Enver Zhinipotoku: Portrete të anatemuarish

Botim i tretë i plotësuar

Ferizaj, 2017

Episod me Avdulla Gashin (258-260)

Sa herë jam takuar me Avdullain jam takuar me një copëz lirie – Kemajl Aliu

1

Enver Zhinipotoku

Ndjenjën e mosdurimit të së pavërtetës, Avdulla Gashi e vulosi (ndonëse atë e pagoi me largim nga vendi i punës nga Fabrika e Tubave ku punonte) duke e kundërshtuar një zyrtar të lartë serb, që kish ardhë t’u fliste punëtorëve për “nacionalizmin dhe irrendentizmin shqiptar”.

Bogolub Nedelkoviç, ndër zyrtarët më të lartë serbë të Kosovës, madje edhe në nivel jugosllav, kishte ardhur t’u mbante një “ders” punëtorëve shqiptarë të kësaj fabrike për demonstratat e pesë ditëve më parë (1981).

Nedelkoviçi foli 15-20 minuta para një mase prej 500-600 punëtorësh të fabrikës që kishte 1300 punëtorë, fillon rrëfimin ing. Nezir Parllaku, shef prodhimi dhe kryepunëtor i repartit të izolimit ku punonte edhe Avdulla Gashi. Kur u hap diskutimi për fjalimin e zyrtarit serb, të cilin e shoqëronte edhe drejtori i fabrikës Sabri Zegu, i pari dhe i vetmi që e mori fjalën qe Avdullai. Ai filloi akuzat ndaj sistemit komunist jugosllav të pas Luftës së Dytë Botërore, ku shqiptarët, pothuaj gjatë gjithë kohës kishin qenë të diskriminuar dhe me të drejta më të pakta se popujt e tjerë. Në fjalën e tij Avdullai tha se edhe vetë i kish përjetuar si fëmi këso padrejtësish dhe mbante mend zinë e bukës, kur shqiptarëve u merrej gjithë ajo që kishin, madje edhe mielli në magje, në kohën e “otkupit”, kurse Ti, i tha Nedelkoviçit u ke hipur me gjunj në bark shqiptarëve duke u kërkuar t’i dorëzojnë edhe ato gjëra që nuk i kishin.

Diskutimi i tij i guximshëm i entuziasmoi të gjithë punëtorët të cilët shpërthyen në duartrokitje të gjata, kurse zyrtari serb “zihej” në vetvete për atë që po dëgjonte.

Ju, i thoshte Dulla Nedelkoviçit, na flisni këtu për barazi shoqërore që gëzojnë shqiptarët dhe për vëllazërim- bashkim, duke i akuzuar pjesëtarët e popullit tim si “prishës” të kësaj idile jugosllave. Ndërkaq faktet flasin ndryshe, sepse padrejtësitë janë aq të mëdha, saqë Ju për ditëlindje fëmiut tuaj mund t’i blini një veturë ndër më të shtrënjtat, kurse unë e shokët e mij, as një palë çorape! Madje, fëmijtë e mij, që i kam 12, as nuk dinë kur e kanë ditëlindjen, sepse nuk e festojnë kurrë!

Këto fjalë të Avdullait e kishin xhindosur fare Nedelkoviçin, por më inat i vinte pse duartrokisnin punëtorët!

Në mbrëmjën e po asaj dite, 8 prill 1981, policia shkoi në shtëpinë e Avdulla Gashit, e arrestoi atë dhe me procedurë të shpejtuar, e dënojnë me dy muaj burg.

Akti i guximshëm i punëtorit Avdulla Gashi e kish shndërruar atë në “legjendë” të asaj kohe në qytetin e Ferizajt, në rrethinë e thuajse në tërë Kosovën. Të gjithë pyesnin për të, solidarizoheshin me të, ta shihnin e ta përgëzonin.

Punëtorët nisën menjëherë të dorëzonin një pjesë të rrogës dhe këtë dhe shumën e mbledhur e dërgonin në familjen e tij. Kjo zgjati jo pak por tetë vjet, deri në qershor 1990.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 7 tetor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s