se sa vështirë ishte në atë kohë të ndahesh nga e kaluara turke. Po sot? Pse vallë, sot?

Hoxhallarët thonin: Shqipja të ban kaurr, të ban me marrë për grue i vëllai motrën, të ban me shembë teqe e xhamija, të ban me lanë Kuranin, agjinesën, të lamen e të tjera (Olsi Jazexhi)  Sot si e thonë ?

Kush përçanë këtu? Çka duan jazexhitë sot? Përçarjen e tërësisë kombëtare sipas porosive. Kur jemi tek përçarja; nëse hoxha i Kumanovës e njollosë 1912-tën, Ismail Qemalin dhe flamurin  si mendoni që ne të heshtim?  Apo e mendoni që mos të prishim “rahatllykun “ e dikujt që merr para të majme për të ç`orientuar një popull të tërë ? Jo, jo nuk do heshtim. E dimë që ballafaqimin e kemi shumë të vështirë por nuk do heshtim.
Si mendoni ju të uruar  ,që të heshtën sharjet e historisë sonë të lavdishme?

Si  e mendoni që për “hatër “ të dikujt që merr para, ose që  e ka nga depresioni pse nuk ka mundur të gjënë veten ne të heshtim, kur ai  do  t `iu “dhuron” serbëve  Skënderbeun? Si e mendoni që historinë tonë të mohuar që nga pellazgët e këndej t`iu falim grekëve e romakëve ? Jo!

Përçarja është e dëshiruar nga që gjithë ditë i akuzojnë të tjerët si përçarës. Përçarja është nga ata që trillojnë shpifje nga më të ndryshme për  ata që i dalin krah të vërtetës

Ndoshta paska pas hyr fitili i shtrembërimit shumë herët tek ne : Në vitin 1987 Nermin Vlora Falaschi mori pjesë në Seminarin e Kulturës Shqiptare për të Huaj, i cili mbahej në Prishtinë në çdo vit. Për të marrë pjesë në këtë seminar zonja Nermin Vlora Falaschi u ftua zyrtarisht nga drejtori i Seminarit, akademik Prof. Dr. Idriz Ajeti.

Pjesëmarrja e Nermin Vlora Falaschit e zbukuroi Seminarin dhe ia dha një frymë të re. Për ta mbajtur kumtesën kësaj iu caktua salla solemne e Institutit Albanologjik. Salla u mbush plotpërplot me pjesëmarrës të Seminarit. Të gjithë seminaristët ligjërimin e zonjës Nermin e përcollën me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse prej saj dëgjuan informata të reja nga qytetërimet e lashta të të parëve tanë: pellgazëve-ilirë ve-etruskë ve. Bashkëshorti i Nerminës, zotëri Renzo, e inçizonte me kamerë ligjërimin e saj (17.VIII.1987) .Mirëpo, fatkeqësisht, këtë atmosferë të këndshme, e prishi Idriz Ajeti me asistentin e vet, Rexhep Ismailin dhe Exhhlane Dobruna- Salihun) . Ishte koha e Azem Vllasit , dhe normalisht që duhej reaguar keq (https://www.ikvi.at/?p=13299 )

Ose kur postohet kjo: “Ky është Mitropoliti i Korçës Foti Kallpidhis të cilët shqiptarët e vranë më 9 Shtator 1906. Kjo vrasje erdhi si hakmarrje për vrasjen e dy vëllezërve të cilët ishin mësonjës të shkollave shqipe, Theodhos dhe Kristo Harallambo- Negovani të cilët u masakruan nga grekët më 12 Shkurt 1905. Mitropoliti Fotis ishte rusë me origjinë, i lindur në Gjeorgji. (nga A. llalla )

Dikush  më shkruan dhe më akuzon për ndjelljen e vëllavrasjes. Mjerim.

Ose kjo: “Ky kosovari (Fahri Xharra vrime ) dhe se e respektoje me anatemon për nga emri, dicka nuk i shijon. Por unë nuk i ve faj, se mes teje dhe atij ja një ndryshim të madh. Ai vjen nga një firmim historik krejt tjetër nga yti dhe imi dhe ne të dy, nga ndryshime që ti i din mjaft mirë.

Secili ka të vërteta në “gotën” e vet, – ti si komunist, Xharra si produkt i urrejtjes mes Serbisë dhe kulturës islamike, dhe unë qe jam viktimë e sistemit që ngrite ti, por qe dhe ne Xharren s`më lidh gjë përveç se gjuhës.

Pra, por qe dhe ne Xharren s`me lidh gjë përveç se gjuhës.

Unë kam arsyen, unë kam biblën, kam dhe kushtetutën e vendit tim. Unë kam dhe sensin, që me të ndryshmin gjej rrugën e paqes, ne te kundërt nuk do te gjesh paqe kurre. Kjo bote nuk kalohet vetem. Europa i la konfliktet dhe hoqi kufijtë, ju kufi racore, fashist apo nazist, kufi pellazgesh, pa bëre me pare analizën dhe te shohim se çfare dilni. Një popull që shenjtërojnë vrasësin e vet ne xhamitë e sulltanëve mizore, unë them që është bastard dhe kurrë nuk do të pajtohem me të.

Turp t’ju vijë qe i ndatë shqiptaret në fe, servile dhe burracake. Na bëjeni  shqiptarizmën ju që tradhtuat betimin e të parëve dhe u katandiset kështu te copëtuar e pa dinjitet. Ndryshoni, ndërmerrni reforma dhe kur te bëheni si unë, do të kuptoni se nuk ka nevojë për sloganë bashkimi, se ai është bërë. Këto primitive janë vite drite larg moralit te paqes.” Pra , çka është përçarja dhe ju si e kuptoni atë ? / Fahri  Xharra ,12.09.17
Gjakovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s