Dialogë mbi vërtetësinë e rritjes së Tokës

Prof. Asoc. Dr. Thanas P. Gjata

Albin, Tiranë 2014 / Konspekte

Ka shumë mundësi që materia, ashtu sikurse është konstruktuar në trajtë të stërngjeshur në bërthamë të atomit apo në yjet neutronikë apo kuark- neutronikë, në kushte të caktuara kozmike dhe në një formë tjetër të panjohur, mund të jetë konstruktuar në trajtë të stërngjeshur si thelb bërthame në Tokë.

Bërthama e Tokës potenciale ishte një thelb bërthame me kurorë vezulluese prej plazme, ka qenë vetëm njëra prej bërthamave planetare jashtëzakonsiht energjitike, që rrotulloheshin rreth një bërthame supergjigande superenergjitike dmth Diellit. Kjo ishte faza foshnjore e formimit të sistemit diellor prej mjegullnajës. Mandej, ashtu si bërthamat e tjera, edhe bërthama e Tokës ishte burim energjie, lëshonte grimca dhe nëngrimca, rrezatim dhe plazmë. Me kalimin e kohës, masa mbizotëruese e plazmës, e formuar rishtazi, rikonstruktohej në një materie atom-molekulare, që duke u ftohur formonte lidhje silikate që do të formonin masën e ngurtë që do të mbështillte bërthamën. Kështu filloi procesi i formimit dhe i rritjes së Tokës, prej transformimit të thelbit energjitik të bërthamës. Në këtë proces u tërhoq edhe materiali i mjegullnajës brenda rrezes së veprimit të gravitacionit të bërthamës.

Nuk u formua së pari Toka dhe pastaj “lëshoi” për të rënë në “fund” bërthamën, përkundrazi, është bërthama, më saktë, thelbi i saj që e ka bërë tokën Tokë”.

Jo materia e zakonshmë molekulare, por një materie e pazakontë kozmike transformohet fshehurazi dhe heshtazi në bërthamë të Tokës. Jo nga Toka aglomeratike e rishkrirë kulloi bërthama në qendër, përkundrazi bërthama, më saktë thelbi i saj i transformueshëm, e bëri tokën Tokë Nuk janë rrymat vorbulluese ato që qarkullojnë pllakat tektonike me “ngrirje- shkrirje” në një Tokë me madhësi të fiksuar, përkundrazi është procesi i transformimit të materies në vatrën energjitike brenda në bërthamë që Tokën e bën aktive, e rrit dhe shkakton largimin e pllakave nga njëra tjetra. Vatra energjitike e Tokës mohon Shpërthimin e Madh. Shpërthimi i Madh aludon për qiell kozmik. Kjo është gjeoterori e materies në transformim universal.

Përveç trajtës së zakonshme atom-molekulare, materia ndodhet edhe në dy trajtat e tjera jo të rëndomta që janë:

-trajta stër e rralluar dhe e superrralluar e fushave fizike dhe e flukseve rrezatuese.

-trajta e stërngjeshur apo e superngjeshur, e koncentruar në bërthamat e atomeve të elementëve kimikë, në yjet superkompakt dhe vrimat e zeza.

Mund të them se ashtu sikurse Koperniku e ndali Diellin dhe lëvizi Tokën, ashtu Vedat Shehu me modelin e bërthamës së Tokës e ktheu atë nga një kullesë inerte në objekt kozmik dinamik.

Kontinentet mund të largohen nga njëri tjetri vetëm nëse Toka rritet prej transformimit  të ndonjë trajte të panjohur materie që funksionon brenda në bërthamë, si një vatër gjeneruese atomesh elementesh kimikë dhe energjie.

Bërthama, thënë më mire, thelbi i saj është një objekt kozmik aktiv që shkakton dinamizmin, rritjen e tokës dhe proceset gjeotektonike.

Bërthama e Tokë është përcaktuar si Diell në miniaturë, nga kjo teori.

Nëse Gjeoteoria bëhet hipotezë pune, varianti abiogjen bëhet përparësor dhe vendburimet e naftës dhe të gazit do të zbulohen në zona të reja dhe, për më tepër, do të zhduket frika e mbarimit të rezervave në vendburimet ekzistuese, sepse do të kenë furnizim të vijueshëm me hidrokarbone të gjeneruar rishtazi.

Bolshevizmit nacionalist rus iu imponua aleanca me shtetet demokratike perëndimore, për shkak se u rrezikua nga sulmi agresiv i vëllait të vet, nacional-socializmit gjerman.

Tek ne me nocionin antifashizëm, u vendos një nacional-komunizëm bolshevik në shërbim të njëshit.

Komunizmi lindi si internacionalizëm dhe u instalua si bolshevizëm rus, tek ne si antifashizëm me parullën “Vdekje fashizmit- Liri popullit”. Fakti është se i ashtuquajturi komunizëm në Shqipëri u kthye në një maskë sikur ishte mbrojtës i Shqipërisë dhe shqiptarizmit me udheheqësin, njëshin e vet të kalibrit botëror. Vetë sundimtari u bë një altoparlant nacional-antikomunist, shau dhe poshtërori një e nga një, të gjitha partitë komuniste e njohura në botë. Edhe ndalimi i fesë u bë nga alergjia që kish sundimtari, kur i mungonte informacioni i plotë se çfarë bisedohej brenda faltoreve.

Gjeologu përgjithësisht është fizikan i tokës dhe jo vetëm fizikan, por edhe njohës i thellë i kimisë së tokës dhe akoma më shumë njeh evolucionin e shumëanshëm të tokës, evolucionin kimik, evolucionin litologjik dhe sidomos atë biologjik.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 1 tetor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s