Etruskët flisnin shqip

Po, po, etruskët flisnin shqip. Nëse ne themi se etruskët flisnin shqip do të përjetonim përvojën e Nermine  Vora – Fallaskit në Prishtinë (Të gjithë seminaristët ligjërimin e zonjës Nermine  e përcollën me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse prej saj dëgjuan informata të reja nga qytetërimet e lashta të të parëve tanë: pellazgëve-ilirëve-etruskëve. Bashkëshorti i Nerminës, zotëri Renzo, e incizonte me kamerë ligjërimin e saj (17.VIII.1987). Mirëpo, fatkeqësisht, këtë atmosferë të këndshme e prishi Idriz Ajeti me asistentin e vet, Rexhep Ismailin, dhe Exhhlane Dobruna- Salihu). Por, nuk do të ndalëm së shkruari dhe vërtetuari që etruskët flisnin shqip.

1

Etruscan frieze; in the National Archaeological Museum, Siena, Italy. ( Të gjithë me plisa fxh )

“Unë nuk e dija që ishte polemika aq e madhe për rolin e madh të gjuhës shqipe për ndriçimin e gjuhës etruske dhe që kishte aq shumë spjegime të qarta për këtë – shkruan Zacharie Mayani në në librin e tij “ Les etrusques commancent a paraler “ Paris 1961”. Por si duket vullneti nuk ishte që të zbardhet e vërteta që vetëm nëpërmjet të shqipes i epet dritë etruskishtes së “humbur” që nga fillimi i Perandorisë së Romes. Sa ka “kundërshtar ndër ne (ne vetëm nga principi i caktuar antivetvete)  ka, po aq edhe ndër të huajt. Interesant, nuk e duan të vërtetën dhe “ studimet për shpjegimin e etruskishtes u harruan “ -thotë Mayani.

Duhet t`i falënderojmë Zacharie  Mayanit i cili thotë : “ unë nuk e dija që zëri i së vërtetës më thërret dhe se unë do të vazhdoja punën e atyre të cilët për një arsye ose tjetër kishin ndaluar “.

1

Statue of a young woman, terra-cotta, Etruscan, late 4th–early 3rd century BCE; Photograph by AlkaliSoaps. The Metropolitan Museum of Art, New York City, Rogers Fund, 1916 (16.141)

Më 1887, Moratti theksonte se etruskët, mesapët dhe shqiptarët janë nga e njëjta origjinë. Më 1889 E . Scheider  shkruante që etruskishtja mund të lexohet vetëm me anën e shqipes së vjetër. Me 1906 , Thorpi , studiues danez i kishte disa të dhëna që e konfirmoni  etruskishten – shqipe.

Paralelisht Mayani ishte ngarkuar që të spjegon lidhshmërinë jo vetëm të gjuhës etruske me atë shqipen ,por edhe lidhshmërinë e ilirishtes dhe shqipes në një anë por edhe  njëllojshmërinë e gjuhës ilirishte me disa gjuhë të ashtuquajtura italike. ( Gjuhet “ italike“, herën tjetër fxh ).

Ribezzo, në “A che punto siamo con la interpretazione dell`o etrusco“ (1953) shkruante drejt sepse e njihte mirë harmoninë onomastike në mes të gjuhëve venete-japige-ilire dhe shqipes.

Trombeti thoshte me bindje që: “raca ilire shtrihej për së gjati e së gjëri gadishullit Apenin. që nga tokat Venete e gjer në Pulia dhe Kalabri.
Studjuesi Lattes  e pranonte që sa i përket se gjatë studimeve të tij nuk kishte hasur asnjë kundërshti në mes origjinës së ilirëve dhe “popujve italik” ( Studi Etruschi 1942 ).
Më në fund edhe Devoto  e vlerësonte që banorët e Piceniumit ( “Kush ishte Piceniumi?“ , së shpejti fxh),  Etruskët, Liburnët  (me të madhe) ishin të familjes së madhe Ilire.

Joshua Whtmough në “The Foundation of Roman Italy “ e spjegon shumë bukur lidhjen etruske,  të popujve “ italik “ dhe ilirishtes.

1

Etruskët flisnin shqip , e flisnin shqipen e kohës . Ju kujtohet më lartë e shkrova që Edouard Shneider thoshte që gjuha etruske lexohet vetëm me shqipen e vjetër ; shikoni në këta rreshta të librit të Zacharie Mayanit “ Çelësi i fjalës e asaj enigme ishte e kryera e foljes ilirishte ,pra etruske dhe shqipe :shoh -pava. Pra në shqip prapashtesa -va është e kryera e shumë foljeve  , blej -bleva, shoh -pava, laj -lava, qaj -qava.

1

Miq të lashtësisë së kombit tonë, e vërteta është në duart tona. Të vërtetës duhet që t`ia japim edhe krahët që ajo të fluturojë rreth e  për rreth globit.

Fahri Xharra,16.09.17
Gjakovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s