E ndrojtura

Nga: Alketa Maksuti Beqari

Ditën që u njohëm bashkë nuk do e harroj. Zakonisht njerëzit nuk harrojnë dashurinë e parë, kurse unë nuk harroj ditën e parë që ishim të dy.

Kisha kohë pa qënë në krahët e një burri, pa marr ngrohtësinë, pa bërë seks, uhhhh e thashë më në fund.

Sa e vështirë është për ne femrat të them fjalën seks. Mbytemi në djersë nga sikleti. Edhe tani që e shkruaj si fjalë sa vështirë e kam.

Ja kështu, ishte dita e parë me ty.

E ndrojtur, shumë e ndrojtur.

Do ishte më mirë të mos e kujtoja atë ditë, por jo dua ta kujtoj se përballem me ndrojtjen time. E kisha të vështirë të zhvishesha para teje.

Sa kisha dëshirë të më përqafoje, të ndjeja që isha duke u përkëdhelur prej teje, aq edhe ndrojtje ndjeja.

Më kujtohet shumë mirë sa ngathtësisht gishtat e mi preknin trupin tënd, sa të ndjeshëm, emocionues ishin ato, gishta, aq edhe vijëzat e mollzave frenonin impulset e mia.

Sa kohë ke pa bërë dashuri? – më pyete.

Unë heshta se kisha po aq ndrojtje të të jepja përgjigje. Ula kokën, më tepër për të mbuluar lakuriqësinë time, e sa e sa më tepër nuk doja të të jepja përgjigje.

Ah, kjo, ndrojtja! Ky turpi!

Eja, pranë meje- më the. – Do rrish e ulur aty, apo do vish këtu, në shtrat?

Uhhh, as kokën nuk guxoja ta ngrija. Doja të mbuloja trupin tim me flokët e mia. Të shuaja dritat, dhe të rrija nën atë errësirë. Të dëgjoja frymëmarrjen tënde. Kaq.

Ç’ do bësh? Akoma aty do rrish? – dëgjova zërin tënd të hynte tek pjesa e veshit të pambuluar nga flokët.

Të paktën, më kthe një përgjigje. Pse kaq e ndrojtur? – dëgjoja zërin e tij.

Guxo, guxo! – po i flisja vetes. – Një hap larg je nga krevati.

Heshtje.

Disa minuta apo kaluan dhjetë, apo kaluan pesëmbëdhjetë, nuk më kujtohet. Por nuk harroj çastin kur lëkura ime ndjeu lëkurën tënde. U elektrizova.

Mora kuvertën që ishte përfund këmbëve tona dhe u mbulova.

Ke ftohtë? – më pyete.

Po – pohova e zëri nga i ndrojtur mori tone emocionues.

Krahët tënd më mbështollën, madhësia e trupit tënd më mbuloj të gjithën, e u struka në ajo ngrohtësi. Sa ngrohtësi!

Do bëjmë dashuri apo jo? – më pyete me të qeshur.

Unë heshtja.

Doja ta hidhja tej atë ndrojtje, të ndjehesha e lirë. Ah, kjo ndrojtje, ky turp!

Mirë, atëhere, rrimë kështu, po të mbaj përqafuar. Flemë. – foli ai ngadalë dhe duke më përkëdhelur kurrizin.

Instiktivisht trupi im u ngjesh edhe më shumë tek trupi i tij. Neuronet po i ktheheshin ndjesive të harruara. Nisa ta ledhatoja edhe unë. I putha buzët, më pas puthjet e mia po zhvendoseshin dalngadalë, ashtu si dhe duart e mija.

Nisa të ndjej nxehtësinë e trupit të tij. Fryma po thellohej më shumë.

Pa kuptuar isha mbi trupin e tij. Për herë të parë ngrita kokën e sytë e mi panë sytë e tij.

Pse ndalove? – më pyeti – çfarë ke?

Kalova direkt në krah të tij.

Heshta.

Më përqafoj.

Hapi celularin dhe vendosi muzikë.

Tingujt e saj ritmik u ngritën mbi ajrin e dhomës. Mëngjesi zbardhi. Nga dritarja munda të shihja zbehjen e yjeve.

Kisha vendosur kokën tek zemra e tij e dëgjoja muzikën.

Ashtu si ishim natyrshëm shkëmbyem shikimet.

Sytë pasqyronin dëshirën.

E putha në buzë.

Ai dëgjonte muzikën duke e shoqëruar këngëtarin.

Gishtat e mi mbi trupin e tij po lëviznin nën ritëm.

Dhjetë minuta.

La celularin dhe nisi të më puthte ëmbëlsisht.

Lere trupin e lirë – më tha – gjithëçka do të jetë e bukur.

Mbylla sytë. Trupin e lashë të lirë nën trupin e tij.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s