Jeta e dyzuar e një prozator

Tregimet e PIERRE- PANDELI SIMSISË

                   ( ese)

Nga  Përparim   Hysi

      Duke e filluar këtë  “ese”  me një parabolë të  largët, them që kam qëlluar në shenjë. GAVRIL  DARA i Ri në një nga këngët tek “Kënga e sprasme e  Balës”, kur përshkruan Pal Golemin, këndon kështu:

“As nga pendët e zhgabonjës

As nga kumbur’ e argjendë,

Por nga vetullat e trasha

Dhe nga sytë e zgurdulluar

Pal Golemin u e  njoha…”

Dhe unë po e shkruaj këtë “ese”,për PIERRE- PANDELI SIMSINË, jo se është nga qyteti i një mbi një dritareve(Berati) dhe as pse ky di mbi njëmijë tekste këngësh përmendësh, por  do shkruaj për tregimet e tij që, nën  vlerësimin tim, disa syresh janë për t’u vendosur dhe në antologji. Pra, uralidhëse e njohjes sime me të, është pikërisht krijimtaria e tij letrare ku,  veçanërisht, në prozë ai jo vetëm ka zërin e vet, por dhe vlerën e vetë.


                               *    *   *

Duke e nominuar esenë me një titull të tillë, pak simbolik, dua që t’ u them të gjithë atyre që nuk e njohin, se ky autor,sado me origjinë është nga Berati, ka  njëzet vjet që jeton familjarisht në SHBA ku,prej kohësh, është bërë qytetar amerikan dhe, siç kam vënë re, dhe siç lexoj tregimet e tij, bën  një jetë të dyzuar. Aq e vërtetë është kjo që shkruaj, sa më duket, pa ndonjë mistifikim, ndodh ai fenomeni i çuditshëm: me trup në NEW JORK dhe me shpirt në Shqipëri. Nuk është se ka bërë ndonjë shkollë për shkrimtar,por pasionant për letërsinë, kulturën dhe artin, siç duket, i hanë duarët dhe, pse ndodh kështu, ai zë e  tregon. Është prozator i mirë dhe çod lexues as që ka vështirësi për ta lexuar. Prëkundrazi: lexuesi, tek lexon, jo vetëm ndihet mirë, por i duket,se për atoçaste që është mbi shkrimet e këtij autori, duket se  është si në shtëpinë e vetë dhe pa dyshim që mallngjehet. Se proza e PIERRE Simsisë është jo vetëm tërheqëse, por gati bëhet si një “send” që e kap me dorë.


                                        *    *   *

U takuam tek “Migena”, përbri 15-katshit me Pierre dhe zonjën e tij dhe, veç kafes, shkëmbyem dhe librat  me të. Më dhuroi dy librat e fundit dhe që të dy  me tregime. Sa vura re, pasi i lexova, autori lëvron prozën e shkurtër dhe,sa e njoh unë,edhe prozëne gjatë: romanin. Tek këto dy vëllime me tregime:” Brenga në shtëpinë time” dhe “Oh,sa shumë po vuaj!”, të duket se autori në dy të tretat e tregimeve jeton dhe përjeton me ngjarje nga Shqipëria. 20-vjet larg  Shqipërisë nuk  janë pak, po, kur shfleton tregimet njëri pas tjetrit, të duket se ai për çdo çast është  në Shqipëri dhe njeh në”imtësi” problemet sociale. Parë me këtë sy, më vjen ndërmend shkrimtari i madh francez (i vetmi në botë që i nxori gjuhën çmimit Nobel), ZHAN POL SARTËR që thotë: “Shkrimtarët me veprat e tyre shpirtëzojnë botën”. Dhe vërtet kështu ka ndodhur me PIERRE SIMSINË: i ka sjell hallet e Shqipërisë si në pëllëmbë të dorës. Të duket që është aty, pas derës, dhe jo vetëm vrojton, por shkon dhe më tej: jep mesazhe të badha. 


                           *    *   *

Lexon tregimin”Oh, sa po vuaj” dhe çuditesh që autori është aq afër asaj “plage që dhëmb” siç është problemi i drogës,sa të duket që klithma të bie mu mbi veshë e të sëmbon.Ose sa prekës është tregimi”Kafja për babain”. Autori duke e trajtuar”kafenë” si “Mollën e ndaluar” të Migjenit,tregon se i zbrazët qe tregu shqiptar në kohën,kur,sapo u hapën kufijtë.

Kur i shoh tregimet me një sykritik, bindem se për ç’shkruan, sikur u tkaon të gjithëve. Lexon tregimin”Brenga në shtëpinë time” dhe më duket sikur jam për një çast  në njëa senkuencat e TV-Klanit dhe pikërisht në atë”Shihem në gjyq”. Ndodh që bëhesh i huaj në shtëpinë tënde për shkaqe nga më të ndryshme. Sa qytetarë shqiptarë i kanë humbur me plangë e shtëpi dhe,sa pikë fiton tregimi, duke hequr korën e një plage që jo vetëm dhemb, por rri e hapur në dhjetrae dhjetra familje shqiptare.

Nuk kam si mos veçoj dhe pretendoj, në kufijtë e vlerësimit tim, natyrisht, që tregimi”Vëllezërit” është më antologjiku. Kur them kështu, jam krejt afër realitetit. Nuk janë të paktë  rastet e vrasjeve, brenda familjes për pronën.
Vrasje deri biblike: kur Kajni vrau Abelin. Kurse autori vjen dhe na bie një model të papërsësritshëm, të bukur dhe me efekte shumë domethënëse. Nëse kritika në SHqipëri nuk do kishte vdekur, por do ishte gjallë, tregimin “Vëllezërit” të PIERRE-PANDELI SIMSISË do ta kthenin në lexion për gjithë studentët e psikologjisë,por dhe të juridikut. “Çelësat” që vëllai i madh u jep vëllezërve dhe motrës, janë simbole  të një trashëgimie të vjetër brezash, simbole që, bashkë me polarizimin e shoqërisë, po vdesin.
Duke shkruar një tregim të tillë, autori,-them unë,- ka arritur atë që thotë DENIS DIDERO:”Nuk mjafton që të bësh diçka të mirë, por duhet ta bësh mirë”.
Mendoj se duke lexuar tregimet  e SIMSISË ndodh ajo që thonë për letërsinë (të mirën,domosdo dhe këtu fut dhe shkrimet e tij),që”stimulon trurin dhe ndryshon sjelljen.”
Duke iu referuar kësaj thënies së fundit, jam i bindur se cilido lexues që ka fatin të lexojë tregimet e  SIMSISË, ka për të përftuar shumë. Të lexoj “Vëllezërit” dhe nuk do ngrejë dorën të vrasë për pronën, po do bëhet krejt njeri tjetër.
Kur i shoh që dy të tretat e tregimeve të Simsisë janë me ngjarje nga SHqipëria, shtroj pyetjen:- Përse ndodh kështu me të, kur vetëm pak tregime flasin për jetënn në Amerikë, menjëherë më vjen ndërmend ilimunisti i madh francez Volteri që thotë:-Vendlindja është vendi ku robtohet shpirti.

Tek i mbyll këto përshtypje të mia për tregimet e PIERRE- PANDELI SIMSISË,s’kam si mos vë re diçka që me kohë e ka  thënë komopzitori i madh rus: Çajkovski. “Keqardhje për të kaluarën, shpresa e brdhë për të ardhmen dhe asnjëherë i kënaqur me të tashmen”. I takon kjo mbyllje këtij shkrimtari që gjysmën e shpirtit e ka tek muzika e kënga.

               Tiranë, 27 shtator  2017
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s