Zef Mirdita babai i Dardanisë antike

Nga Fahri Xharra

Burri i shqiptarisë Zef Mirdita , një jetë të tëre ia kushtoi historisë , të kaluarës dhe rrënjëve  tona të lashta. Është një humbje e madhe për kombin kalimi i tij në amshim, dhe si shqiptar do e ndjejmë shumë mungesën e tij.

Zef Mirdita u lind në Prizren, më 13 mars të vitit 1936.  Shkollën fillore e kreu në Prizren, ndërsa gjimnazin klasik, respektivisht interdioqezian, në Pazin dhe në Zagreb…por vazhdimi jetës së tij ishte historia , zbardhja e saj dhe referimi në studimet e Zef Mirdites  na jep nderë ; na jep krenari për ballafaqim edhe më mohuesit më “bindës “ të huaj dhe vendas të vërtetës shqiptare.

Në Fakultetin Katolik Teologjik në Zagreb, më 1958, apsolvoi Filozofinë,por qëllimi i tij ishte filozofia e historisë kombëtare. Për kundër studimeve teologjike ai kurrë nuk e harroi kombin. Kjo ia rritë vlerën edhe më shumë si njeri , studjues , teolog dhe historian. Në vitin shkollor 1959/60 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit – Dega e Historisë.

Është shembull në veti por i ngjashëm me numër të madh të teologëve shqiptar që përkundër caktimit  të përkushtimit jetësor , atij historia e kombit me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saja nuk iu nda kurrë nga mendja . E madhe !

Pas kthimit në Prizren, më 8 shkurt të vitit 1966, punoi profesor në gjimnaz, në shkollën e mesme të muzikës dhe në shkollën e mesme të mjekësisë, ku ligjëroi histori, sociologji, gjuhë latine dhe gjuhë frënge, në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, serbe dhe turke.

Pse, mu  në vitet e 66-ta të shekullit të kaluar u kthye në vendlindje ? pyetje e tepërt për ata që i njohin zhvillimet politike në Ish Jugosllavi e posaçërisht në Kosovë.

Të vazhdojmë gjithnjë duke i pasur parasysh rrethanat lehtësuese politike të Kosovës në atë kohë kur Zef Mirdita ishte më se i nevojshëm për arsimin  , dhe emancipimin shkollor të shqiptarëve: Nga 1 janari I vitit 1967 kaloi në Prishtinë si asistent në Katedrën e Historisë, Dega e Historisë Antike, dhe më 3 nëntor 1972 doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit me temën Dardanci i Dardanija u antici (Dardanët dhe Dardania në Antikë). E madhe !

Një definicion shumë  me vlerë për të cilin edhe sot nuk jemi aq të vetëdijshëm është ;” Lugina e Vardarit dhe e Drinit e ka mundësuar ndikim e arealit të Egjeut dhe të Adriatikut në ato anë  . Etnolpgjia bashkëkohore ka treguar se të dy kulturat ( asaj Dardane dhe Maqedonase ver.ime) të krijuara nga  njerëzit që i përkisnin të njëjtës rase mund të dalloheshin ndër veti  aq sa  është ndryshimi nga dy grupe të njëjtit komb në largësi jo relevante ndërmjet veti. “  Pra , ishin një !

Përveç dhjetë librave në shqip, shqip-gjermanisht dhe në kroatisht, botoi në gjuhën shqipe, kroate, frënge, angleze, gjermane dhe italiane, në revistat shkencore të vendit dhe të huaja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shënime, polemika, etj., po ashtu përktheu disa libra nga kroatishtja në shqip dhe nga shqipja në kroatisht..

Duhet “ pushtuar” botën me studimin e Zef Mirditës , dhe të mbyllën gojët e pa mbyllura kurrë për shpifje se :” Më tutje duhet të ceket   që nocionet Maqedonia gjegjësisht Dardania tek autorët antikë janë figurim administrativ-politik , e jo ndryshime etnografike. Këtë e vërtetoi kur që të dyjave iu humbi pavarësia dhe rënë  ndër sundimin romak “  Pra ?

Nga 1 marsi i vitit 1993 ka punuar si këshilltar shkencor në Institutin Kroat të Historisë, ku ka udhëhequr projektin “Vlasi – starobalkansko stanovnistvo od povisjene pojave do danas (Vllehët – populate e vjetër ballkanike që nga fillet historike deri më sot).

“Vllehët – popullatë e vjetër ballkanike që nga fillet historike deri më sot “ do i zgjidhë shumë enigma të mbetura në apetitet e ardhacakëve të vjetër e të rinj.

Zef Mirdita ishte i madh , mbetet edhe më e madhe vepra e tij kolosale historike dhe historiografike.

Populli shqiptar e ka humbur një njeri të madh !  Ai vdiq më 04 Prill 2016, në Zagreb në moshën 80-vjeçare.

Fatkeqësisht,  shkruan Frank Shkreli “përveç nëpërmjet disa shkrimeve të tija, unë nuk patur rastin ta njihja personalisht Profesor Zef Mirditën, por ata që e kanë njohur për së afërmi dhe të cilët kanë pasë fatin të ishin edhe studentë të tij në Universitetin e Prishtinës dhe universitete e fakultete të tjera të Kosovës, e konsiderojnë kalimin në amshim të Profesor Zef Mirditës sot si një fatkeqësi për botën arbërore, për të vërtetën e saj historike dhe për shqiptarizmin në përgjithësi. Ndër vetitë e Profesor Zef Mirditës, pohojnë ata, ishte e vërteta mbi historinë iliro-shqiptare si dhe mbrojta e saj kudo dhe kurdo, por ai njëkohësisht ruante edhe vetitë që nuk mësohen në libra, por të cilat historikisht e kanë dalluar fisin e vjetër të shqiptarit nga popujt e tjerë – e që janë burrëria, nderi, besnikëria.  Mision të jetës së tij, ai kishte përcaktuar mbrojtjen e historisë dhe të së vërtetës së zanafillës së shqiptarëve, sidomos të Dardanisë dhe dardanëve.

Akademik Zef Mirdita si rrallë ndonjë tjetër historian, e kishte marrë përsipër si përgjegjësi personale intelektuale por edhe kombëtare, për të provuar me veprat dhe shkrimet e tija me argumentet shkencorë, se Dardania ishte Iliri dhe se dardanët ishin me prejardhje ilire, njëkohësisht duke hedhur poshtë njëherë e mirë edhe tezat kryesisht të shtrembëruesve të historisë së shqiptarëve — pasardhësve të ilirëve — se dardanët nuk na paskan qenë me prejardhje ilire.

Fahri Xharra , Gjakovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s