“Antisemitizmi” i Rahovecit

“Kandidati i VV-së, Visar Korenica, pos që është themelues i një organizate fetare në Rahovec, ai shpreh lirshëm urrejtjen që e ka ndaj popullit izraelit, kështu duke kërkuar që shteti i Izraelit të zhduket nga faqja e dheut” (shkruan shtypi ) dhe ne si komb, si shtet i ri, si një paçavër historike bëjmë sehir . Mallkim historik!

Antisemitizmi i Rahovecit – është për të qarë e vajtuar me zë, për  Visarin e LVV  për kandidat për kryetar komune.  Të parët tanë thoshin “mos u bofsh me të kajt Rahoveci !”; ata e mendonin ndryshe, por e vërteta është  “mos u bofsh me të ndjell` keq Rahoveci! “
Shikoni, në vitin `81 demonstratat e studentëve filluan nga një i  “pa kënaqur me  ushqimin” e mensës së tyre dhe pastaj ec e ndale , shkoi aq larg sa askush nuk ia dinte fundin.

E mendoni ju, së pari të LVV se çka flet kandidati i përzgjedhur i juaji? E dini që ai i përgatitë Serbisë një material antikosovar për propagandën e saj ndërkombëtare kundër nesh?  Ne nuk jemi antisemit, këtë e di bota  e edhe Izraeli; ne e kemi vendin e nderit tek ata. Ata nuk zbresin aq poshtë sa të krijojnë një bindje të re për ne nga fjalët e një askushi; ata, pra Izraeli e tregoi veten në vitin 1999. Po, ne ku po mbesim?

Ne  sot ku po mbesim? Mua nuk m` është mërzitur Pavarësie Kosovës e dhënë nga ata . Unë e dua Kosovën ashtu të madhe, çlirimdashëse dhe aspak anti-Semite!

Po Visari i “ madh”  çka mendon për këtë rast. Po Glauku, a e ka në plan të thërret Kim Mehmetin për ndonjë libër të ri që se bashku ta bëjnë promovimin në Prishtinë? Po Molliqaj, pse hesht, pse fshehët.

Jeni të vetëdijshëm se çka po doni të na krijoni? Keni luajtur mëndësh , apo si është puna me ju? E dini, (dhe qëllim jeni duke punuar për) e dini se ku është sot simpatia e botës për ne si shqiptar, apo për ne si Kosovë ? Xero !

Keni dëgjuar për antisemitizmin? E vërtetë që nuk i jepni rëndësi fjalëve të  Rahovecit, por mund të jenë shumë dramatike për ne.

Nuk e di se kush është tutori i Visarit nga Rahoveci, porse në një gjë jam i sigurt që ai nuk është të nevojshëm për ne si shqiptar të Kosovës e as për shqiptarinë në përgjithësi.

Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, prandaj kjo ishte vetëvendosja më e madhe e Amerikës, Europës  dhe Izraelit dhe vetë deshira dhe vetëvendosja e shqiptarëve të Kosovës. Prandaj nuk kemi nevojë për Lëvizje të re  “anti-semite ” e cila do na sjellte shumë dëm , sa  as që mundemi të paramendojmë.

Kujdes, fillon me Rahovecin por nuk i dihet fundi, lëvizjet për shkatërrimin e Kosovës janë shumë aktive.

Fahri  Xharra, 18.09.17
Gjakovë

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s