Një “orë gjeografie” nga gjeografia krijuese e Namik Selmanit

  Libri “Njerëz  të mirë”

                       (ese)

Nga  Përparim   Hysi

           Titulli i esesë sime është sjell si metaforë apo si një simbolikë e  gjithçka që do shkruaj për librin “Njerëz  të mirë” të Namik  Selmanit. Duke u shprehur kështu, besoj se nuk jam larg të vërtetës. Përkundrazi: jam në ato ujëra. Se, nëse gjeografia na informon për vende dhe popuj, po kështu ka bërë dhe Namik  Selmani në librin e tij “NJerëz  të mirë”.


                     *     *    *

Po para se t’ju ftoj dhe ju  për ta ndjekur këtë “orë gjeografie”, dua që, paraprakisht, të jap disa përshtypje të mia për “mësuesin” e kësaj ore; për Namik Selmanin ashtu siç e njoh unë. E them që në fillim: ky është vetëm vizioni im dhe në asnjë mënyrë nuk dua të ndikoj tek cilido që lexon këto përshtpyje të mia.

Namik Selmani ka një krijimtari shumë të gjërë: deri tani është autor i 46 (dyzet e gjashtë librave) dhe është aq prodhimtar sa të duket që as nuk fle dhe as nuk ha dhe as që merr frymë si gjithë të tjerët. Si? Po zmadhoj diçka për  të? Jo.Jo. Aspak. Provoni të rrini me të qoftë dhe për pak kohë dhe ndiqeni me vëmendje: me trup është aty, ulur,por me mend kushedi seç bluan. Bluan o ndonjë motiv për poezi,o ndonjë temë për tregim dhe,pa tjetër, është në projektim të një libri. Kurrë nuk  e sos një bisedë të nisur,se tak: je tek i shfaqet “një detyrë shtëpie” që nuk pret. Jo për familjen kjo,”detyra e shtëpisë” por është ajo tema që i bën karshillëk që, në kohë rekord, do ta kryejë e t’i jap  udhë. Dhe ky”karshillëk” nuk ndodh vetëm njëherë dhe për një copë herë, po i është bërë si “Lëkura e Shagrenit”. Është tipi më i çuditshëm që kam njohur, Edhe në një gosti që vazhdoi  gati  katër orë të mira dhe ku prezent qemë gati 10 shokë e shoqe krijues, i vetmi që nuk e hapi gojën qe ky, Namik Selmani. E dini pse? Kushedi ku udhëtonte  me mendimet e tij.

I papërtuar për të rrugëtuar. Kushedi se sa herë ka udhëtuar në Evropë, po se po, po deri në Amerikë. Ka gati 10 ditë që është në Boston dhe do rrijë 6- muaj atje. Të gjitha udhëtimet i ka me bukë e me bereqet të bardhë. Kur flas për udhëtimet e tij  në gjithë Shqipërinë e jashtë saj: në Mal  të Zi e në Kosovë, në Maqedoni,Greqi apo Turqi, në Francë apo Austri, më vjen ndërmend shkrimtari i madh grek i shekullit XX-të NIKOS KAZANZAQI i famshëm për  udhëtimet e tij. Ndër personazhet e librave, Namik Selmani, më kujton atë FELIAS FOGUN  e ZHYL VERNIT që i ra  rreth botës për 80-të ditë. Kur e krahasoj me një futbollist, Namik Selmanin (kurrë nuk do ketë luajtur futboll) më ngjan me atë futbollistin që, pasi e gjuan topin nga korneja, vrapon me një fyrmë që ta bëjë golin vet. Dhe, gjithmonë siç gjykoj unë, NAMIK SELMANI si krijues gjithëplanesh, është ai”lojtari i shahut” që vetkërcënohet nga”ceintnoti”. Gjithmonë vrapon sikur koha është me mungesë dhe,si nikoqir i mirë, nuk do të humbasë qoftë dhe minutin. Pse jeton, krijon dhe vepron kështu,  biografinë e punës dhe të  krijimit e ka të bardhë e të suksesshëm.


                   *     *    *

Mos kujtoni se gaboj, kur shkruaj kështu për Namik Selmanin. Është i asaj natyre krijuese që jo vetëm e kap motivin, por di ta zhbirojë në gjerësi e thellësi. Nëse do shkruaj për diçka që nuk e njeh në themel, nuk tërhiqet dhe t’i bëjë bisht. E lë gjumin (e fle me copa: si ta ndjekë dikush me shkop) dhe o arrin atje ku duhet, o nuk ka. E kam me prova.

Unë jam fierak dhe kam bërë një tregim për një futbollist nga më të shquarit si KUJTIM MAJACI, por as e mendoja se mund të bëja një libër për të. Nuk e bëra unë, por NAMIK SELMANI “ma hëngri kafashatën nga dora” jo vetëm e bëri librin për të,por shkoi deri në MAJAC të Kosovës për t’i vënë pikat mbi i. Dhe mua sa më erdhi mirë për këtë arritje,aq e mora “inat” këtë NAMIK SELMANIN që më vuri poshtë.


                      *     *    *

Tani pse e quajta librin e tij të fundit”orë gjeografie”.  Se, me tëvërtetë,i tillë është ky libër. Tek i lexoj një nga një shkrimet publicistike të tij, s’kam se si mos kujtoj të madhin DRITËRO AGOLLI që në një nga intervistat e tij u shpreh:” Gazetaria e ka mprehur penën time”. Dhe kështu ka ndodhur dhe me NAMIK SELMANIN duke patur një “penë të mprehtë si gazetar”,ai në “orën e gjoegrafisë” jo vetëm na ka treguar ” vende e popuj”, por aq mirë e ka”zhvilluar atë orëgjeografie”, sa unë apo kushdo lexues shkon pa frikë në Mat dhe kërkon “audiencë” nga AQIF YMERI. Nuk ka nevojë të pyesësh se ku e ka shtëpinë,po shko në PETRAALBË dhe bërtit:- O Aqif Ymeri  më ka dërguar Namik Selmani këtu dhe ke  për të parë se si do të presë ai MATJAN që ruan të gjitha karakteristikat e vendit.

Nëse shkon në GJAKOVË, kërko AGIM  HAXHIN apo AGIM BIÇIKLETËN dhe çoi”selam” nga Namik Selmani dhe ke për të parë, po nuk të mbajtën në krahë.

Në Elbasan të pret mësuesi i dalluar ALI  SALLJA; në  Berat njihesh me një rudit si ABEDIN  KAJA; njihesh me një fotograf të shquar nga Kosova si SHKËLZEN REXHA apo siç e quajnë”MARUBI I KOSOVËS”; njihesh me momente emcionuese si ato të”Manifestimit të Plisit të bytyçëve në Dajt”; njihesh me “huqet e mira” të poetit krutan,HAMDI MEÇE; me një njeri që tërë jetës e ka kërkuar suksesis si SHABAN DUKA; mandej mund të ulesh në”Sofrën e GJAKOVËS”; njihesh  me misionin fisnik të FATMIR BRAZHDËS dhe, së fundi,”ora e gjeografisë” mbaron me zërat e përjetshëm të vendlindjes.

Siç shihet, nuk ka “orë” më interesante. I rrëmbyer nga këto mbresa shkrova dhe i uroj NAMIK SELMANIT që, kur të kthejë nga Bostoni, ta ketë gati një libër me përshtypje si për këtë “NJerëz të mirë”. Ka nevojë shoqëria mbarëshqiptare për shkrime të tilla ku ravijëzohen personazhe që e ngrohin atmosferën  aq polare të postdemokracisë.

 

                                 Tiranë,   19 shtator 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s