Gjuha shqipe e ndaluar, si zakonisht, gjatë shekujve

Nuk e kam për asgjë më shumë se sa të kërkoj një lloj baraspeshe në kërkesat e turqve të sotëm ndaj nesh . Të gjithë e dimë se  sot  cila është Turqia ; cilat janë interesat e saja strategjike nëpërmjet nesh në Ballkan. Me postimet e mia unë vetëm po e kërkoj një peshë të barabartë në marrëdhënjet tona.
Referenca e ime kryesore për një këndellje të mendjes gjithëshqiptare është dhe mbetet Kadare.
“Me gjak e me lot tragjedie u themelua trualli i shqiptarëve. Frika irracionale që shkaktonte kombi shqiptar te të tjerët, në Ballkan gjoja, në fakt, ka qenë gogol propagande. Por tani, kemi frikë se mos e humbim vetë me dorën tonë shqiptarinë, lirinë tonë. Kemi frikë se mos nga gogol propagande shndërrohemi në gogol-xhihadësh. Perandorët e rinj osmanë, Erdogan-sulltanët me dhëmbët zgërdhirë,  po këndojnë këngën “Ty shqiptar të kam gaz”. Europa perëndimore mezi ja hoqi nga thonjtë (për)dhunuesit shqiptarëve, për ti kuruar trutë atyre në familjen e shtëpisë së saj europiane. Mirëpo, trauma pesëshekullore e pushtimit osman  paskësh qenë e rëndë, fryma otomane paskësh lënë probleme të ndërlikuara. “ (https://topkadare.com/2016/07/10/mka-zane-vorri-oh-me-bese-te-dhane/ )

Fryma pro-osmane, po krijon themele të reja në Shqipëri, Kosovë , te shqiptarët e Maqedonisë ka kohë që ka zënë vend. Tashmë nuk është film po të  përmendet hapur këtu se:  feja islamike është përqafuar nga më shumë se gjysma e shqiptarëve, se ka pashallarë të rinj vendës të lidhur me një mijë fije me erdogan-sulltanët e Anadollit, ka një shtresë njerëzish të nëndheshëm (të rrezikshëm) me prirje proislamike, ka shoqata të reja  „ Dum Babën“(dalin hapur nëpër mediat shqiptare) të cilat janë gati të përmbysin gjendjen deri në rebelim pro turk etj.,etj, Alarm! ( IK)

A nuk po e shohim se ku jemi ? A nuk po e shohim se për ditë e më shumë jemi të zënë në grackën  serbe ?

Ja një dokument , të cilin e keni parasysh  ; Një urdhër qeveritar turk në të përditshmen “Cumhuriyet “ të datës 21.05.1936 me të cilin ndalohet  edhe gjuha shqipe në Bashkinë  Gënen. Ndalohet në  rrugë, në Pazar ,në vendet pra publike. Po  në shkolla? Vetëm turqisht!

Në këtë urdhëresë përfshihej edhe ndalimi gjuhëve tjera jo turke .Por? Ne në Kosovë gjuhën turke e zyrtarizojmë për një numër të vogël njerëzisht që nuk dinë ta dallojnë se feja e tyre nuk është Turqia, dhe se feja e tyre nuk është kombësia turke. Ne jemi shumë dorë shlirë në mohimin e vetvetes.

Ky mohim do të ketë pasoja: “Kush nuk beson se Serbia, nga njëra anë paguan radikalizimin islam, nga ana tjetër ankohet fuqive perëndimore duke i paditur ata: «Ja për çfarë na bombardove 1999-ën, për xhamitë e shqiptarëve!» – pyet  Ismail  Kadare

Nëse ne të pranojmë, mos na hyp në qafë i kisha thënë Turqisë ! ( “E padurueshme është qetësia që shfaqin politikanët shqiptarë të të dyja vëndeve, Kosovë e Shqipëri”. Kadare  )

Pra  “Taksën për liri shqiptarët e paguan me çmim shumë të madh. Çdo shqiptar i vërtetë anembanë globit ka dhënë kontribut për këtë liri të munguar . Çdo shqiptar i vërtet duhet të jetë në gjendje ta mbrojë  po me çmim të madh lirinë nga krimet që duan të bëjnë të tjerët në emër të saj. “

Fahri  Xharra, Gjakovë
05.09.17

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s