Nderim, respekt dhe mirënjohje, për Dr. Korab Shehun

Nga: Hysë Hasa

Filadelfia-Amerikë

1.

Vlerat e tyre të çmara, të intelektualëve të mjekësisë shqiptare, si Dr. Korab Shehu, nuk vdesin kurrë. Ata mund të ndahen fizikisht nga kjo jetë, por vepra dhe meritat e tyre mbeten te paharruara. Sepse ato mbahen gjallë gjithmonë, në mendjen e zemrën e të gjithë atyre, me të cilët është rritur,shkolluar e ka punuar. Sidomos, i gjallë ka mbetur ai në kujtesën e familjarëve e vëllezërisë së tij, miqëve, kolegëve e dashamirëve të shumtë. Por Dr.Korabi nuk harrohet asnjëherë as nga të gjithë ata pacientë të panumërt, Ai  ishte një nga intelektualët me vlera të Canajve, në zonën e Bicajve të Kukësit, Hasit e Malësisë së Gjakovës (Tropojë) dhe më gjerë.

Përmes këtij shkrimi modest, mendova te sjell në kujtesën   e lexuesit pak grimca jete, nga portreti e veprimtaria e këtij burri të nderuar e të paharruar, bicjan e kukësjan, Dr.Korab Shehu.

U lind më 12 maj 1938, në fshatin Canaj-Bicaj të Kukësit ,nga një trung familjar i dalluar për ndihmesa të veçanta atdhetarie.Në të gjitha periudhat historike, të parët e tij kanë luftuar me pushkë në dorë, kundër çdo pushtuesi, deri në çlirimin e plotë të Atdheut.Ata i kanë dhënë lirisë e demokracisë,  dëshmorin e paharruar, komandantin e kompanisë
partizane, Vehbi Shehun,si dhe disa kuadro partizane, si: Jonuzin, oficer i shtabit të Brigadës:Abedinin, komisar i Brigadës së 24-të S; Nesimin,Abazin,Selimin, Hysniun,Ismailin e shumë partizanë tjerë. Ata luftuan vetë, me guxim e trimëri të pashoqe dhe drejtuan luftimet kundër armiqëve pushtues, deri në çlirimin e plotë të Atdheut. Nga ajo familje janë një numër i konsideruahëm kuadrosh me arsim të lartë, në fusha të ndryshme dhe  me emër të mirë, ndërmjet inteligjencies kukësiane e asaj shqiptare, në përgjithësi.

2.

Një nga këta kuadro me emër, të këtij fshati e krahinës, ka qenë edhe Korabi, djali i fundit i babës Jonuz.Korabi. Qysh i vogël, ai tregonte zgjuarësi,shkathtësi e sjellje shembullore. Ëndërronte që të bëhej kuadër i shkolluar dhe më shumë i pëlqente profesoni i mjekut.Shkollat fillore e 7-vjecare i kreu në Bicaj, me përfundime të mira.Më tej, pasi ndoqi dhe kreu me sukses të plotë shkollën e mesme mjekësore, në Tiranë, atij i jepet e drejta të vazhdojë studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit, në kryeqytet. Po kështu, atë e mbaoi me arritje të mira, duke u diplomuar mjek i përgjithshëm, në qershor 1964. Pasi kreu me sukses të plotë edhe zborin ushtarak të kohës, që ishte detyrë për diplomantët, ai u titullua oficer rezervist, në
sektorin e logjistikës.

Detyrën e mjekut e nisi dhe e ushtroi pranë spitalit civil, “Meriman Jakupi”, të qytetit Kukës, në pavionin e gjinokologjisë (në maternitet). Aty  punoi bashkë me mjekun e paharruar Ali Sulejmani.

I vlerësuar lart, në punën e tij të mjekut,pra në shërbim të pacientëve, Dr.Korabin e dërguan dhe mbaroi specializimin në Tiranë, për kirurg gjinikolog,të cilin e kreu me arritje të larta. Kështu, mbas specializimit, Dr.Korab Shehu pati shumë suksese, në operimet e pacientëve,pa asnjë vdekshmëri. Kjo gjë dëshmonte,  se ai kishte aftësi të mira profesionale,përkushtim e ndërgjegje të lartë në detyrë dhe komunikim e sjellje të ngrohtë me njerëzit,duke siguruar një respekt e mirënjohje nga të gjithë  ata.

Dr.Korab Shehu ka patur një kërkesë llogarie dashamirëse e korrekte, ndaj punonjësve
dhe me kolegët e tij.Disa vite, ai ka kryer detyrën e shefit të matenitetit të Kukësit.Ishte ndër mjekët, që siguronte një figurë të gjithanshme, profesionale dhe  të pastër moralo-shoqërore. Pasqyrë e tërë kësaj pune kanë qenë aftësia profesionale,përkushtimi,ndershmëria dhe komunikimi dhe puna korrekte në detyrë, Ai ka qenë si vëlla i dashur,mik e shok i respektuar. Por, mbi të gjitha, ishte bashkëshort e prind shëmbullor. U njoh dhe e lidhi jetën bashkëshortore me mësuesen Hazbije Lencka(Shehu), motra e mjekut të paharruar radiolog, Agron Lencka. Ata sollën në jetë dy djemtë e tyre të dashur,të cilët i rritën, i edukuan dhe u krijuan të gjitha kushtet, që ta kyenin arsimin e lartë. Alberti mori profesionin e të jatit, u diplomua mjek dhe sot punon në spitalin shtetëror të Kukësit.

3.

Mirëpo, jeta ka pabesitë e veta.Në kohën, kur bashkëshortja, mësuesja veterane Hazbija kishte nevojë për shokun e jetës dhe djemtë për këshillat e ngrohtësinë e hijeshinë e babait të tyre,vëllezëria “Shehu”e Bicajve kishte nevojë për vëllain e birin e tij, shoqëria e miqësia e tij për humorin dhe bisedat e këndshme të tij,krejt paparitur, Dr.Korab Shehu ndahet përgjithnjë nga jeta, prej një ataku kardiak, më datën 16 korrik 2002. Por ai la pas vetes kkujtime të pashlyera: mirësinë, shërbimin e ngrohtësinë e një mjeku duarartë e fjalëmbël, dashurinë, respektin dhe mirënjohjen. Të gjithë njerëzit, që e kan njohur dhe kanë ndjerë shërbimin e tij mjekësor,terë jetën do ta kujtojnë me nderim e respekt.

Puna dhe veprimtaria e të paharruarit Dr.Korab Shehu, në shërbim të shëndetit të njerëzve, vazhdimisht është vlerësuar lart nga organet përkatës..Ai është nderuar me disa medalje e mirënjohje dhe dekorata,nga organizmat shtetërore e Presidenti i Republikës. Konkretisht, ai është dekoruar me “Urdhërin e Punës”, të klasit I. Me propozim të kolektivit të maternitetit dhe atyre të spitalit, në Kukës dhe me miratim të
Këshillit Bashkiak të këtij qyteti, në nderim të veprës së çmuar të tij, (pas vdekjejs), iu dha emri Materniteti “Korab Shehu” i Kukësit.

…Ja pra, kur intelektuali len pas vetëm  vepra të mira, në punën e tij jetësore, në shërbim të popullit edhe populli e renditë në histori e pavdekësi. Nisur nga puna e tij 30-vjeçare, në shërbim të popullit kukësian, kirurgun gjinokolog, Dr. Korab Shehu, ai e radhitë atë, si pjesë elitare, të krenarisë  kukësiane e asaj mjekësore.

Në mbyllje të këtyre pak  radhëve, nga Filadelfia e Amerikës, edhe unë shprehi nderimin dhe vlerësimin e lartë, për figurën e paharruar të Dr.Korab Shehut. Me këtë rast, trashëgimtarëve të tij, ju uroj nga zemra: Shëndet të plotë, mbarësi, gëzime e lumturi, vetjake e familjare!

Filadelfia (SHBA), shtator 2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s