Strategjia e integrimit të ish të përndjekurve politikë

Botimet QSHRT (2007): Konspekte

Goran Linblad: Krimet e komunizmit duhet të dënohen

Megjithëse është e vështirë për t’u kuptuar, nuk ka pasur asnjë debat të thellë mbi ideologjinë, e cila ka qenë dhe është baza e terrorizmit masiv, e dhunimit të të drejtave të njeriut, e vdekjes së miliona e miliona njerëzve dhe telashi i të gjithë kombeve.

1Ndërsa një regjim tjetër totalitar i shek.XX i quajtur nazizëm është investiguar, është dënuar në arenën ndërkombëtare dhe autorët e krimit janë vënë në bankën e të akuzuarve, krime të ngjashme që janë kryer në emër të komunizmit, nuk janë investiguar kurrë dhe s’kanë marrë ndonjë dënim ndërkombëtar.

Regjimet komuniste mund të definohen nga disa tipare, duke përfshirë në veçanti, rregullin njëpartiak, që kanë ideologjinë komuniste. Pushteti është përqendruar  në një grup të vogël drejtuesish partiakë të cilët nuk detyrohen nga ligji.Partia kontrollon shtetin, në një hapësirë aq të madhe, në kufijtë midis këtyre të dyve, janë mjaft të mjegullt. Për më shumë, ajo e shtrin kontrollin e saj mbi popullsinë në çdo aspekt të jetës së përditshme në një nivel të paprecedent.

E drejta e organizimit nuk ekziston, pluralizmi politik është i shfuqizuar dhe çdo opozitë, si dhe çdo orvajtje  për ngritjen e një organizate të pavarur, ndëshkohet rëndë. Nga ana tjetër mobilizimi masiv në parti apo në organizatat e saj satelite, inkurajohej dhe madje, disa herë edhe detyrohet.

Më shumë se 20 vende në katër kontinente mund të kualifikohen si komuniste ose nën drejtimin komunist në disa periudha kohore. Përveç Bashkimit Sovjetik dhe gjashtë satelitëve të tij evropianë, lista përfshinte edhe Afganistanin, Shqipërinë, Angolën, Beninin, Kamboxhian, Kinën, Etiopinë, Korenë e Veriut, Laosin, Mongolinë, Mozambikun, Vietnamin, Jemenin e Jugut dhe Jugosllavinë. Popullsia që jetonte në regjimin komunist deri në vitin 1989 arrinte mbi një miliardë.

Filozofia e së djeshmes ishte e thjeshtë: njerëzit kundër njerëzve, antivlerat mbi vlerat, çka jehon jo rrallë edhe në shoqërinë e sotme shqiptare.

Gjatë viteve të para të regjimit (1946-1948) Enver Hoxha me bandën e tij bëri një krim masiv në bashkëpunim me jugosllavët, duke genociduar dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë, ndër të cilët intelektualë, patriotë, punonjës administrate, ushtarakë, tregtarë, borgjezë, etj. Kjo e gjitha në emër të bashkimit me Jugosllavinë, por sidomos me qëllim të konsolidimit të pushtetit të tij personal.

Pasuri marramendëse u sekustruan dhe u dërguan në Jugosllavi.

Deklarata e bashkëpunimit me regjimin

Kjo ishte faqja e parë e dosjes personale të bashkëpunëtorëve të Sigurimit.

Ajo merrej me dhunë, përdhunë, presion dhe premtime të rreme, në shumicën e rasteve njerëzve të persekutuar, të dënuar, të rënuar fizikisht dhe moralisht.

Regjimit nuk i duheshin deklarata dashurie nga njerëzit e klanit dhe shërbëtorët e tij, në fakt ata vetë ishin deklaruar si besnikë të verbër ndaj tij.

1

Sami Repishti

Asht bindja ime se qendrimi i viktimave të murtajës komuniste pas ramjes se turpshme të komunizmit, ka ngrit nalt moralisht shoqeninë shqiptare. Ata që u dërmuan nën peshën e drunit të pagdhëndur, që vuejtën thyemjen e gjunjëve dhe kockave me çekan, që u dogjën me hekur të skuqur në trup dhe me cigare në sy, ata që u varën për peme e dritore të qelive për ditë e javë të tana pa bukë e pa ujë, gratë dhe vajzat shqiptare që u varën për litar gjatë periudhave mujore që të bahen objekte tallje nga rojet e kuqe shtazarake, të gjithë ata që gjithë jetën e kaluen të përbuzun e të përndjekun (si nana, motra e vëllau im) sepse sdeshtën të jetojnë si njerëz të lirë, e gjithë kjo turmë fatkeqe që i tha “Jo!” dhunës , gënjeshtrës, urrejtjes, shnjerëzimit, refuzon hakmarrjen me qëllim që të mos shkaktojë viktima të reja, të mos lëndohet akoma më shumë Nana Shqiptare.

Natyrisht ata nuk harrojnë!  Gjurmët e vuejtjeve dhe pjesëtarët e familjeve, të vramë ose të zhdukun burgjeve dhe kampeve të shfarosjes nuk e lejojnë një sakrilegj të tillë!

1E importuar nga Bashkimi Sovjetik, ideologjia komuniste justifikoi sulmin kundër shoqërisë civile, kundër pluralizmit politik dhe ekonomik,,justifikoi zhdukjen e partive demokratike, shkatërrimin e tregut të lirë, eliminimin me anë të vrasjeve politike, deportimin, punën e detyruar dhe burgosjen e qindra-mijërave. Pas maskës  së “humanizmit socialist” fshihej përbuzja më e thellë për qeniet njerëzore si individë.

Partia ishte truri i sistemit shtypës, ndërsa Sigurimi ishte instrumenti që zbatonte në praktikë vendimet politike.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 20 gusht 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s