Gëzuar ditëlindjen, vogëlushja Vanesa Nikolli

Shumë nga ju, nuk e njihni dhe nuk u ka rënë rasti ta takoni, një vogëlushe të bukur, simpatike…Por, atë e njohin dhe e kanë shumë xhan, prindërit, si dhe gjyshërit e halla…Gjithashtu, çdo ditë, e kanë ndërmjet tyre shoqet e shokët e saj moshatarë, por dhe edukatoret e kopshtit shtetëror të fëmijëve, me emrin mjaft të bukur, “Cicësrmat”. Ai ndodhe në afërsi të Stadiumit “Dinamo” të kryeqytetit…

E bëra këtë hyrje, paksa të gjatë, por ende nuk e dini se për cilën vogëlushe e kam fjalën…Ja, po e zbuloj “sekretin, se dua t’u tregoj për një ngjarje shumë të gëzueshme të saj, të bashkëmoshatarëve, prindërve e gjyshërve të vetë dhe famljarëve tjerë….

Ajo quhet Vanesa Fatmir Nikolli, me mami Gertilën dhe gjyshër, Marie e Fran Nikollin dhe hallë Mirelën.

Në festën e gëzuar të 5-vjetorit të ditëlindjes së vogëlushes Vanesa  ishin mbledhur të gjithë të dashurit e saj: Mami e babi, nëna Marie e gjyshi Fran, halla MIrela etj.…Ajo e ndiente veten më të veçantën, ndërmjet tyre dhe sa e përqafonte ose e puthte njëri, vazhdonte tjetri. Ndërsa Vanesa, tërë gaz e hare, ua kthente atyre e u rrinte në prehër, më radhë…

Pastaj, secili i dha asaj dhurata të bukura simbolike e ajo u përgjigjej tërë gaz: “Faleminderit!” Gjyshërit, Marie e Fran,  kishin menduar diçka të veçantë, që ajo ta ruante kujtim, me fjalët e tyre të zemrës. Pra, i dhanë një kartolinë, me pamje shumë të bukur. Në të, kishin shkruar këto fjalë:

“Urim për mbesën tonë të dashur, Vanesa: Gëzuar për shumë mot ditëlindjen! Edhe 100 vite tjera të lumtura, për ty! Paç shëndet të mire, mbarësi e fatbardhësi, gëzime e lumturi pa fund Sukseset të shoqërofshin, kudo në jetë! Zoti e bekoftë çdo ditë të jetës tënde! Shumë e shumë urime, sot për ty…Të urojmë gjitha të mirat e kësaj bote dhe lum’ Nëna e Gjyshi, që të kemi ty, e bukura Vanesa!”

Po këtë ngjarje kaq të gëzueshme të Vanesës e përjetuan edhe shoqet e shokët e kopshtit të saj. E përqafuan me dashuri dhe e uruan nga zemra edukatoret, Eglantina e Emanuela, por dhe drejtoresha e kopshtit “Cicërimat”,  Katerina Grabova. Gjithashtu, unë e uroj nga zemra, e përqafoj dhe e puthi me dashuri, nga larg, vogëlushen Vanesa!

…Vitet do të rrjedhin, si ujët e burimit dhe në kujtesën e vogëlushes Vanesa Nikolli do të fiksohet e do të mbetet e pashlyer, e paharruar edhe kjo festë e bukur e 5-vjetorit të ditëlindjes së saj! / Murat Gecaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s