Fragmente nga libri “Mozaik Shënimesh”

Prof. Asistent Dr. Nikolin Paloka

Për mësuesin tim shumë të respektuar Astrit Leka

Në vitin e dytë mësimor, në “TeknikuminTregtar” u çel ehe dega e Merceologjisë, me dy profile të veçanta (industriale dhe ushqimore). Me sugjerim edhe të pedagogëve, unë zgjodha degën e Merceologjisë Industriale. Një ditë të bukur shtatori, sipas oarit të mësimeve, hyn në klasë

Regjimi që ai “vetë e solli” dhe për të cilin përballoi shumë vuajtje e sakrifica, duke rrezikuar edhe jetën gjatë luftës (sa e sa herë), në çlirim e ndëshkoi shumë rëndë, kuptohet disa persona inatçorë- meskinë.

Si ka mundësi që “revolucioni të gëlltisë edhe njerëzit e tij”, qofshin edhe bijtë më të mirë e më të devotshëm? Jo, kjo nuk duhet të ndodhte, pa qenë “të infiltruar” në të mjaft “kundërrevolucionarë”|. Ndoshta mjaft nga “kapot” e tij kanë qenë monstra, pseudorevolucionarë, të rrezikshëm, që duke dalë në krye edhe si “rastësisht” gëlltitën, apo më mirë eliminuan sa e sa militantë, idealistë të vërtetë, djem të ndershëm, të drejtë, të zgjuar, kurajozë, trima të papërkulur, jo vetëm para armiqve të huaj, por edhe para intrigave dhe maskarallëqëve të sajuara me cinizëm nga disa maskarenj, intrigantë, mashtrues e cinikë, që dolën të kapardisur (si gjelat mbi pleh) në krye të vendit, duke e katandisur si mos më keq.

 Ata duke eliminuar njerëzit më të shquar (intelektualët e mirëfilltë e të talentuar0, i sollën shumë të këqia “çështjes” (idealit) për të cilin luftuan (partizanët e patriotët trima), por edhe të gjithë popullit shqiptar, kudo që jetonte e militonte. Po të kishin dalë në krye të këtij vendi intelektualë e patriotë si Astrit Leka, Shqipëria jonë e dashur do ishte krejt ndryshe. Ne shqiptarët (vërtet shqiptarët) jo vetëm do të përparonim (përkrah botës) në çdo fushë por edhe do të ishim më bujarë, më të besueshëm, më patriotë, më humanë..dhe më të pasur (pasuritë materiale e shpirtërore i ka të shumta Shqipëria, por për dreq, nuk ka politikanë, sidomos liderë të vërtetë).

A nuk është fatalitet (krim) që të ndëshkohet pa të drejtë, çdo intelektual i shquar, i zgjuar, patriot, demokrat i vërtetë- liridashës siç është edhe profesor Astriti? Kuptohet që po. Ja, pra çfarë bëri diktatura ndaj njerëzve të ndershëm.

Duke patur një mësues-pedagog (mik dhe shok të vërtetë) si profesor Astriti, ke se çfarë të mësosh. Ndaj edhe unë, kur u bëra pedagog, jam munduar ta “kopjoj” apo “imitoj” atë (në mënyrën e mësimdhënies, të sjelljes dhe të komunikimit me kolegët dhe studentët).

Për mua, profesor Astriti (si edhe kolegët e tij) ka qenë “etaloni” i njeriut të përsosur në të gjitha drejtimet..

Shpesh herë. kur takoheshim, bisedonim për tema të ndryshme, sidomos për gjendjen në Shqipëri (në kohën e diktaturës) dhe në Kosovë, të bindur se do të vinin ditë edhe më të mira. Flisnim lirshëm, pa drojë e paragjykime. Kishim krijuar besimin reciprok. Unë përfitoja shumë prej bagazhit të tij sa që ndjehesha si i ndrojtur dhe me një farë inferioriteti. Ai kishte kulturë shumë të gjerë (të gjithanshme). Me sa di unë ka ndjekur studimet në 3 fakultete, me një vullnet e durim të jashtëzakonshëm, për rrethanat e kohës dhe “gjendjes” së tij. Ndaj edhe tani, duke ruajtur respektin më të madh për “Atë”, ndjej një farë ndrojtje për vlerësimin që do t’u bëjë këtyre pak “rreshtave”, që po i shkruaj nga zemra me sinqeritet të plotë, në shenjë kujtimi për ato vite “paradoksesh”.

Ja një takim interesant me të:

Isha në zbor me studentët, në një repart prapavije. Më thanë të furnizohesha me perime tek magazina e Pazarit të Ri. Sapo hyj aty, më bie në sy bardhësia verbuese e gëlqeres së mureve dhe tavanit, pastërtia e dyshemesë që mbante “era ujë”, sistemimi mjeshtëror i çdo malli, freskia e tyre…Dhe ja, në “fund”- para meje “magazinieri”. Një xhentëllmen i vërtetë me kostum të bukur e të hekurosur mirë; me kollare, me këmishë të bardhë “ideale”, me këpucë të llustruara, i krehur dhe i rrojtur “taze”…E pabesueshme! (ku kishte në atë kohë një punonjës kaq të rregullt apo ambiente kaq të pastra e të rregulluara me kaq kujdes!). Zakonisht, në magazinat tona të perimeve ndihej vetëm erë kalbësire.

I habitur, shoh që, para meje, si magazinier shëmbullor, të paraqitet profesor Astriti. U befasova. Si ka mundësi që ky intelektual të jetë katandisur në këtë farë “posti”? Paradoks, por edhe vlerësim për njeriun ideal, që në çdo rrethanë ruan vitutet e tij, të pastërta, siç është ai vetë. Vetëm në atë lloj sistemi, njerëzit e vërtetë, në vend që të drejtojnë dhe të përfaqësojnë shtetin me dinjitet, katandisen në ambiente të tilla! Një njeri i këtij niveli, të paktën duhej të ishte një diplomat karriere (ambasador). Ai do ta nderonte kudo Shqipërinë (në botën e lirë dhe të qytetëruar).

Ai e kuptoi hutinë time, por nuk e “dha” veten. Buzëqeshi, u përqafuam, biseduam pak dhe me durim plotësoi porositë e mia modeste..Ku jemi dhe ku vemi, kush punon dhe kush drejton?!

Dhe të shohësh se kush është drejtori apo përgjegjësi i tij- të rrëqethet trupi. Si ka mundësi? Pse gjithë ky mllef, cinizëm..apo thjesht zili dhe urrejtje për këta njeërz të zgjuar, të shquar dhe të nderuar nga shoqëria, që regjimi i denigroi, si pa të keq? Dhe ja që “bota” dhe demokracia e vërtetë bën që këta “njerëz” të dalin në “dritë të diellit”, të vihen në “piedestalin” e duhur…dhe së fundi, të arrijnë që të përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në botëne  lirë.

Profesor Astriti, duke qenë një atdhedashës i vërtetë, vazhdon të luftojë, të ndeshet…për nderin dhe afirmimin e Shqipërisë, atje ku punon e jeton, për lavdinë e saj, pa e kuptuar se edhe ai vetë është po kaq i nderuar.. Vetë fakti që ai punon me ngulm, si pishtar i lirisë dhe i demokracisë, si veteran e patriot i shquar, si përfaqësues dinjitoz- permanent i Shqipërisë në botën e qytetëruar (i përqafuar dhe i respektuar nga burra shteti- presidentë, kryeministra etj) për të paraqitur imazhin e saj të vërtetë, të mirë, të qytetëruar e shkolluar, tregon më së miri se profesor Astriti ka merita të veçanta si intelektual i shquar, patriot…

Vetëm një i tillë  mund të arrinte që në zemër të Zvicrës (Gjenevë) të ngrinte bustin e heroit tonë kombëtar- legjendar, Gjergj Kastriotit, Skëndërbeu.

Me këtë akt të madh patriotik profesor Astriti i ka bërë  nder jo vetëm Shqipërisë e popullit shqiptar (kudo në botë), por edhe vetes, familjes së tij shumë të nderuar e të qytetëruar. Ai me këtë i ka ngritur një “lapidar” të lavdishëm personalitetit të tij, njeriut kaq këmbëngulës e dinjitoz, që çdo kush do ta dëshironte. Vlen të theksohet se ky bust, më së fundi, është ngritur (me stërmundime) vetëm me kontributin e familjes Leka, duke cënuar ato pak të ardhura që disponon.

E gjithë kjo punë kërkoi shumë kohë, shumë përpjekje…dhe disa “ndeshje” të forta me autoritetet e një shteti aq modern, aq demokratik, por edhe aq “strikt”, por të cilin më në fund, ai e “nënshtroi” me kurajo e zgjuarsi, duke treguar edhe karakterin këmbëngulës të shhiptarit. Ai ka ditur, që me një “mjeshtëri” brilante- të pashoqe, t’u tregojë atyre (autoriteteve zvicerane) se si janë në të vërtetë shqiptarët (vërtet shqiptarët) duke u çrrënjosur  mentalitetin e gabuar për imazhin e tyre, qoftë edhe se nuk mund të mblidhen bashkë 20, 10, 5…apo 2 shqiptarë.

Ju, profesor Astriti i sfiduat ata, denjësisht, kur arritët të mblidhnit jo aq pak, por me mijëra shqiptarë “së bashku”, dhe si për inat të armiqve tanë tradicionalë, që na kanë halë në sy, treguat se, kur e do puna, ne bëhemi edhe shumë miliona bashkë. Ju lumtë profesor Astriti! Paçi shëndet dhe jetë sa më të gjatë për të mirën e familjes, të shoqërisë, miqësisë e Atdheut aq të dashur.

Theksojmë se me kontributin dhe insistimin e profesor Astrit Lekës, busti i Skënderbeut është vendosur në mjaft shtete të botës, ashtu sikurse edhe mjaft rrugëve e shesheve (edhe në Afrikë dhe Amerikë Latine) u është dhënë emri i heroi tonë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s