Le Radical (PRILL, 1913): Intervista e Isa Boletinit – Shqiptarit të famshëm dhe Ministrit të luftës në qeverinë e përkohshme – për kufijtë e Shqipërisë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Shtator 2017

Gazeta franceze, “Le Radical”, ka botuar, të mërkurën e 9 prillit 1913, në faqen n°3, intervistën e patriotit dhe trimit shqiptar, Isa Boletini, në lidhje me përcaktimin e kufijve të Shqipërisë.

Atdhetari shqiptar, ashtu siç i ka hije një lideri, ka mbrojtur asokohe çështjen e kombit tonë, madje duke dhënë edhe disa këshilla për fqinjët tanë.

Në vijim, do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu  Dars (Klos), Mat – Albania  :

Kufijtë e Shqipërisë

Romë, 8 prill. – Në një intervistë, Isa Boletini, shqiptari i famshëm, i cili aktualisht shërben si Ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, ka shprehur :

Në qoftë se është ende e pamundur të shprehemi për vijën e saktë të kufijve, mund të themi se shqiptarët nuk do të heqin dorë kurrë nga qytetet e Gjakovës, Pejës, Manastirit, Shkupit, Shkodrës dhe Janinës, nga që i konsiderojnë logjikisht pjesë të territorit të tyre. Këto qytete janë kryesisht shqiptare; ata na përkisnin për shekuj me radhë; në zemër, ato kurrë nuk kanë reshtur të jenë tonat. Bashkëqytetarët tanë i banojnë pothuajse tërësisht. Na u tha që edhe sikurse Evropa të na japë një status, ne nuk do të jemi të sigurtë ndaj ndonjë rreziku tjetër.

Në fakt, na shpjegojnë se Fuqitë e Mëdha i patën garantuar solemnisht Turqisë integritetin e territorit të saj, dhe megjithatë Turqia u nënshtrua nën shtytjen e tërbuar të shteteve aleate.

Mos vallë edhe Shqipëria do të shypet ? Unë jam i lumtur t’u përgjigjem këtyre shqetësimeve duke i siguruar miqtë tanë.

Krejt ndryshe është situata jonë : populli shqiptar është një popull homogjen, i nxitur nga patriotizmi i zjarrtë, lufton për një ide. Ai nuk shpall luftë, por mbizotëron dhe triumfon nëpërmjet kryengritjes.

Shikoni të kaluarën tonë: lëvizjet tona kryengritëse kanë qenë gjithmonë lëvizje fitimtare. Shtetet e Ballkanit kanë çdo interes të jetojnë në mirëbesim me shtetin autonom të Shqipërisë. Në rast të shkeljes së drejtave, në kundërshtim formal dhe të qëllimshëm të Evropës, njëqind mijë luftëtarë që kemi në dispozicionin tonë, nuk do të vonojnë të sulmojnë së shpejti shtypësit, nëse Serbia, Greqia dhe Mali i Zi përpiqen të mbajnë nën sundim qytetet shqiptare që kanë pushtuar, atëherë atyre do t’u duhet të mbajnë ushtritë përjetësisht në gjendje lufte. Një perspektivë e tillë do t’i lodhte para nesh.

* Burimi Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-radical-prill-1913-intervista-e-isa-boletinit-shqiptarit-te-famshem-dhe-ministrit-te-luftes-ne-qeverine-e-perkohshme-per-kufijte-e-shqiperise/.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s