Mooos, Arif!!!

Tregim

Nga Përparim Hysi

Xha Arifin e kam patur bashkëfshatar.Kish lindur invalind nga një këmbë dhe,megjithatë, kjo këmbë nuk e pengoi që jo vetëm të krijonte familje, por të kishte një bylyk të vërtetë me fëmijë: gjashtë çuna dhe dy çupa. Nga këmba qe çyryk, mezi e hidhte një këmbë: për të ndihmuar veten, kish bërë një goxha stap, ku mbështetej dhe hop hipte mbi gomaren e tij, e shkonte në punë të vetë.

Qe burrë i bëshëm si ndonjë lis dhe, po të mos e pengonte këmba,zor se ia gjeje shokun për punë. Po dhe kështu,siç qe,punës nuk i ndahej. Kur u moshua dhe doli në pension,jo vetëm nuk iu nda punës,por iu shtua kjo dhe ca. Se, kur vinte nëpër radhët (ato kusuremëdha radhë që të merrnin shpirtin në kohën e “ndritur” të partisë e “pushtetit popullor”), ky, Arifi, jo vetëm zinte radhët njërën pas tjetrës,po do furnizohej për të gjashtë çunat e tij me radhë. Kësaj i them thelë përmbi bishtit,-gajasej ai kur tregonte seç hiqte në ato të shkreta radhë.

Gjashtë çunat e xha Arifit,bëmë baba të ngjajmë,,u bënë punëtorë të mëdhenj dhe,kështu,kur u krijua kooperativa, mes viteve ’50-të, xha Arifi qe nga mbëhtetësit e parë dhe partia e inkurajoi duke e ndihmuar si invalid që qe. Ndonjë gjë të madhe edhe s’i bëri, po xha Arifi qe i pari në fshatin tonë që bëri shtëpi me dopio tullë. Dhe hajd ta mbaje nga goja;se nga goja qe ezber.Mënd u bë me krahë dhe fluturoi, kur aty mes viteve ’60-të,njëri nga djemtë e tij, Nebiu, u pranua në parti. Epo kish hak, babam, se fshati ynë qe pak si me “qere” dhe parë si me hënë jashtë nga partia. Nebiu komunist, pastaj dhe brigadier dhe ca më shumë:u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit.Ka bërë “pepja” çuna,- bërtiste xha Arifi, po ky, laço (e kish fjalën për Nebinë), ka qëlluar i sertë, po kështu i do mushka drutë. Dhe vërtet Nebiu qe një nga brigadierët më të zot dhe punët në fshat shkonin më së miri. Bëje dëme apo zarare,ai shikonte ligjin dhe kaq. Vetëm kur qe Nebiu kryetar, u thur oborri i shkollës dhe kush e shihte, bindje se këtu kishte disiplinë dhe rregull.

Mirëpo kush të do,po punove mirë.Njerëzit filluan të ankohen,të dërgojnë letra në rreth dhe deri në Qëndrorine partisë në Tiranë dhe,dikush që dirigjonte në prapaskenë,i shumëfishoi këto letra dhe një dtië prej ditës,erdhi dhe vendimi: Nebi Arif Grëmi të përjashtohej nga partia.E përjashtuan dhe jo vetëm Nebiu desh iku nga dynjaja, se e përjashtuan fare kot, po më keq e griu bodeci xha Arifin, se nuk mund të pajtohej me këtë të keqe të madhe. Sado që qe pa shkollë, xha Arifi e dinte që qe më mirë të mos ishe në parti,se sa të përjashtonin.Kur përjashtoheshe nga partia,pothuaj,qe në një karrige me armikun. Në mos aty afër.

Aha,- turfulloi,- unë vërtet plak dhe çyryk jam,po do mundohem deri në Tiranë. Do takoj sh.Enver. Do t’ia numëroj të gjitha ç’kam bërë unë me çunat dhe ç’ka bërë dhe Nebiu im,pa do më shohin këta që bëjnë letra!…Mendonte dhe sajonte dhe përgatitej të shkonte në Tiranë.

* * *

Para se të nisej,iu kujtua Nasi,komshiu ynë,që reshperonte më shumë këtej nga fshati ynë se me fshatarët ku banonte.Tek, Nasi Meçua,-tha,- do shkoj. Atij do t’i marrë mendim.A nuk qe ky.Nasi Meçoja që shkoi takoi Enverin në Tiranë dhe e fitoi të drejtën.Çaploi gomaren dhe frymën tek Nasi Meçoja. As gjysëm ore larg nuk ishte shtëpia e xha Nasit nga shtëpia e xha Arifit.

Shkopin gomares dhe drejt e tek Nasi.Ky,Nas Meçoja,shtëpinë e kish mbi xhade,të futur si nja dhjetë hapa në një pyllth të vogël. Jetonte veçan me familjen e tij dhe,mezalla,se u fut qoftë dhe një ditë në kooperativë.Për këtë, kooperativën kish qenë dhe në Tiranë dhe,pasi kish takuar vet Enver Hoxhën,shpëtoi nga kooperativa.Ndaj dhe Arif Grëmi kish ardhur që ta pyeste.

E priti Nasi komshinë e tij dhe, kur ky i hapi muhabetin për Enverin,Nasi kërceu si ta kishte kafshuar gjarpëri.-Mooos,Arif!-bërtiti Nasi.Moos,se vërtet Nasi e takoi Enverin ,por në vitin 1947.Atëherë Enveri qe astrit (artist) dhe lozte thjatro me mua,de,po tani është matkuar dhe shtie çakthi.Po kafshon shokët e tij.Ç’po kafshon,po i ha,t’u bëftë Nasi tyja.Mooos,Arif! Se kanë kaluar shumë sene që mahere.Nuk të duhet Tirana,dëgjo Nasin tija! Do t’i hapësh punë vetes.Përjashtuan Nebinë nga partia.Punë e madhe.Ore,po shikon nga sytë seç bëhet në Tiranë ti apo jo.Gjeneralë u pushkatauan,Mehmeti”vrau” veten,janë këmborë të rënda, Arif! I dëgjon apo i ke zënë veshtë me dyllë.T’i them këto fjalë se të kam mik dhe të dua të mirën: kthehu në shtëpi dhe mbylle shkarpën me gjithë djem se këta kanë gërshërë reshperi.Mooos,Arif! Dëgjo, Nasin. Do të thyejnë dhe këpmbën tjatër.Xha Arifi u bë tym.

Dhe me kokën mjegull u kthye në shtëpi.Aha,- i dha karar,-qy Nasi ka mbetur si veç shokëve dhe,sado që është burrë i mirë, e ka hunmbur dhe besimin tek partia dhe sh.Enver. Po mua më thonë Arif Grëmi dhe do t’ia numëroj të tëra vetëm Enverit. Çyryk jam unë,i moshuar po,do e takoj.Dhe pastaj do të shkoj dhe t’ia numëroj Nasit për fije e për pe. Që të tëra…

* * *
Të nesërmen,u vesh dhe u mbath si për krushk dhe doli në xhade.I hipi autobuzit dhe drejt e në Tiranë.Pyeti për Komitetin Qëndror dhe,kur u afrua atje,hasi me ushtarin rojë.Ky e orientoi nga të hynte dhe ashtu,me këmbën invlaide,hyri në ndërtesë.Iu afrua një civil.Shkëmbeu replika me të duke i qarë hallin.-Xhaxho,- i tha civili,- në Fier zgjidhet çështja jote,Dha i mori duke i teguar gjithë bredhjet dhe ankesat dhe,kur pa që nuk po ia varnin,zuri me të bërtitur.-Dua të takoj sh.Enver unë,se kam ardhur nga ana e anës,se kështu më ka shkruar kur u futa në kooperativë e blla… blla.Ore, do ikësh, se po bën zhurmë dhe sh. Enver ka punë të rëndësishme.

-Do gjej pak kohë sa për Arif Grëmin ai… Ndërsa thoshte këto fjalë,dukesh e kish ngritur zërin ca si shumë dhe një civil, pak i bëshëm,pa erdh e ta marri hop dhe e nxorri jashtë.-Po të pashë që erdhe prapë, -iu kërcënua,- do ta thyej dhe këmbën tjetër.

Dhe, ndërsa po kthehej nga Tirana,bluante tërë rrugës fjalët e Nasi Meços:-Moos,Arif! Është matkuar dhe po shtie çakthi.Po kafshon shokët. Jo po i kafshoin,por po i “ha”.Aferim,o Nasi Meço,- u dha fund mendimeve xha Arifi. Mua nuk më qasnin në fshat dhe kërkoja shtëpinë e priftit.-U shkreftë me gjithë bina dhe e zëntë poshtë,matkuarin!-mallkoi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s