Shkrimtari Sali Bashota tani edhe ne gjuhën Esperanto

Katër vite më parë, në Bibliotekën Kombëtare- Prishtinë u bë promovimi i një tufe poezish të shkrimtarit Eqrem Basha, nën titullin “Bota është një pejsazh me ngjyra të shndërritshme”. Bëhej fjalë për një përkthim në esperanto. Morën pjesë, përveç autorit, profesori Sali Bashota, Baca Adem Demaçi dhe miq esperantistë nga Polonia, ndër ta përkthyesi i librit z. Tomasz Chmielik. Ky i fundit kish marrë përsipër edhe përkthimin e një tufe poezish të zgjedhura të z. Sali Bashota, veprat e të cilit kanë gjetur deri tani botime në shumë gjuhë të tjera. Mjerisht, gjendja shëndetsore e z. Tomasz nuk e mundësoi këtë. Atëhere punën e nisur e vijova unë, ndonëse jam vetëm një ish mësues i matematikës, duke shtuar edhe prozë poetike.

Sigurisht, nuk ka qenë e lehtë, por me këmbënguljen e autorit, u arrit që një ndërmarrje botuese në Republikën Ҫeke, Kava- Pech, me drejtues z. Petr Chrlde, të sigurojë redaktimin letrar nga dy ekspertë të gjuhës esperanto, zotërinjtë Carlo Minnaja dhe Miroslav Malovec si dhe botimin e krejt librit me afro 400 faqe nwn titullin “La Ŝtono de la Amo”( Guri i dashurisë)

Kështu, në Kosovën e pavarur kemi dy vepra të shkrimtarëve të njohur, tani edhe në gjuhën esperanto. Presin botimin dy romane të z. Adem Demaçi (“Gjarprinjtë e Gjakut” dhe “Nëna Shegë dhe pesë gocat”), poezite e Ali Podrimjes (Pa Fjale), poezitë e znj. Flora Brovina, (“Mat e çmat”) etj.

Këto botime u shtohen atyre të bëra më parë në Shqipëri, sikurse janë dy romane të Fatos Kongolit (“Lëkura e Qenit” dhe “I Humburi”), novelat e Ylljet Aliçkës (“Parullat me gurë” dhe “Një ndodhi me ndërkombëtarë”), poezitë e Luljeta Lleshanakut, (“Lundo en sep tagoj”- E Hëna në shtatë ditë), poezitë e Bedri Alimehmetit, (“Kanzono por vi”- Kjo këngë për ju), novela “Polino- Polakja ” e Bajram Karabollit, etj.

Bardhyl Selimi, 8 shtator 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s