Në takimin e radhës, të “Kompanisë Lëvizëse”

Nga: Murat Gecaj

Pasi kaluan ditët aq përvëluese të kësaj vere, vjeshta po na afron një kohë pak më të freskët. Kështu dhe ne anëtarëve të “Kompanisë lëvizëse”, siç jemi vetëquajtur tash sa vjet, na është krijuar mundësia të takohemi më shpesh. Një takim të tillë e bëmë ne sot, te lokali “Dy kuajt”, në afërsi të Medresesë së Tiranës.

E kam thënë edhe në raste të tjerë, në krye të takvolinës kemi gjithnjë shkrimtarin e mirënjohur dhe publicistin Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar”. Bisedat tona nuk janë për tema  “të mëdha” as për politikën e ditës. Ne flasim për familjet tona, për nipër e mbesa dhe gëzimin, që na sjellin ata, ne gjyshërve.

Ja,para pak ditëve, Bardhylit e bashkshortes së tij, Ferasetit, iu mbush shtëpia me fëmijët e tyre, që janë në emigracion,  por dhe me plot nipër e mbesa, “mjaltin e mjaltit”. Ndërsa shkrimtari e publicisti Viron Kona  përjetoi kënaqësi të veçantë, se numri i ri i Revistës “Dituria”, që botohet në Boras të Suedisë, kishte venë në kapakun e parë të saj, fotografinë e mbesës së tij, vogëlushes bukuroshe, Diora Tolin Kona. Por dhe unë e bashkshorjtja ime, ndjemë shumë freski të mendjeve e zemrave tona, kur para disa ditëve na erdhi nipi nga vajza, Deivisi, që jeton në qytetin verior Kiel të Gjermanisë. Nuk po e përmendi mikun e përbashkët, Sejdo Harkën, i cili e ka  afër shtëpisë mbesën e tij të dashur, Emi Yzeirin, ashtu siç kemi dhe ne, në Tiranë, mbesën nga vajza, Dorelën.

Por, në këto takime të bukura e mbresëlënëse, kryesisht,  është temë e përhershme e bisedave tona krijimtaria letrare dhe botimet e reja të njërit ose tjetrit. Ja, pasi na kishte dhuruar ne të tjerëve librin e tij të ri, miku K.Tarelli, me banim në Durrës, sot  Sejdo ia dha Bardhylit atë dhuratë të çmuar të Kadriut, pra botimin e tij, “Kur lexoj një libër-Kritikë letrare, opinione, intervista e reportazhe”(Tiranë, 2017)”. Ndërsa Vironi po punon për dy libra të rinj, ashtu si dhe unë për të tretin, kushtuar krijueseve tona,poete e shkrimtare, por dhe artiste e veprimtare, të cilat jetojnë në vndin tonë, por dhe në trojet tjera amtare, në shtete të ndryshme të  Europës dhe deri në Amerikë e  Kanada.Por edhe kolegu e miku i përbashkët, Sejdo Harka ka shkrime të bollshme, sidomos recensione e studime letrare, për botime të autorëve të ndryshm, me të cilët mund të botojë një libër tjetër.

Këto takime ne i shfrytëzojmës edhe për t’u lidhur përmes celularëve me kolegë e miq krijues, disa nga të cilët jetojnë jashtë kryeqytetit, Kështu, sot ne i uruam shëndet e shërim të shpejtë, arsimtarit e publicistit veteran, Ibrahim Hajdarmataj, me banim në Zogaj të Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Ai  doli nga spitali “Nënë Tereza” i përmirësuar, nga një semundje e papritur dhe po e vazhdon kurimin te djemtë e tij, që jetojnë në Tiranë. Por ne biseduam në celular dhe me miqtë tanë, Bajram  Gashi e Kadri  Tarelli, në Durrës.

Tërë këto biseda të këndshme e çlodhëse për ne, i shoqëruam me kafe e çaj, por dhe me ato “shishkat” e njohura të rakisë e karramelet, me të cilat na gosititë përherë, kolegu e miku ynë shumëvjeçar i gazetës “Mësuesi”, ku kemi shërbyer mjaft kohë edhe ne.

Të më falin lexuesit për këto radhë, paksa, me përmbajtje vetjake. Por qëllimi i tyre është të tregoj, se takime të tillë na e bëjnë jetën e përditëshe më të bukur e më të gëzuar, na çlodhin e sikur harrojmë edhe ndonjë problem, që shoqëron cilindo, në jetën vetjake ose familjare.

Prandaj, duke u ndarë, ne të katër u përshëndetëm përzemërsisht me njëri-tjetrin dhe presim radhën e një takimi të tillë mbresëlënës, pse jo, dhe me një rreth miqësor më të zgjeruar.

Tiranë, 24 shtator 2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s