Alketa Maksuti Beqari: Fizika dhe Letërsia, Arti ushqejnë njëra-tjetrën, prandaj i dua

Alketa Maksuti Beqari është dramaturge, skenografe dhe shkencëtare, e cila ka lindur në Drithas, Korçë në prill 1971. Studimet e larta i ka mbaruar në vitin 2011, Master Shkencor, dega e Fizikës pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Vazhdon studimet Postmaster për Energji të Rinovueshme në TU, Vjenë.

Gjatë viteve nga 1993 – 2005 ka punuar mësuese Matematikë – Fizikë dhe ka dhënë mësime private për nxënës dhe studentë në shkencat ekzakte. Nga 2012 – 2015 ka punuar Sekretare e Drejtorit në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Pasioni i saj është, letërsia, publiçistika dhe radio. Libri i saj i parë me poezi titullohet “Parametrat”, botuar në vitin 2000 nga shtëpia botuese “Camaj- Pipa”.

Ka shkruar dhe ka realizuar dramën e suksesshme “Premtimi” (tetor 2014-qershor 2015), e cila u vendos në skenat e teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Teatri Kombëtar në Tiranë, me regji të Vasian Dhimos, me menaxhim nga Miarbi Maksuti, i cili ishte edhe aktor kryesor në dramë.

Tani, Alketa po meret me dramën e re “Dashuri e Verbër”, të cilën sapo ka mbaruar së shkruari skenarin dhe dëshiron ta shfaqë në skenat teatrale në Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu ajo është moderatore e Emisionit “Bërthamë” në Tiranë, për Radio Liria, me qendër në Austri, me kryeredaktor Haxhi Muhaxheri. Emisioni “Bërthamë” realizohet çdo të enjte ora 21:00 / 21:30 me transmetim të drejtëpërdrejtë në Radio Liria http://radioliria.com.

Duke xhiruar filmin me metrazh të shkurtër për emigrantët, skenari i shkruar nga Alketa Maksuti Beqari Vjenë, 2016

Duke xhiruar filmin me metrazh të shkurtër për emigrantët, skenari i shkruar nga Alketa Maksuti Beqari, Vjenë, 2016

Intervista me dramaturgen dhe skenografen Alketa Maksuti Beqari për Prishtina Press

Prishtina Press: Përshendetje Alketa. Urime për realizimin me sukses të dramës “Premtimi”. Si lindi ideja e skenarit?

Alketa Maksuti Beqari: Shkrimi i dramës “Premtimi” lindi nga dëshira ime për të komunikuar me Nënën në botën e përtejme. Në kohën që Nëna ime u largua nga jeta kishte brengën për mua që të mbaroja studimet e larta. Ishte një amanet që unë ia pëshpërita në vesh ditët e fundit të jetës së saj, kur ishte në rrugëtimin e botës së përtejshme. Viti 1998, Maj.

Më pas duke e kthyer këtë bisedë në dialog mes nesh,nga ditar e ktheva në dramë me dy personazhe Nëna dhe unë. Kështu e lexoi dramën Regjisori dhe Aktori i Nderuar Dhimitër Orgocka, i cili më nxiti ta zgjeroja dhe me personazhe të tjerë. Dhe drama mori trajtën që u shfaq në Teatër pas shumë vitesh si u shkrua. Gjithëherën e punimit të saj Dhimitër Orgocka ishte redaktues dhe këshillues i dramës. Falë tim biri, Miarbi Maksuti, i cili ma premtoj se do ta vendos në skenë dhe e mbajti premtimin me këmbënguljen dhe guximin e tij drama u shfaq.

Ngjarja është pjesërisht një autobiografi, për të nxjerrë në dukje mbajtjen e premtimit që unë i dhashë Nënës time për të mbaruar studimet e larta. Dhe për të vënë në dukje që Nëna e njeh mirë fëmijën e vet, beson tek dhuntitë, prirjet e tij,parashikon si do jetë fëmija, është ajo që e ndjek hap pas hapi qoftë edhe kur jeton në Qiell.

Prishtina Press: Cilat janë disa nga shfaqet që keni realizuar kohët e fundit?

Alketa Maksuti Beqari: Kam shkruar tre skenare. Shfaqa e parë që kam realizuar është drama “Premtimi”, 2014- 2015. Komedia me titull “9.4” e shkruar në shtator – tetor 2016, e cila filloj si projekt, por për arsye financimi nuk u realizua. Si dhe drama “Dashuria e verbër” e shkruar së fundmi me dëshirën për ta nisur si projekt.

Liria ime dhe shpirti im në një ditë të nxehtë gushti, Tiranë 2017

Prishtina Press: Cilat janë disa nga arritjet tuaja deri tani?

Alketa Maksuti Beqari: Titujt profesional janë proçes që i shërbejnë karrierës dhe kontribut ndaj shoqërisë dhe unë i kam qëllim deri sa të largohem nga kjo jetë. Arritjet kanë kulminacione sipas kohës që i kërkon. Diplomimi në fizikë është arritje, sepse mbajta fjalën ndaj Nënës. Arritje për mua është kur shoh sot ish nxënësit e mi që kanë mbaruar studimet e larta dhe kontribuojnë në fusha të ndryshme të jetës me dijen e tyre. Krenohem për ta.

Arritje është çdo ditë e të qënit Nënë. Sa herë lind dita them: Edhe sot jam me fëmijët e mi. Është bukur të shoh buzëqeshjet e tyre, por edhe kur bërtasin për të plotësuar unin e tyre, është më bukur. Të respektosh, të duash, të japësh mirësinë, të ndash mendimin, të ndash ndjenjën, emocionin me miq real dhe virtual është arritje.

Arritje e cila tashmë po kurrorëzohet edhe me Emisionin tim në Radio Liria me qëndër në Austri, të mundësuar nga i nderuari, Z. Haxhi Muhaxheri.

Prishtina Press: Cila është drama apo skenari i rradhës?

Alketa Maksuti Beqari: Kam përfunduar skenarin e dramës “Dashuri e verbër” me dy personazhe, të cilën kam dëshirë ta shoh të shfaqur në skenat e teatrove në Shqipëri, Kosovë.

Prishtina Press: Një përmbledhje për këtë dramë, cila do ishte? Cilët janë personazhet kryesore?

Alketa Maksuti Beqari: Drama jep mesazhin e njeriut filantrop, të dashurisë për dijen, familjen, mes çiftit, njerëzimit, jetës. Pol është një student për letërsi dëshiron të bëhet shkrimtar me emër që të shkruaj jetën e dy prindërve të tij. Për arsye të vështirësive ekonomike detyrohet të gjej shtëpi që nuk banojnë njerëz, kështu kursen edhe shpenzimet e tij. Me të ardhurat që merr nga puna ndihmon prindërit e tij, babain që e rriti, tashmë i sëmurë dhe nëna që i shërben.

Këtu nis historia, në shtëpinë që Pol mendonte se ishte pa banorë ndodhet Xhuzepe, i cili ka vendosur të ngujohet dhe të vdes, pavarsisht se jeta e tij si inxhinier urash, me tituj dhe famë, me pasuri të trashëguar në breza, i mbetur në vetmi, pa familje, i duket pa kuptim të jetojë më.

Jeta e Pol dhe Xhuzepes ndryshon nga ky moment takimi.

Moment nga Shfaqja e dramës “ Premtimi”, im bir në rolin e babait me dy fëmijët e tij. Momenti kur kthehet në familje (2

Moment nga Shfaqja e dramës “ Premtimi”, aktori kryesor Miarbi Maksuti, rolin e babait me dy fëmijët e tij. Momenti kur kthehet në familje

Prishtina Press: Cilat janë dinamikat mes Polit dhe Xhuzepes në dramën “Dashuri e Verbër”?

Alketa Maksuti Beqari: Dy personazhet kryesor janë Pol dhe Xhuzepe. Dinamika e dy personazheve zhvillohet duke ndihmuar njëri – tjetrin, Pol fal shpirtit filantrop të Xhuzepes gëzon një pjesë të pasurisë së tij dhe shkollimin e ka më të lehtë, ndërsa Xhuzepe fiton jetën, të cilën e gjen tek përkushtimi ndaj Pol, ai është tashmë fëmija që ai do donte të kishte.  

Prishtina Press: Si e keni menduar përzgjedhjen e aktorëve? Cilët aktorë do marrin pjesë dhe pse kjo përzgjedhje?

Alketa Maksuti Beqari: Dëshira ime është që rolin e Xhuzepes ta shoh të realizuar nga një aktor profesionist nga Shqipëria, por më tepër do doja nga Kosova dhe rolin e Pol e shoh në Xhustin Kristian. Përzgjedhjen e dua të tillë për të dhënë mundësinë e marrjes së eksperiencës nga dy breza si vet qëllimi i dramës është. Dashuria, mirësia është marrje dhe dhënie, ky raport eshtë i barabartë mes brezash, kështu është edhe në art dhe realitet. Arti i shërben realitetit dhe anasjelltas.

Prishtina Press: Çfarë e bën një dramë, një produksion teatral të mirë, sipas mendimit tuaj?

Alketa Maksuti Beqari: Produksionin e bën të mirë qëllimi që ka. Suksesin e garantojnë elementët në harmoni: Tema që trajtohet, aktorët që i japin frymën, sponsorat që i zgjerojnë mushkrinë për ta fuqizuar frymëmarrjen e dramës, produksionin.

Prishtina Press: Çfarë ju nevojitet për realizimin e këtij projekti artistik?

Alketa Maksuti Beqari: Sponsorat, mbështetja financiare, sepse është hapi që më pas më çon tek aktorët dhe gjithë stafin për ta realizuar projektin. 

Prishtina Press: Si e vlerësoni ju teatrin sot? Çfarë roli luan arti dhe teatri në shoqëri?

Alketa Maksuti Beqari: Teatri është themeli i kulturës, edukimit që përcillet nga brezi në brez, sepse mesazhi merret direkt me emocion të drejtëpërdrejtë. Ka forcë sa dhe kur del nga dera e teatrit si spektator mbetesh ende aty në magjinë e skenës, me personazhet që të shfaqen në sy. Është fushë magnetike. Unë jam brezi që jam rritur në kohën kur Teatri, Aktori kishin vëmendjen maksimale. Të takoj aktorët e mi të preferuar, emra që janë ikona për mua, është bekim.

Momente si punoj dhe shkruaj qoftë në krijmtari, qoftë në shkencat ekzakte. Pronarët e këtij lokali i falenderoj, sepse kohëzgjatjet e mia aty nuk I besdisën asnjëherë

Alketa Maksuti Beqari, në momente pune dhe shkrimi tek lokali Mahiki, në Tiranë

Prishtina Press: Këshilla juaj për aktorët kur përgatiten për një shfaqe, si ta përvetësojë rolin dhe si ta bëjnë për vete publikun?

Alketa Maksuti Beqari: Kur u vendos drama “Premtimi” në skenë, puna me aktorët është një eksperiencë e bukur. Të gjithëve iu shpjegoja rolin që kishin, i futja në përjetimet reale të miat. Ndjesitë, emocionet që kisha kaluar. Iu përshkruaja sa të rëndësishëm janë në jetën reale personazhet e mi. Shpesh më mbusheshin sytë me lot, sepse iu përmenda më sipër është pjesërisht autobiografik. Këshilla ime: Nëse nuk e analizon personazhin, të hysh nën lëkurën e tij, si unë vet hyj kur i shkruaj, interpretimi do të jetë i vakët, pa ngjyrë, pa dritë shpirti.

Prishtina Press: Si mund të rritet bashkëpunimi midis autorit, regjisorit dhe teatrit?

Alketa Maksuti Beqari: Është trekëndësh barabrinjës që skenës i japin forcë, fuqi sa ta elektrizojnë maksimalisht.

Prishtina Press: Na tregoni më shumë rreth vetes, çfarë pasionesh keni në jetë?

Alketa Maksuti Beqari: Dua Natyrën, librat, muzikën, të eci, të udhëtoj më pëlqen shumë. T’i bie botës qark e kam ëndërr. I adhuroj shëtitjet me biçiklet. I dua kafshët. Të zgjidh ushtrime është argëtim për mua. Nuk mbaj çantë si gratë mbajnë, por çantë shpine, sepse nuk rri dot pa libra dhe fletë shënimesh, sigurisht dhe stilolapsa.

Jap dashuri, është themeli i çdo sekonde të jetës time. Jam nënë e dy fëmijëve, Miarbi dhe Xhorxhina, 26 dhe 21 vjeç. Meqë jam këtu tek fëmijët, dua t’ju them: Faleminderit bijtë e mi, Miarbi dhe Xhorxhina që më keni duruar me “tekat e mia” për shkollim në një kohë që duhej unë t’ju ndiqja juve me shkollim. Dhe iu duhet akoma të më duroni. Do jem e lumtur, kur ju të ndjeheni të realizuar në jetën tuaj. Atëhere do tërhiqem në strehëzën time, studio dhe do merrem qetësisht me librat e shkrimet. Faleminderit Miarbi, Xhorxhina!

Cilët persona kanë ndikuar më shumë në jetë dhe të kanë dhënë kurajo të ecësh përpara në fushën tuaj?

Alketa Maksuti Beqari: Formësimi im është me rrënjët, genet e dy prindërve të mi. Në familje dhe familjet e mëdha nga ana e babit dhe mamit, libri është i shenjtë. Njerëzit që ndikuan fuqishëm në dijen time, më nxitën të vazhdoj arsimimin tim, të lexoj, shkruaj, të cilët dua t’i përmend me emra janë veç familjes dal prej saj, mikesha ime e zemrës, Nikoleta Stiko, nëna e saj Antigoni, familja e Nikoletës, Profesor Bujar Vila, mësuesi im i fizikës, të cilët më dhanë kurajon që unë të nisja studimet në 2005, kohë kur fëmijët e mi ishin në moshë 15 vjeç Miarbi dhe 10 vjeç Xhorxhina.

Maria Dede, zysha si i them unë, e cila së bashku me gjithë stafin e Pedagogëve të fizikës, por nismëtare ishte zysha mundësuan nga ana financiare Masterin Shkencor në fizikë, sepse vlerësuan faktin që isha nënë, dashurinë time për fizikën, mesataren e lartë të ciklit tre vjeçar bachelor. Nga të gjithë Pedagogët kam marr respektin, mirësinë dhe vazhdoj ta marr akoma sa herë trokas tek dera e Fakultetit, në veçanti Zysh Elisabeta Koçi

Gjithëçka shkruaja e kam ndarë së pari me Nikoletën, kolegët e mi të punës, kur isha mësuese, më pas me fëmijët, miqtë më të ngushtë. Çdo njeri që ka qënë pjesë e jetës time qoftë edhe një sekondë, janë 46 vite, jo pak dhe çdo libër i të gjitha fushave që kam lexuar e studiuar kanë ndikuar dhe lënë gjurmën në formimin tim. Janë universi ku unë kam ecur me të gjitha ligjet e tij. Ju jam mirënjohëse dhe ju them faleminderit.

Drama “ Premtimi” , pas shfaqjes në Teatri Kombëtar, Tiranë

Drama “ Premtimi” , pas shfaqjes në Teatri Kombëtar, Tiranë

Prishtina Press: Çfarë talente të tjera keni? Me çfarë tjetër merreni?

Alketa Maksuti Beqari: Dhuntia për mësimdhënie. Është Art, sepse e dua dijen dhe është mision për mua ta shpërndash dijen. Mësuesit dhe pedagogët e mi janë idhujt e mi. Mirënjohja ime ndaj tyre është pa kufi.

Kam shkrime në publiçistikë, tregime, poezi. Të publikuara online, por jo me botime të shtypura në libra.

Radio një ëndërr e prekshme tani. Qysh fëmijë më magjepste zëri. Kur bëja punët e shtëpisë, qëndisja, punoja me grep apo shtija emisionet në radio më shoqëronin, zëri i folësit ishte familjarizuar me mua. Deri natën vonë, kur zgjidhja ushtrimet në lëndët e shkencave ekzakte më ndihmonte të mendoja muzika në radio. U zgjata pak për t’i dhënë rëndësinë që ka Radio, forcën që ka fjala e artikuluar nga tingujt e dalë nga zëri. Falë Kryeredaktorit të Radio Liria, të nderuarit Z. Haxhi Muhaxheri, i cili e miratoi platformën e emisionit tim, madje më ka përkrahur dhe mirëkuptuar për vështirësitë e mia për lidhjet direkte, unë realizova ëndrrën time në Radio.

Prishtina Press: Çfarë projektesh keni për të ardhmen? Çfarë mund të presim nga ju për vitin 2017?

Alketa Maksuti Beqari: Projektet e mia për të ardhmen, të le shkrimet e mia të botuara qoftë artistike, qoftë shkencore. Titujt profesionalë të një pas njëshëm do t’i realizoj, deri në 2020 them se titullin doktor do ta marr. Pastaj të tjerët sepse kam kohë, jam ende shumë e re, haha.

Në 2017 dua të përfundoj romanin “Al”, të cilin po e ripunoj. E kam shkruar para shtatë vitesh dhe tani e shoh me sy tjetër. Një punim shkencor që nuk dua ta bëj publik për momentin. Dhe dramën “Dashuri e verbër”, kam shumë dëshirë ta realizoj me ndihmën dhe përkrahjen e sponcorëve.

Momente para fillimit të Emisionit “ Bërthamë”, me aktorin dhe regjisorin Xhustin Kristian

Momente para fillimit të Emisionit “ Bërthamë”, Radio Liria me aktorin dhe regjisorin Xhustin Kristian

Çaste nga puna në tavolinë për komedinë “ 9.4”, e cila nuk arriti të shfaqej në skenë

Çaste nga puna në tavolinë për komedinë “ 9.4”, me skenar nga Alketa Maksuti Beqari

Prishtin, Kosovë. Qershor 2016. Takim me Drejtorin e Përgjithshëm mbi Energjinë e Ripërtëritshme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Z. Nezir Myrtaj i mundësuar nga Z. Nuradin

Prishtinë, Kosovë. Qershor 2016. Takim me Drejtorin e Përgjithshëm mbi Energjinë e Ripërtëritshme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Z. Nezir Myrtaj i mundësuar nga Z. Nuradin

Në Istog, Kosovë. Fillim mëngjesi. E ftuar në Aktiviteti për Gjuhën Shqipe Standarte, Qershor 2016 nga organizatori I Klubit Letrar Podguri, Z. Nuradin Imeraj

Në Istog, Kosovë. Fillim mëngjesi. E ftuar në Aktiviteti për Gjuhën Shqipe Standarte, Qershor 2016 nga organizatori i Klubit Letrar Podguri, Z. Nuradin Imeraj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s