Përparim Hysi: Një cikël me poezi lirike

Ne shkëmbejmë “tepsitë” nga larg

 

Ne shkëmbejmë “tepsitë” nga larg,

Por me zemrat tona jemi afër.

Në shpirtëra që të dy kemi plagë

Të dy ashikë  të “ngrohur” në një vatër.

 

Zot, o  Zot, a do vijë një ditë

Që bashkë të jemi vetëm?

Ta dish sa dhëmb ky imishpirt

Pa ty, hiç nuk e dua jetën.

 

Ta hajë dreqi! Përse kjo ndarje?

Ç’është ky mur kaq i lartë?

E keqe qenke, moj jallane

Sikur më kanë pushtuar djajtë.

 

Të iku mendja,- më thotë dikush

-S’e sheh? Po flet me vete!!!

Mendja bredh diku, pas jush

Në jerm jam dhe me ethe.

 

2. Eh, tani nuk më shkruan më

 

Eh, tani nuk më shkruan më

(Sikur më thuaj:- Ku jemi parë?)

U kthyen ndjenjat në “film pa zë”

Ku shkoi? Ku shkoi gjithë ai mall?

 

Dikur ti “vdisje për mua”

Dhe lotët derdhje lumë

Tanimë nuk më shkruan mua

(S’e di si është kjo punë?!).

 

Por diçka duket ashiqare

Ke gjetur “ortak” tjetër

Nga zonjë që qe, u bëre lapardare

Tamam si një rrobë e vjetër.

 

Rrobën e vjetër nuk e vesh  kush

Buria bien për ata që kanë veshë

Qëndrimi lapardar me inat më mbush

Dhe të”uroj”:- Mu në dreq të vesh!

 

3. Sa herë zhytem në mendime

 

Sa herë zhytem në mendime

(se jam vetëm dhe jam larg)

Tek ty mendja, mikja ime,

Veç për ty, ky shpirt është plagë.

 

Zë kujtoj çastet e hershme

E se ç’çaste! Eh, se ç’çaste!

Plaga bëhet më e prekshme

Nga ato çaste që qenë mjaltë.

 

Nëse puthjet qenë prelud

Si trokitje mu në portë

I kujtoj dhe bie përfund

Se jam larg sa një botë.

 

Largësia e shton mallin

Zë dhe  çastet përjetoj

( E di kush ma qan “hallin”)

Veç ai që nga vendi mërgoi.

 

4. Pse po dridhet imja zemër?

 

Pse po dridhet imja zemër?

Pse po dridhet,ka kaq kohë?

Është një dridhje si e”ëmbël”

Se regëtij dhe po bëj”oh!”.

 

Oh, regëtij dhe diçka ndjej

Ndaj dhe dridhet imja zemër

Se për kë unë nuk rrëfej

S’kam zakon të lakoj një femër.

 

Është frymëmarrja e saj e lehtë

Që më jep dridhje në zëmër

Porse emrin   e mbaj të fshehtë

Se më është aq e ëmbël.

 

Është një dridhje pak e  mirë

(E them troç: më pëlqen)

Ka një shpirt si xhevahir

Ndaj më”dredh”, më bën ujem.

 

5. Ç’më kujon, o miq, shtatori?!

 

Ç’më kujton, o miq shtatori?!

(Në shtator kur hapej shkolla)

Më kujtohet: atëherë ndodhi

Ndaj dhe vjerëshën, për të shkrova.

 

Mu në shkollë erdh një çupë

Nasqerisur me  dorëzoti

Çupë për t’u pirë në kupë

E shikon dhe të bie loti.

 

Trupi i saj si mënjollë

Dhe fytyrën farfuri

Belin sa pushton një dorë

(Bëke “hile”, o Perëndi!!!).

 

Mos vazhdoj më tej me të

Ne na mbetën sytë kllap

Po pastaj… ç’ndodhi, ë?

Do tregoj, po pak nga pak.

 

Bukuroshja qetësinë prishi

E “pranishme” në çdo çast

Dikush me të e “ujdisi”

Atë “dikushin” kam inat.

 

 

            Tiranë, 12 shtator 2017

Nga  Përparim  Hysi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s