Turqia e Erdoganit , shqiptarët duhet t`i shikojë me një sy ndryshe

“Duke marrë shkas nga vizita e fundit e delegacionit turk në Serbi, sikur ka njëfarë prirje drejt krijimit të bindjes se po konturizohet një bosht strategjik Beograd-Ankara, që nuk i lë hapësirë miqësisë turko-shqiptare. Është një përshtypje që ndahet nga një pjesë e opinionit se turqit thuajse në mënyrë ataviste po sillen si në kohën e Perandorisë Osmane, pra në kundërshtim me interesat qenësore shqiptare.- shkruan  Mentor Nazarko (http://konica.al/2017/10/turqia-e-pare-pertej-bardhezise/ )”
I përmendur në këtë shkrim, me të drejt e shtroj pyetjen : A duhet Turqia e Erdoganit të na shikojë me në sy ndryshe?  Përvoja e 20 viteve të fundit të marrëdhënieve Turqi -Kosovë, Turqi -Shqipëri tregon se sjellja e Turqisë ndaj nesh nuk ndryshonte aspak nga ajoo e Xhon-turqve.

Të shkojmë me radhë: “ Kongresi i Dibrës (1909) ishte mbledhje e organizuar nga Komiteti Qendror xhonturk “Bashkim e Përparim” me karakter të përgjithshëm osman. Kishte për qëllim të bashkonte, nën flamurin e osmanizmit, vendet e Turqisë evropiane, e veçanërisht klasat drejtuese të Shqipërisë. Morën pjesë 325 delegatë nga qytetet e ndryshme të vilajeteve të Turqisë evropiane, shumica e të cilëve ishin shqiptarë. Kongresi miratoi një program prej 17 pikash. Pjesa e parë prej 5 pikash, përfaqësonte programin osman të paraqitur që në fillim nga xhonturqit. Në pjesën e dytë të programit, të përbërë prej 12 pikash që iu imponua Kongresit prej atdhetarëve shqiptarë, u përfshinë edhe disa nga kërkesat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me karakter kulturor. Atdhetarët shqiptarë e shndërruan Kongresin në një arenë të luftës kundër reaksionit xhonturk për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.”

Për më tepër, Komiteti Qendror “Bashkim e Përparim” dhe ithtarët e tij në Shqipëri, si myftiu i Manastirit, Rexhep efendi Tetova etj., i dhanë popullaritet, me anën e shtypit, të mitingjeve e të mjeteve të tjera, asaj pjese të vendimeve që bënte fjalë për unitetin e shqiptarëve, si “osmanllinj”, ……”Pikë së pari Komiteti i turqvet të rij filloi të fusi në dorë hoxhallarët fanatikë edhe civilët e korruptuem, të cilët i shtytën që të pranojnë shkronjat osmanishten, për gjuhën shqipe. Me qenë se shkronjat arabishte, përveç që nuk kanë zanore, por edhe si gjuhë semitike, nuk përfshijnë as bashkëtingëllore, me një fjalë ky ishte një mjet mashtrues për me i ndalue shqiptarët në fushën e kulturës. Në të gjithë Shqipërinë bota u nda në dy anë: partizanët e shkronjave latine edhe partizanët e shkronjave arabe. E para përfaqësonte kulturën evropjane edhe e dyta kulturën orientale, e para përfaqësonte nacionalizmin shqiptar, e dyta fanatizmën fetare; e para gjallninë, e dyta vdekjen. Në këtë luftë grekërit edhe serbet ndihmonin propagandën e turqve të rij (Mendim i lire i lexuesve). Pra, qëllim djallëzor i Turqisë xhon-turke !

Nëse kthemi prapa tek Kongresi i Berlinit (1878 ):” Mashtrimi turk,por edhe papjekuria shqiptare na ka kushtuar shumë gjatë historisë .Neve gjithmonë na ka munguar qendra e vendosjes kombëtare, Na mungon edhe sot. Kronisti gjerman  Peter Bartler (“ Koelnische Zeitung “,1878) konstaton se ,”Shqiptarët, jo vetëm që nuk u thirrën ne Kongresin e Berlinit , ku vendosej edhe per fatet e tyre, por ata nuk paten as ndonjë mbrojtës te tyre, i cili sadopak do te fliste per ta , që do të thotë se përfaqësuesit e Portës ne Kongresin e Berlinit kishin mandatin” që të flisnin për mbrojtjen e vilajeteve shqiptare e që hapësira e tyre sa më pak tu jepej te tjerëve, dhe këtë e bënin duke e theksuar edhe fjalën Shqipëri si tërësi etnike, por assesi që asaj nga aty ti paracaktohej çfardo statusi autonom. (Jusuf Buxhovi). Po vallë pse? pse na ”donte” aq shumë sa që nuk e ”lejonte” shkëputjen nga ne.

Mashtrimi  tjetër turk: “Në kohën e Lidhjës së Prizrenit u mbajt dhe Kongresi i Berlinit, por mashtrimet turke ishin shumë ”joshëse” për ne ,  Sulltani e emëroi Abedin Pashën (shqiptar ) si Ministër të Punëve të Jashtme. Ai ishte i mashtruar dhe ja çka shkruan në letrën e tij:

”Me emër dhe me dëshirë të të madhit zot shpresoj se do ti kryej dhe do ti plotësoj obligimet e mia. Ashtu si vellezërit tanë , edhe unë ia kam venë vetës për detyrë që terë jetën të punoj dhe të përpiqem për të mirën dhe fatin e atdheut tonë Shqipërisë . ( Cila ishte Shqipëria e asja kohe? a mendonte  në katër vilajetet shqiptare të cilat edhe ishin  cunguar më herët ? fxh)  Ju mund ti merrni me mend ndjenjat e mia të tanishme dhe duhet tu besoni atyre , tash ne ketë pozitë që jam . Unë po uroj që ti dëgjoni këshillat e mia , sepse ekzistojnë disa , te cilët qeverinë atërore të madhërisë së tij Sulltanit , dëshirojnë ta komprometojnë. Ai juve dëshiron t`u mbrojë .(mashtrim,mashtrim fxh).  Në Berlin ka ditë që po kuvendon një Konferencë për te zgjidhur si duhet çështjen greke.  ( Pse jo atë shqiptare? fxh) “

Në saje të angazhimit të qeverisë sonë , e cila ka marre masa paraprake , jam shumë i bindur se rezultatet e kësaj mbledhjeje nuk do te shkojnë në dëm te Shqiptarëve , sepse synimet e fuqive te mëdha që Shqipërinë ta lenë te madhe , ju do ti shfrytëzoni .( Pra fuqitë e mëdha e paskan dashur një Shqipëri etnike ,të madhe …por jo turku fxh) .

Prapë tek fjalët e Abedin Pashës  “Dëshirë kryesore e Madhërisë së tij  Sulltanit , kur me emëroi ministër të Punëve të Jashtme , ishte që të tregonte se zemra e tij e madhe gjithnjë rrah për Shqipërinë dhe se ajo është e lidhur ne mënyrë vitale me interesat e përgjithshme të shtetit . ( Jusuf Buxhovi,Kongresi Berlinit 1878 fq.78,79)”

E shihni hipokrizinë dhe mashtrimin nga turqit? A nuk është e njëjtë me ato të Erdoganit që jemi vëllezër ?

Duke u nisur nga e kaluara :  “Të mos harrojmë faktin se nga të gjitha gjuhët e të gjithë popujve të pushtuar nga osmanët, gjuha shqipe u ndalua në mënyrë të veçantë e me forcë. Mjafton vetëm ky fakt për të treguar gjenocidin e Perandorisë osmane kundër shqiptareve, kundër kulturës dhe identitetit të tyre. Ne nuk mund t’i fshehim te vërtetat historike. Mjafton të kujtojmë përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të Rilindësve shqiptarë për të parën shkollë shqipe laike, e cila u arrit të hapej vetëm me 7 mars 1887 në Korçë.” (1)

 Turqia e Erdoganit që të na shikojë me një sy ndryshe nuk ka guxuar që të dëshirojë  : “Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë.:

Ku mbeti miqësia turke kur “ Turqia që nga 1999 filloi të fus në dorë hoxhallarët fanatikë edhe civilët e korroptuem, të cilët i shtytën që të pranojnë ndërrimin e historisë sonë :   “Ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin e tyre. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar”.  Pra ?

Mentor Nazarko në shkrimin e tit shkruan : “ Shqetësimi i aktivistëve socialë me prirje antiturke ka shpesh edhe referenca historike, të cilat janë të vërteta, meqë edhe unë i qëndroj asaj që thotë Ismail Kadare se Perandoria Osmane ishte një pengesë dhe vonesë në kursin e shqiptarëve drejt Perëndimit. Ndryshe nga ky grup aktivistësh kombëtarë, si Fahri Xharra apo gazetari ynë Salih Mehmeti, unë mendoj se nuk duhet vënë a priori shenja e barazimit midis Turqisë së sotme dhe Perandorisë Osmane . As ne si “aktivistë socialë nuk vejmë shenja barazimi  dhe nuk jemi me prirje antiturke , por e vërteta turke ndaj nesh e këtyre njëzet viteve të fundit e tregon vazhdimësinë xhonturke ndaj nesh .

Teksti i nënshkruesve të peticionit kundër ndryshimit të historisë : “Ne kemi dëshiruar dhe dëshirojmë që marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe turqve dhe shteteve të tyre respektive të jenë miqësore, të sinqerta dhe në interes të popujve tanë, por siç thoshte Aristoteli i pavdekshëm, “Amicus Plato, sed magis amica veritas”. (“E kam mik Platonin, por e kam më mike të vërtetën).

Pra , Turqia e Erdoganit duhet të na shikojë me një sy ndryshe !

Fahri Xharra, 16.10.17
Gjakovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s