Ilir Rizaj zgjidhet fotografi për arkivën e hotelit historik dhe luksoz Waldorf Astoria

Ilir Rizaj është fotograf i njohur nga New York-u që specializon në fotografi të arkitektures dhe interierëve. I lindur në Pejë dhe rritur në Prishtinë, jeton në New York që nga viti 1988.

Klientët e tij janë arkitektët, dizajnerët e interierëve, hotelat dhe restoranat luksoz, kompani të ndërtimtarisë,  etj.

Fotot e tij janë botuar në SHBA (House Magazine, Avenue, etj.), Angli (Bridge for Design Magazine), Izrael (GoStyle Magazine dhe Yediot America) etj.

Në prill 2017 fotografi Ilir Rizaj përfundoi projektin e dokumentimit fotografik për Waldorf Astoria, i cili tani është i mbyllyr për publikun për t’u rinovuar.

Intervista me Fotografin Ilir Rizaj për Prishtina Press

Prishtina Press: Na trego pak për veten tuaj, fëmijërinë dhe fillimet në profesionin tuaj si fotograf?

Ilir Rizaj: Fëmijërinë e kam kaluar së pari në Pejën e bukur e pastaj në Prishtinë.  Me fotografi si pasion merem që nga mosha pesëmbëdhjetë vjeçare. Në SHBA, në fillim, përveç karieres në restorana, jam mar me fotografi në mënyre amatore dhe gjysëm- profesionale. Që nga viti 2012, merem me fotografi  profesionale tërësisht.

Prishtina Press: Me çfarë projekti po merreni tani?

Ilir Rizaj: Këto ditë vazhdoj të fotografoj për klientë të ndryshëm, si arkitektë, dizajnerë interierësh etj. Por, këtë vit kam pas edhe disa projekte të jashtëzakonshme. Së pari isha në Australi ta fotografoj restoranin KUDETA, dizajnin më të ri të Përparim Ramës, arkitektit  të njohur Shqiptar nga Londra. S’kam çka të theksoj më shumë për këtë dizajn fenomenal, fotot flasin më mirë.

Vizita që ja bëra restoranit Mullixhiu në Tiranë ishte gjithashtu përjetim i posaçëm. Fotot që i bëra aty shprehin esencën e kreativitetit dhe ngrohshmërisë së mikpritjes Shqiptare.

Projektin tjetër e kam pas me hotelin legjendar The Waldorf Astoria në New York. Aty kan qëndruar secili president Amerikan, prej kohës së presidentit Herbert Hoover në vitin 1931, deri te Obama. Hoteli ishte para mbylljes për renovim rrënjësorë, dhe mbas një tenderi ku konkuruan shum fotografë, mua më zgjedhën t’i bëjë fotot për arkivin e hotelit. Projekti zgjati gati një muaj dhe ishte një privilegj të përjetësoj historinë e këtij hoteli me fotografite e mija. The Waldorf Astoria është blerë nga një kompani Kineze me çmimin më të lartë ndonjëherë të paguar për hotel, $1.95 miliardë. Do të rihapet pas renovimit dy vjeçar.

Më duhet ta permendi edhe një projekt në Armonk të New York-ut që e kompletova rishtazi, është një interier tejet i bukur nga Constance Hall, një dizajnere e talentuar, ku kemi përdor piktura të krijuara nga artistet tona,  Zake Prelvukaj nga Prishtina  dhe Alketa Delishaj qe jeton ne Itali. Kam një ëndërr të kahmotshme të promovoj artin Shqiptar në New York, dhe gëzohem që mora hap të parë më konkret.

Constance Hall Design

Constance Hall Design – Zake Prelvukaj Artist, Constance Hall Design – Alketa Delishaj Artist (© Ilir Rizaj Photography ilirrizaj.com)

Prishtina Press: Çfarë do të thotë arti dhe fotografia për ju?

Ilir Rizaj: Arti e bënë ekzistencën tonë në këtë planetë – ekzistencë kjo që shpesh është shumë e mundimshme – të përjetohet pak më lehtë dhe më bukur. Fotografinë nuk e konsideroj art në kuptimin klasik, por më shumë një veprimtari të rëndësishme për të amëshuar objektet dhe momentet me vlerë.

Prishtina Press: Me çfarë lloj fotografie meresh në kohe të lire?

Ilir Rizaj: Gjej kënaqesi të pafund ta fotografoj natyrën, se jeta moderne nuk na jap mjaft mundësi të kalojmë më shumë kohë jashtë.

Constance Hall Design - Alketa Delishaj Artist

Constance Hall Design – Alketa Delishaj Artist (© Ilir Rizaj Photography ilirrizaj.com)

Prishtina Press: Çfarë lloj kamerash përdor?

Ilir Rizaj: Prej se jetoj ne New York, përdori Nikon. Në kohën e filmit, relacioni me kamerë ka qenë shumë më personal dhe afatgjatë, tani teknologjia digjitale ndërron aq shpejtë, sa që relacionet me kamerë nuk e kan atë vlerë që e kan pasë në kohërat e vjetra. Fatkeqësisht, kjo po ndodh edhe me relacionet mes njerëzve.

Prishtina Press: Çfarë ju jep frymëzim në punën tuaj?

Ilir Rizaj: Esenca e jetës është komunikimi, e kur shikuesit gjejn bukuri apo ndonjë koncept intelegjent në fotot e mija, atëherë pse mos të jem i frymëzuar të vazhdoj punën pa pritesë.

Prishtina Press: Me cilin projekt tuajin krenoheni më shumë?

Ilir Rizaj: Mbasi dashuria e parë nuk harrohet, atëhere botimi i fotove të mija në GoStyle Magazine të Izraelit në vitin 2014 ka qenë momenti më i lumtur në veprimtarinë time fotografike. Ai interier nga Rinat Tahar ishte në ndërtesën e dizajnur nga arkitekti legjendar Frank Gehry, keshtu që e bënë këtë projekt edhe më të jashtëzakonshëm.

Suita Prezidenciale, The Waldorf Astoria Hotel, New York

Suita Prezidenciale, The Waldorf Astoria Hotel, New York (© Ilir Rizaj Photography ilirrizaj.com)

Prishtina Press: A planifikoni ndonjë galeri shou në të ardhme dhe cilat galeri /tema keni organizuar më përpara nëse po?

Ilir Rizaj: Deri tani nuk kam bërë ekspozitë sepse  unë jam kritiku më i ashpër i punës sime. Po pres deri sa të kam mjaft foto që kan peshë të duhur. Shpresoj se në të ardhmën e afërt do ta realizoj këtë.

Prishtina Press: Përveç fotografisë, me çka tjetër merreni, keni pasione të tjera?

Ilir Rizaj: Mbasi kam pas karierë të gjate në restorana të New York-ut, si menaxher dhe Sommelier, atëherë prodhimi dhe shijimi i venave mbetet pasion i madh për mua. Kam pas rast t’i shijoj disa vende shumë interesante në Gjirokastër si dhe në restoranin Mullixhiu në Tiranë.

Prishtina Press: Çfarë e veçon fotografine tënd nga të tjerët?

Ilir Rizaj: Ka shum fotografë të jashtëzakonshëm Shqiptar tani në çdo lami, si Agron Dragaj, Jetmir Idrizi, Visar Kreziu, Eugenio Qose etj. Çka veçon punën time është fakti se jam i pari që kam pas fatin të mësoj dhe specializoj fotografinë e arkitekturës në qendrën kryesore në botë për këtë – New York. Shpresoj se vjen dita dhe ia percjelli diturinë time në këtë lami, fotografëve të rinjë në Mëmëdhe.

Prishtina Press: Cilat janë planet e tuaja për 2018 dhe synimet në të ardhme?

Ilir Rizaj: Në vitin e ardhshëm do të dëshiroja të realizoj disa projekte që kanë të bëjnë me arkitekturën në viset tona. Këto janë plane të mëparëme, por shumë vështirë të gjendet kohë. Më dëshironi fat në këtë drejtim. 

Prishtina Press: Ku mund t’ju gjejmë fansat në rrjetet sociale?

Ilir Rizaj: Jam në Instagram si ilirphotography dhe ne Facebook si Ilir Rizaj Photography. Ju falemnderit për përkrahje. Ju deshiroj suksese të mëtejme. ilirrizaj.com)

KUDETA Perth- Përparim Rama, 4M Group

KUDETA Perth- Përparim Rama, 4M Group (© Ilir Rizaj Photography ilirrizaj.com)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s