Parathënia e librit “Guri i dashurisë” (La Ŝtono de la Amo)

Para pesë vitesh, pata fatin të njihesha me zotin Sali Bashota, profesor në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Hasan Prishtina” në Kosovë. Miku im, esperantisti Tomasz Chmielik, që ka dhënë një ndihmesë të madhe në përkthimin e letërsisë shqipe në Esperanto, në atë kohë kishte përkthyer dhe përgatitur për botim një përmbledhje poezish të shkrimtarit Eqrem Basha nga Prishtina me titull “Bota është një pejsazh me ngjyra të shndërritshme” (shiko: http://katalogo.uea.org).

Unë mora përsipër përkthimin e një përmbledhje poezish të Sali Bashotës, shumë më voluminoze. Por e bëra atë me kënaqësi. Dua të pohoj se nuk ka qenë e lehtë për mua për të kthyer në Esperanto shprehje kaq delikate dhe të thella të shkrimtarit, që është përkthyer tashmë në shumë gjuhë të tjera. Me qenë se unë vetë nuk jam poet, as shkrimtar, kërkova ndihmën e një provlexuesi vullnetar, pikërisht të Tomasz Chmielik. Për fat të keq, gjendja e tij shëndetsore shkoi jo mbarë dhe ai nuk mundi ta bëjë këtë. Provova të kërkoj ndihmë nga miq të tjerë esperantistë nga vende të ndryshme. I falemnderoj shumë ata që provlexuan të paktën pjesë nga tekstet, pikërisht zotërinjtë  Vilhelmo Lutermano (Kubë), Jose Leite Jr (Brazil) dhe Benoir Philiphe (Gjermani).

Më në fund, Petro Chrlde, (Ҫeki) e mori përsipër botimin e librit dhe kërkoi ndihmën e zotërinjëve Carlo Minnaja (Itali) dhe Miroslav Malovec (Ҫeki), të cilët e provlexuan tërë materialin voluminoz dhe bënë vërejtje dhe sugjerime tepër të vlefshme që u pasqyruan në këtë botim. U shpreh atyre një falemnderim shumë të përzemërt.

Për të kuptuar poezinë e Sali Bashotës, së pari duhet të dimë diçka për historinë moderne të Kosovës, të kësaj krahine të aneksuar me dhunë nga Serbia në vitin 1913 dhe të shkëputur prej saj në qershor 1999, falë ndërhyrjes së NATO-s dhe kryengritjes së brendëshme. E përbërë, në më shumë se 90 %, nga shqiptarë etnikë, kjo krahinë, tani një shtet i pavarur, ka vuajtur jashtëzakonisht nga regjimi mbretëror dhe më pas komunist i ish Jugosllavisë. Veçanërisht tragjike ka qenë periudha 1997-1999, kur ndodhi lufta e fundit në Kosovë. Forcat ushtarake dhe policore serbe zbatuan atje një trysni të skajshme politike dhe ekonomike, duke burgosur, vrarë, përdhunuar seksualisht dhe duke dëbuar gjysmën e popullsisë shqiptare të Kosovës për në vendet fqinjë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Poeti ka vuajtur bashkë me popullin e vet. Ndër të tjera, në gusht 1998, atij ja dogjën shtëpinë me të gjitha dorëshkrimet në të. Ai tregon, përmes metaforave, figurave artistike, se çfarë ka ndodhur në qytetet e fshatrat e atdheut të tij. Për këtë ai evokon  edhe ngjarjet historike si dhe mitologjinë, që është fort e lidhur me atë të bashkëatdhetarëve të tij. Kështu, përmes vargjeve dhe prozave poetike do të zbuloni shumë trishtim, vaje, errësirë, por edhe dashuri, ëndërra, shpresa, shkëlqim dhe ringjallje.

Bardhyl Selimi, 2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s