4 harta që do ndryshojnë pamjen tuaj të mërgimtarëve në Europë

Alex Gray

A e dini që polakët kanë përqindjen më të lartë të popullsisë së huaj të lindur në Norvegji? Ose që përpjesëtimi më i madh i mërgimtarëve në Republikën e Irlandës përbëhet nga Britania e Madhe?

Këto katër harta të krijuara nga Jakub Marian, gjuhëtar, matematikan dhe artist çek, bazohen në një studim të vitit 2015 të OKB për mërgimin ndërkombëtar. Ato tregojnë ndarjen e mërgatës europiane në katër numra të ndryshëm:

  1. Përqindja e popullsisë të secilit vend që përbëhet nga mërgimtarët e huaj të lindur aty
  2. Vendi më i zakonshëm i origjinës për atë numër
  3. Në se ky numër është rritur apo zvogluar në pesë vitet e fundit
  4. Popullsistë mërgimtare që po zgjerohën më së shumti

Përse Brexit do i prijë një përpjesëtimi më të lartë të të huajve që hynë në Mbretërinë e Bashkuar? A janë këto superfuqi të reja mërgateje?

1.

Në dritën e votës për Brexit, disa mund të presin që UK do ketë shifra të larta në këtë hartë, por ajo nuk do shfaqet si njëra nga pesë vendet më të shënuara.

1

Përqindja e popullsive mërgimtare (e të huajve të lindur në atë vend)

Lukensburgi do ketë përqindjen më të lartë (45.9%), i ndjekur nga Zvicra (29.6 %), Suedia (18.5 %), Austria (17.4 %), Estonia (15.8 %) dhe Gjermania (14.5%)

UK vjen me 13.4 %

Sipas të dhënave të EUROSTAT për aplikimet për azil nga janari 2015 gjer në qershor 2016, Mariani bëri hartat e vendeve që kanë pasur më shumë një krizë mërgimtarësh. Austria dhe Suedia janë të vetmet vende europiane që regjistruan një rritje 1 % për popullsitë e huaja të lindura atje në tërësi, ndërsa Gjermania më pak se 1 %.

Në UK mërgimtarët më të shumtë vinin nga India; në Norvegji nga Polonia; në Austri dhe Zvicër nga Gjermania fqinje. Në Irlandë nga UK.

1

Nga vinë më shumë mërgimtarët

Në Francë, Spanjë dhe Portugali mërgimtarët vinë nga jugu i largët (Algjeria, Maroku dhe Angola). Në Greqi dhe Maqedoni (?), janë shqiptarët. Në Poloni dhe Ҫeki vinë nga Ukraina. Në shumë vende të Europës Lindore, është Rusia furnizuesja me mërgimtarë.

Harta e tretë tregon se si kanë ndikuar ngjarjet politike në pesë vitet e fundit në shifrat fillestare të mërgimit.

1

Ndryshimi në përqindje për mërgimtarët nga 2010 gjer 2015

Prirjet në hartën numër 1, që tregon vendet dhe prejardhjen e mërgimtarëve, vazhdon në hartën numër 3.

Psh Luksenburgu, Zvicra, Suedia, Austria dhe Norvegjia, që kishin përqindjen më të lartë të njerëzve të huaj të lindur atje në raport me tërë popullsinë, tregon gjithashtu rritjen më të lartë të mërgimtarëve nga 2010 gjer 2015. UK dhe Finlanda janë pas tyre.

Vendet me popullsitë mërgimtare më të mëdha të vendosura kudo janë Polonia, Serbia, Gjermania dhe Rumania.

Në hartën e katërt e të fundit, Marian tregon shtrirjen e mërgimtarëve më së shumti në secilin vend duke e krahasuar me shifrat e OKB nga 2010-2015.

1

Popullsitë mërgimtare më të shpërndara nga 2010-2015

Disa vende si Polonia dhe Greqia, kanë shënuar një ulje në popullsistë e tyre mërgimtare si përqindje nga tërë popullsisë së tyre. Për rreth gjysmën e vendeve europiane shifrat kanë mbetur afërsisht po të 2015 (harta 2) përfshi indianët në UK, britanikët në Irlandë dhe polakët në Norvegji.

Ndryshimet në vendet e tjera përfshijnë kubanezët në Spanjë (Maroku ka qenë më parë), më pak rusë lëvizin drejt vendeve europiano lindore, ka një rritje të sirianëve si përqindje në Suedi.

Sidoqoftë këto shifra, veçanërisht kur ka ulje, mund të jenë edhe rezultat i një rënie të përgjithshme të popullsisë si e tërë.

Perktheu Bardhyl Selimi, 6 shtator 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s