Me ju si përfaqësues të mërgatës shqiptare në Suedi, lirisht mund të themi se historia e shqiptarëve do të jet ende më e ndritshme

Nga Ali Asllani, recensë

Nuk është e lehtë, dhe aspak e thjeshtë, të marrësh përgjegjësi ta shkruash një libër sa do i thjeshtë dhe i lehtë qoftë ai për lexuesin. Poashtu aspak nuk është e lehtë, ta sprovosh dhe sfidosh veten për të shkruar, jo vetëm një libër por kaq shumë sosh, e me vlera kaq të mëdha. Do thoja vlera të përmasave enciklopedike kombëtare.

E sidomos për mua, të marrë përgjegjësinë dhe dhe kurajon ta shkruaj kët FJALË RASTI, vërtetë ishte një SFIDË shumë e madhe dhe e rëndë!?

Po si mund të jetë e thjeshtë mbledhja e gjithë këtyre pafund faqeve nëpër tërë këto vëllime nga 1 gjërë në 8. Vërtetë është punë që meriton lëvdatë të madhe. Punë që na bën të gjithëve këtu të jemi krenarë dhe me faqe të bardhë.

Ju falenderojë për punën dhe angazhimin tuaj o miq të mirë, ju falenderojë o njerëz të  KOMBIT!

Punë e vështirë, nëpër ditë, javë, muaj e vite pa ndalim. Një rrëmim e gjurmim ditë e natë, ashtu sikur minatorët gërmojnë nëpër galeri të thella të minierave të ndryshme për të gjetur ndonjë THESARË. Ishte sprovë e mundimshme, ishte dhe është akoma SFIDË që më në fund rezultojë me daljen e gjithë këtyre THESARËVE KOMBËTARË, që jo vetëm për mua, besojë edhe për gjithë shqiptarët paraqesin një ENCIKLOPEDI kombëtare të kohëve të fundit.

Miq të artit dhe të kulturës,

vëllezër e motra të gjakut dhe kombit tim,

miq të kësaj ndodhie letrare,

miq të këtij akti promovues,

Më është dashur të mbledh kurajo, për ta marrur përgjegjësinë, për ti gjetur fjalët e duhura dhe të qëlluara mirë, për ta bërë vlerësimin shprehur MIRËNJOHJE për kët punë kaq të madhe. Por kur dikush e ka mik HYSEN IBRAHIMIN, kur dikush e ka mik IDRIZ GASHIN, kur dikush ka kaq shumë miq të mirë, nuk ka si të dalë ndryshe pos GUXIMTARË!

Ju falenderojë që më nxitët, ju falenderojë që më ndihmuat, ju falenderojë që më dhatë KURAJON për ta marrur përgjegjësinë karshi këtyre THESARËVE KOMBËTARË!

Shoqata e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptarë “Papa Klementi XI – Albani”, në Suedi, ka bërë dhe po bënë një punë të madhe në afirmimin e vlerave letrare dhe historike,  gjithësesi edhe KOMBËTARE. Kjo punë e tyre këmbngulëse dhe e qendrueshme, do ta mbajë mërgatën shqiptare të ec vertikalisht, kudo që ndodhen ata nëpër botë. Është punë që duhet t’u marrin lakmi edhe akademitë tona, si në Kosovë poashtu edhe në MËMËN Shqipëri!

Të jeshë pjesë e një strukture letraro-historike e një autoriteti në një shtet të huaj, kjo flet dhe tregon mjaftë.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI – Albani” në Suedi, përmes këtyre Thesarëve, të cilët unë e kam shumë të vështirë t’i ndajë cili është më i miri prej tyre, ka bërë ripërtëritjen shpirtërore  dhe morale të shqiptarëve, jo vetëm në Suedi, por edhe në të gjitha trevat tona shqiptare.

Ju FALEMNDEROJË o njerëz të qëndrueshëm, ju falemnderojë o njerëz të mirë, që e keni bërë krenarë kombin tuaj!

Duke naviguar nëpër këto thesare, gjejmë emra të shumtë, gjejmë njerëz të vyeshëm dhe të autoritetshëm, qoftë nga pala shqiptare qoftë edhe nga të huajt. Të gjithë këta, bashk dhanë ndihmesën e tyre për ti begatuar këto thesare, me vlera të qëndrueshme ideo-artistike, letraro-historike dhe PËRMBAJTËSORE.

Zonja dhe zotërinj, është një fjalë e urtë popullore, “Më thuaj me kë rri, e unë ta them kush je ti”. Ne tani po e dimë fare mirë porosinë e kësaj fjale të urtë, apo jo miq!

Më lejoni t’ju përgëzojë për punën tuaj së bashku me miq të huaj dhe shqiptarë, që i keni krijuar me kulturën, edukatën dhe sjelljen e juaj. Jeni AMBASADORË të vërtetë të kombit tonë. Me ju si përfaqsues të mërgatës shqiptare në Suedi, lirishtë mund të them se, historia e shqiptarëve në të ardhmen do të jetë ende më e ndritshme. Jeni me vlera të shumta të cilat ju bëjnë të tillë siç ju duam.

Ju falemnderojë që jeni bashk me ne sot! Qofshi të bekuar me gjithë të mirat e kësaj jete.

E dij, e dij se asnjëherë nuk mund të gjejmë të gjitha fjalët e duhura dhe të mençura për ti shkruar të cilat ju i meritoni. Por unë, edhe po të kemë ndonjë fjalë më tepër, nuk kam ku ta vëj në këto thesare, të stërmbushura me gjithë këto MIRËSI dhe vlera.

Ju përgëzoj për ndërgjegjen TUAJ kombëtare, për misionin e madh që ia keni ngarkuar vetes, për të mirën e kombit.

Presim, që edhe në të ardhmen të na sjellni THESARË të rinj, me vlera të qëndrueshme!

Në fund fare, më lejoni ti falenderojë të gjitha strukturat gjegjëse shtetërore të Suedisë, të cilat kanë bërë të mundshme të ndodhin të gjitha këto thesare kombëtare shqiptare!

Zoti e ruajtë KOMBIN Suedezë

Zoti e ruajtë Kombin Shqiptarë, dhe gjithë NJERËZIT e mirë në Planetën tonë të BUKUR!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s