E hapa “Kutinë e Pandorës”

Cikël  me poezi

Nga Përparim   Hysi

1. E hapa “Kutinë e Pandorës”

E hapa “Kutinë e Pandorës”

Të mbushur plot me relikte

Janë letra dashurie të kohës,

Kur “vdisje” për mua, moj mike!

Do i nxjerr këtu një nga një

Sikur  të bëj “gjyq me dyer të hapura”

E di që ,paksa, “lemza” të zë

Se të tremb, s’do mend, e shkuara.

Mos u tremb, se emrin nuk ta nxjerr

Se unë  kam cipë dhe kam fytyrë

Dhe, nëse ti, befasisht, në besë më ke prerë

Dua që në këto vargje të shohësh tënden fytyrë.

Por, në fund të fundit, pse t’i mbaj sekret

Kur ti premtimin e shkele, befasisht

Arsye nuk pate…(fajet i ke vetë)

Dhe kurrë s’ke për t’i shpëtuar fajsisë.

2. Po si mund të fle i qetë?

Më shkruaje:- Fli i qetë!

( se me mua ishe kurdoherë)

Por nuk kaluannas dy vjet

Dhe premtimi yt u bë erë.

Era e mori zotimin

Dhe nuk di fare ku e çoi

Por “pronaren” e premtimit

E di mirë që e turpëroi.

Më shkruaje:- Më ke shokuar

(Po ç’qe nga ti gjithë ai shpërthim?!)

Dhe jam krejt e paralizuar

Ndaj jetoj me tëndin kujtim.

-Ah, nuk vazhdoj dot fare!

(nga malli për ty, po derdh lot)

Obobo! Mallkuar ç’është”ndarje”

Unë hiç nuk e duroj dot.

Kjo letër është më e gjatë

Se më doje, vërtet, atëherë

Tani e ktheve “fletën” fap

Vetëm e vetëm për karrierë.

3. Prandaj

Prandaj të kam dashur dhe të dua

Dhe do të dua pafundësisht

(Kështu më shkruje dikur mua)

Po harrove shpejt, mjerisht.

Ngulmimi yt më bëri me krahë

Dhe në zemrën time, të dhashë”audiencë”

Por ndodhi një ditë që”ah”

Papritur, më preve në besë.

Kjo gjë nuk më pëlqeu, natyrisht

Kufirin ta vura tek thana

Ku vajti”dashuria pafundësisht”

Moj mike që u joshe nga “fama”

U  joshe nga fama…për të  bërë karrierë

Tani ti e vrisje lart

Tradhtitë vendin e kanë në FERR

(Si të voglat,ashtu dhe të mëdhatë)

4.Tik-taket e zemrës

-Tik-taket e zemrës sime

Mbi kraharorin tënd po godasin

I ndjej, i ndjej këto  drithërime

Se me ty po “flasin”

Nuk ka pse të më brejë ndërgjegja

Se çfarë po bëj, është mëkat

Kur e sinqertë është  ndjenja

Pranoj që të më zënë dhe “mat”.

“Mat” si në lojën e shahut

(Kur të zënë”mat”, dorëzohesh)

Mendoj se jam” e larë prej gjynahut”

Kështu ndodh, kur dashurohesh.

Jam e dashuruar me ty

Kjo ndjenjë është reciproke

Që po “rriskoj”, mirë e di

Dhe nuk ka vend për ekuivoke.

5.Pse të vuajmë kështu?

Në heshtje, u mbylla

E mbytur nga ndjenja

Me ty u “lidha”

Se aq pranë të ndieja.

Në kraharor të kam vënë kokën

Trokitjen e zemrës ta ndjej

Pranë teje, sikur kam tërë botën

Dhe as pyes se  ç’do ndodhë më tej?

Ç’ më bëre? Sa mirë më erdhi!

(Pse duhet të vuajmë kështu?)

S’të shoh qark e më kap helmi

Bobo!- bëj me vete.Bubu!

Pastaj të rishoh e të prek

Dhe zemra si zokth më hidhet

Çdo çast me ty, më mek

Dhe loti që bie, nuk më bindet.

Enkas puthjen time po ta nis

Me hënën e plotë të kësaj  nate

Dil dhe prite tek vendi”iks”

Dhe përjeto ato çaste-mjalte.

* botohen për herë të parë

               Tiranë, 4 tetor  2017


 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s