Nudo

Sot dua të tregoj për të dielat e mia. Takimet me miken time. Ti ke gjithë këto ditë që je në bashkëbisedim me mua. Më saktë ishte dëshira tënde të mësoje më shumë për lidhjen tonë, mikeshën time dhe mua. Këto kohë nuk kam dashur të shkruaj, më tepër argëtohem duke parë filma që më bëjnë për të qeshur. Dua të qesh. Po le të kthehemi tek të dielat që kaloja me miken time të dashur.

Pse nuk e quani të dashurën tuaj? – e pyes.

Termi e dashur është më i fuqishëm shpirtërisht. – ma kthen ai. Ne kishim një lidhje që plotësonim njëri – tjetrin me ndjesitë përkatëse si natyra na krijoj, por shkonim edhe pak më tej duke ndarë copëza nga jetët tona aq sa donim. Mund të rrinim tërë javën pa i telefonuar njëri – tjetrit, por të dielën ose ajo, ose unë telefononim për t’u takuar. E diela mbasdite ishte e jona. – vazhdoj shpjegimin ai. – Për këtë më tërhiqte më shumë. Ne ishim të lirë, pa detyrime për të treguar ngjarjet e përditshme. Sa herë vinte, vinte me mall drejt meje, e kuptoja nga sytë e saj, ishin të qeshur, ndjehej e lumtur. Kështu ishte edhe për mua, por asnjëherë nuk ia shfaqa ndjesitë e mia. Isha më i rezervuar. Gabim kam bërë.

Ku është ajo? – e pyeta kurioze si natyra ime është.

Nuk e di. Nuk jam interesuar ta kërkoj. Ndoshta do vij prapë, ndoshta…….- foli ai me zë mallëngjyes.

Keni ndonjë foto bashkë? – e pyeta prapë me kureshtjen time.

Foto?! – tha pak i habitur. Ah, jo, asnjë foto bashkë. Por kam një foto të saj nudo. Më kërkoj t’i realizoja foto nudo. Ishte e paparashikuar në çfarë kërkonte ndaj vetes. Më kujtohet fare mirë ajo ditë. Ishte mëngjes. Unë zakonisht pi kafen e mëngjesit herët tek lokali i lagjes. E lashë në gjumë. Madje më pëlqente kur e mbuloja trupin e saj me çarçaf ose jorgan si të ishte stina. Kishte një trup të bukur, një simetri të linjave dhe formave. Si po ju tregoj pas kafes u ngjita në shtëpi. Ajo ishte zgjuar dhe po lexonte, si gjithmonë. U ngrit rrëmbimthi nga krevati, më puthi dhe më kërkoj ti realizoja foto nudo. Megjithëse rrinte me mua në shtrat zhveshur, prapë në momentet kur e fotografoja ajo mbante ndrojtjen femërore, fshihte pjesët intime të saj, kishte turp. Kjo më pëlqeu.

Unë shkrepja dhe shkrepja me gishtin mbi aparat duke fragmentuar lëvizjet e trupit të saj. E admiroja për guximin. Kemi qëndruar dy vite bashkë. Kujtimet rënditin çastet kur bënim dashuri. Më pëlqente si bënte dashuri. Sa qetësisht, aq vrullshëm!

Nga xhepi i xhaketës së vjeshtës, ai nxjerr protofolin. E hap. Nga xhepi i protofolit tërheq një foto. Zgjat dorën drejt meje. Ishte një grua me durat lart tek flokët të cilat i kishte ngritur lart si për ti kapur bisht. Gjoksi i fshihej nga gjunjtë e mbledhur. Ishte e qeshur. Ia ktheva foton. Ai e mori në duar, e mbajti disa çaste në dorë duke e shikuar. Më pas e futi sërish tek xhepi i protofolit, të cilin e futi tek xhepi i brendshëm i xhaketës së vjeshtës. / Nga Alketa Maksuti Beqari 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s