Restoranti i Traditës shqiptare, sjell Traditën e Pejës, në Nju Jork

Nga Beqir SINA – Bronks Nju Jork

Dy restorante me emrin Tradita në qytetin e Bronksit : Në krye të listës së menysë janë fjalët: “ Çka ka qëllu” që do t’i përkushtohet tërësisht ushqimit të traditës shqiptare çdo ditë.

BRONX NY: Nuk është aspak e lehtë, të futesh sot në faqet e gazetës më prestigjoze në botë, asaj New York Times, televizoneve kryesore të qytetit , gazetave, radiove, apo revistave amerikane.

Por, nuk është lehtë, gjithashtu edhe të hyshë 5 minuta në dritaren e ekranit të Televizionit Zëri i Amerikës, pa qenë dikushi, pa bër një ngjarje ose pa bër një lajmë dite.

Dhe, këtë fakt në rastin tonë e kan vërtetuar më së miri: në faqet e saj gazeta New York Times, dhe më pas televizonet , gazetat, radiot, apo revistat amerikane, po aq sa edhe Ditari i Televizionit Zëri i Amerikës, fund javën e kaluar, me anë të shkrimeve dhe kronikave, dhe të një reportazhi 5 minuta, me lajmin e Resorantit Tradita shqiptare në Bronks – Nju Jork.

Duke e rrëfyer atë si një ngjarje ose një lajmë dite të veçantë, që ka marr tashmë shumë vemendje – e ndjkur nga mijëra shikime, duke bër një bujë të madhe në Nju Jork, e kudo nëpër SHBA, deri në Kosovë e Shqipëri.

Lokali Pica Restaurant Tradita, i cili ka qenë lajmë dite në qytetin e Nju Jorkut, thuhet se është hapur në shkurt të këtij viti, do të shkruante kështu NYT, duke sqaruar si ai ndodhej në segmentin e rrugës mes asaj 204 street dhe 205 street – Norwood në Bronx NY.

22136999_1639875346077379_4799616235397600325_o

Pronë, e një shqiptari i cili tash dy dekada jetonë në SHBA.

Ai, shkruan kjo gazetë erdhi nga qyteti i Pejës, për të sjell “Traditën” shqiptare, nëpërmjet gastronomisë në Nju Jork, duke filluar nga ajo që u ka bër përshtypje edhe amerikanve, apo kombsive të tjera, me flinë tradicionale shqiptare, (kosovare) që piqet në furrën e madhe me dru.
Reportazhet permendin edhe byrekun shqiptar, qebapët , dhe gjellrat e ndryshme, të gushinës shqiptare, si dhe të gjitha llojet e ëmbëlsirave, bakllavaja, kadaifi, qumështori, revania e plot të tjera gatime e specialitete të gjitha, thonë pronarët janë autoktone, janë traditës shqiptare. Çka më së miri e tregon edhe menyja e saj.

“Ramiz Kukaj, është pronari. Ai është një shqiptar nga Peja e Kosovës, i cili thotë se idenë e parë për Traditën e kishte “futur” në mendjen e tij, para nëntë vitesh. Pikërisht, kur djali i tij i lindur në Amerikë, atëbotë 12 vjec, e kishte pyetur të atin nëse mund të çonte shoqërinë e tij, në një restorant shqiptar, në mënyrë shqiptari t’u tregonte atyre pra shoqërisë së tij, për trashëgiminë e familjes shqiptare,” tregon ai për Zërin e Amerikës, ndërsa, Ramizi la pak punën dhe po intervistohej nga gazetari Ilir Ikonomi, që kishte ardhur posaqërisht për një koronikë televizive, për emisionin Ditari.

22179722_1639875862743994_2611035850467582539_o

Ndërkohë, disa ditë më pas kur i gjithë stafi i Restorantit “Tradita” janë duke punuar të mbyllin punimet në lokalin e ri “Tradita” në vend tjetër, por më të njëjtat ushqime tradicionale shqiptare, në rrugën e njohur nga shqiptarët “Arthur Avenue” në qytetin e Bronxit, gjetëm kohë për të folur pak edhe për gazetën Bota sot, në një vizitë që i bëm lokalit të tij, me pronarin e saj Ramiz Kukaj, mbas asaj buje të madhe në qytet, ku të gjithë tregojnë për lokalin e ri shqiptar në këtë qytet.

Ramizi një ri në moshë, dukej shumë optimist dhe entusiazt për biznesin që po hapte, duke treguar se :”Ne e filluam këtë biznes në janar 2017, duke shërbyer fillimisht me picat e pjekura me dru zjarri në një ish lokal të cilin e kishim marrë me qera, në një lagje shqiptarësh këtu në Bronx, New York City.

Ai shtoi se “Ne jemi të pasionuar për të bër gjitha gjërat e industrisë kulinare, dhe po përpiqemi në përdorimin e tyre, vetëm me përbërës (ingredient), që të jenë autentikë shqiptarë, dhe të përdorim edhe disa produkte tradiconale të sjelluara nga vendlindja, jonë Kosova”.

Për, këtë shtoi ai, ne do t’ju përshëndesim çdo ditë në dy lokalet tona : “Pizza Tradita Brick Oven”, në 204 street dhe 205 street – Norwood në Bronx NY, dhe me lokalin e ri i cili do të hapet këto ditë, afër rrugës së njohur Arthur Avenue, me thënjen tonë tradicionale kosovare: “ Çka ka qëllu”, u shpreh Ramizi.

22181456_1639875356077378_7403336474054540104_o

Ai tregonë më tej, se lokali i ri në rrugën e njohur për shqiptarët, Arthure Avenue, do të jetë edhe “emblemën” e saj në tabelën e restorantit, në ditare, tavolinat, menytë dhe uniformat e punonjësve me thënjen e bukur dhe bujare kosovare: “ Çka ka qëllu”.

E cila, është dhe emri i restorantit të ri, që do të hapet këto ditë në Arthur Avenue, që do t’i përkushtohet tërësisht ushqimit dhe traditës shqiptare. Por, lokali i ri do të ketë edhe një suprizë të këndshëme, kjo do të bëhet me dekorin e saj i cili është gati, dhe është një ekspozitë në miniature dhe është brenda “katër muerve të lokalit”, ku klinetët do të me disa nga sendet tona autoktone shqiptare, në Kosovë, kryesishtë.

Gjatë kësaj vizite, ai vazhdon me plot kënaqësi duke na treguar për thënjen “ Çka ka qëllu”, e cila i bën përshtypje çdo njerit që nuk e di, se : “Nëse ftojmë dikë, por nuk ka ngelur shumë ushqim, atëherë ne në Kosovë, atë e shërbejmë me çfarë na ka mbetur. Kjo është një frazë e lindur nga varfëria, shpjegon Ramizi, dhe tregon se ky është një testament për mbajtjen e një fryme bujarie në kohë të vështira, sipas tij.

“Edhe nëse nuk kemi asgjë, do të kemi dashuri e bujari shqiptari,” thotë me shumë dashamirësi Ramiz Kukaj , pra si i thonë “Bukë, kripë, e Zemër të Bardhë!”

Ndërkohë, gjatë kësaj vizite në kulmin e punës, pronari i lokalit Ramiz Kukaj, duke folur pak nga jeta e tij, para se të vinite në Amerikë, ai tregonë: “Ashtu si jeta e çdo moshatarit tim në Kosovë, ku gjenerata e jonë kaluam shumë prej atyre vështërsive, duke filluar prej helmimeve në shkollën e mesme, apo demostratat e 89’it, asesi nuk harrohen edhe ato protestat e minatorëve, ose ato kur me shokët e mi të rinisë studentore, ne marshuam nga Peja deri në Prishtinë, së bashku me dëbimet nga shkollat, e shumë e shumë tjera, ishin arsye dhe motivim i detyruar për tu larguar nga vendlindja jonë”.

Dhe, kështu, ndërsa, disa nga bashkëmoshatarët e tij, nuk emigruan jashtë para shumëvitesh, apo disa të tjer u zhvendosën drejt Europës, Australisë, dhe SHBA e Kanada, për një jet më të mirë, Ramiz Kukaj, zgjodhi si mijëra shqiptarë të largohej nga vendi i tij, dhe të vinte në Nju Jork – SHBA, vetëm athere kur pati një nxitje që e motivojë atë të largohej, nga shtëpia.

22218225_1639875046077409_3454709734803495862_o

Ramizit, i kujtohet, sot, koha kur filloj lufta në Bosnjë dhe ish oficerat e armatës famëkeqe Jugosllave, në atë kohë, rekrutonin me detyrim ushtarak, moshatarët e tij, edhe në Kosovë, (pjesë e të ashtuquajturës Jugosllavi”, te cilët mbas refuzimit të ftesës për t’u bashkangjitur armatës, ose do të përfundonin në burg, ose dotë “arratiseshin” pra largoheshin nga Kosova, në perendim.

Ai na tha se :“Ishte koha, kur prindërit tanë, nuk i zinte gjumi për fatin e fëmijve të tyre, se çfarë do të ndodhte me ta. Më kujtohet si sot, kur një mëngjez u zgjova edhe pash Nënën time, duke shikuar jasht në dritare edhe Baban i ulur në një minder me një cigare të dredhur ne dor, me një fytyr dhe duar i dukeshin rrudhat, “palë palë ” i cili më tha ” Biri im a ish kan mirë me mi largu nga dritarja rrjetin e hekurt, që e kishe vendosur, nëse vinë me të marr ushtar, dhe do të kishte qenë ma mirë me ik, edhe ti!”

Kaq u desh…… !!!

“Ngaqë, ishte ky momenti vendimtar që kam vendosur me u largue nga Kosova”, tha Ramizi, dhe ai ishte bashkimi familjar me të parët e mi, që kishin mbetur në Amerikë. Mbasi familja ime, kishte emigruar disa herë, rrefehet ai, duke shtuar se ; “Në vitet e 70-ta, familja ime si shumë familje nga Plava e Gucia, nga presjoni malazez, që i detyrojë ata, për t’u larguar nga trojet e tyre, i lëshuan shtëpitë e trojet e tyre, duke u shkuar nëpër vende të ndryshme, të botës”.

Ramizi , rrfen se ai kur erdhi në Amerikë, nuk e nisi jetën e tij në këtë biznes, që ka hapur tani , pra të merret me industrinë kulinare.

Por, ideja për të bër biznes tjetër, ishte paksa më ndryshe, spjegon ai, që të investoi, pra t’a provojë duke krijuar një biznes me disa ushqime të traditës, dhe të hapi brenda lokalit edhe një “mini” muze me sende të vjetra të traditës shqiptare, në shekuj.

Ramiz Kukaj, i cili është bër i njohur tani në qytetin e Bronxit – New York, është ai shqiptari nga Peja e Kosovës, që idenë e parë për “Traditën” shqiptare, si shkrunate NYT, apo video reportazhi i Zërit të Amerikës, e tjera media tregojë se e kishte marrë para nëntë vitesh.

Pikërisht, nga djali i tij, i lindur në Amerikë, Kastrioti, që atëbotë ka treguar ai ishte 12 vjec, dhe e kishte pyetur të atin nëse mund të çonte atë dhe shoqërinë e tij në një restorant shqiptar, në mënyrë që t’u tregonte, atyre, për trashëgiminë e familjes së tij, shqiptare.

“Edhe, megjithëse në Bronx, jetojnë një pjesë e madhe e imigrantëve shqiptarë dhe ky qytet ishte shndërruar në strehë për refugjatë kosovarë, pas spastrimit etnik nga Serbia, me vinte keq”, na tregon ai se : “Nuk mund t’i gjeja një vend të tillë atij, nadaj e ndjeva si një obligim për djalin tim të hapja një të till si ky që kam hapur, dhe tjetrin e kam gati.” na tha Ramizi.

Duke, shtuar se : “Natyrishtë, çdo njeri e trashëgon dhe promovon kulturën e kombit të vet, ku do që gjindet, dhe kurdo që i jepet rasti”.

22218432_1639875796077334_2308899175834490558_o

Mirëpo, megjithse, Ramizi, mësuam se ka 20 vite që punon e drejton një kompani shumë të suksesshme, ku rreth vetes, ai thotë se kam mbledhur shumë bashkombas të tij, pohon vet se tani kjo është edhe nisia nga e para nga Gastromenia, ose industria kulinare si quhet ndryshe.

“Këtë, nuk e trashëgova, tha ai por ma la , më nxiti dhe ma dha si ide, djali im Kastrioti, na tregon Ramizi, që sot është pronari i dy Restoranteve, me emrin “Tradita” shqiptare, në Broks – Nju Jork.

E pyesim si rëndomtë në raste të tilla se “Mos ju keni për t’ju “trëmbur” atij rrezikut të ndonjë “zhgënjimi”, si ndodh zakonisht me ne shqiptarët?” ai thotë, i vendosur dhe optimist :” Jo – Jo mendojë se zhgënjim s’ka, këtu, sepse besojë shumë te suksesi im!.

Aty nga fundi i vizitës tonë ai na e përshkruan pak edhe atë që gazetarët po e quajn ekspozitën etnografike, dhe që pronari shqiptar i lokalit, në qytetin e Bronxit, Ramiz Kukaj, e ka vendosur në restorantin e ri në Arthur Avenue “ Tradita” dhe si jan shprehur të gjithë ai e ka “qëlluar”, pikërisht me frazën tradicionale kosovare “Çka ka Qëllue”

Gjatë udhtimeve të mija në 9 vitet e fundit nëpër Shqipëri e Kosovën e pas luftës, gjthmon kërkova, tha ai, dhe mu dha rasti e gjeta keto sendet e vjetra artizanle të treditës sonë shqiptare.

“Gjithçka, prej tyre ishin nga më të vjetrat të përdora nga prindërit tanë në kohëra të ndryshme. Por, kam diçka të veçantë, sidomos kam një qylym i vendosur si perde që thuhet se “ të mbron nga jasht nga xhelozia”. Por , kam vendosur edhe shumë sende të tjera, të mbetura nga lufta , gjetur ato nga shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara nga gjenocidi dhe maskra serbe, në Kosovë. Ato janë të mbledhura, shumica e tyre në rrethinat e Prizerenit .”

Kam, gjithashtu edhe një pikturë , që mendoje është me shumë vlera artistike, dhe ajo është vepër e një artisteje franceze, dedikuar ajo Heroit tonë kombëtar, Isa Boletinit dhe është e madhe dhe në hyrje të lokalit.

22256809_1639875916077322_6629165808854408008_o

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s