Aurel Dasareti: Si do të mbrohej Shqipëria në luftë

Si do të mbrohej Shqipëria në luftë

Nga Aurel Dasareti, Arizona, USA (ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike)

O shqiptar! Mos u frikëso se jeta jote do të përfundoj; frikësohu më tepër se ajo kurrë nuk do të fillojë.

Isha vetëm 17 vjet e gjysmë. Mesditë, Maj 1994. Këmba ime, për herë të parë, shkeli në Tokën e Shenjtë të Atdheut të gjyshit tim. Në pritje të disa miqve nga Amerika dhe Australia u vendosa në një hotel, Tiranë. Nga mbrëmja dola pak në qendër. Shumë njerëz mbanin në duar lek dhe kur vështruan se jam “i huaj” më ofronin shërbimet e tyre – të shkëmbej dollarë. Shkëmbeva me një 40-44 vjeçar. Më luti të ulemi në një restorant aty afër sepse ishte hera e parë të takon një amerikan me prejardhje shqiptare. Përkundër varfërisë kishte dëshirë të madhe të më qerase dhe bisedojë me mua. Rrëfehet se jeton në një banesë të vogël, s`bashku me gruan, me shumë fëmijë si dhe prindërit pleq. Askush prej tyre nuk punon. Ma tregon dokumentin ku shihet se deri para dy vjetësh ka punuar si oficer (major) karriere i ushtrisë shqiptare, por presidenti Salih Berisha, për “parime” të “demokracisë” e ka pushuar nga puna atë dhe shumë oficerë tjerë; e gjithë kjo për shkak të “reformave”.

Ne oficerët e larguar me dhunë nga puna kemi kryer me nder detyrën e shenjtë të mbrojtjes së atdheut, tani më vjen shumë turp të shkëmbej valuta në rrugë, por pasi asnjë anëtar i familjes nuk është i punësuar dhe nuk kemi për të hëngër jam i detyruar ta bëjë këtë, – rrëfehet më tej oficeri. U ndjeva shumë keq. I them se edhe gjyshi im ka shërbyer si oficer karriere, ndërsa unë sapo kam kryer shkollën e mesme ushtarake dhe se pas një viti “aventure” do të filloj studimet në Akademi. Më luti shumë të kthehem nga kam ardhur e mos interesohem për luftërat e përgjakshme ballkanike që ishin në zhvillim e sipër…I propozova me ia kthyer sërish lekët (me vlerë prej 600 dollarëve) që i shkëmbeva dhe dollarët t`i mbante. Nuk pranoi assesi. E provova ndryshe. I them se kam një kompromis, t`i merrte prapa lekët kurse dollarët të mi kthen kur t`i jap mundësi Zoti.

Kategorisht nuk pajtohet. “Krenohu për rrënjët tua fisnike pellazge-ilire, mbroje përherë nderin e Shqipërisë kur të dëgjosh nga të huajt shpifje për kombin tonë. Dhe, më kujto mua, shumica janë si unë”, – ishin këto fjalët e tij që m`i shkroi në një letër para se me u nda…

Sali Berisha e zvogëloi deri në zero numrin e ushtarëve duke i pushuar nga puna edhe gjeneralët, Edi Rama e shpërbën Gardën e Republikës së Shqipërisë e krijuar më 24 qershor të vitit 1928. Gjatë viteve 1990-98 kishte shumë gjasa të shpërthej një konflikt i armatosur, luftë në mes Shqipërisë dhe Serbisë. Serbia do të fitonte shumë lehtë. Ushtria shqiptare nuk do të mundte ta ndihmon Kosovën, përkundrazi, do ta humbte edhe pjesën më të madhe të territorit të saj, prej Shkodre e deri në Durrës. Bash në ato kohëra Berisha filloi ta zvogëlon-dobëson ushtrinë në vend që ta zmadhon-forcon. Bëhet pyetja pse kjo marrëzi-tradhti?! A thua i erdhi urdhri prej Serbisë? Apo prej Greqisë? Ose prej të dyve? Në një ngjarje është gjithnjë e vërtetë vetëm ajo që beson dëgjuesi. Tani, vetëm xhandarmeria çetnike numëron minimum 4000 paramilitarë, paramendoni sa ushtarë dhe armatime moderne ka Serbia. Po Greqia? Ku qëndron Shqipëria?!…Shumë pyetje…pak përgjigje…

Çështja më themelore gjatë shkrimit të letrave të mia është të zgjedh stilin përkatës se si duhet përshkruar, parashikuar dhe ndryshuar mendimet, ndjenjat dhe veprimet e grupeve dhe individëve në temën që parashtroj. Shkrimin e mëposhtëm e shkruaj në stilin ushtarak…

Jam gjysmë-demokrat por jo pacifist. Prej fëmijërisë, jam ithtar i zjarrtë i ushtrisë amerikane…

U.S. Military Academy (USMA), e njohur gjithashtu si Ëest Point, është kolegj luftarak i ushtrisë amerikane, e themeluar në vitin 1802.

Qëllimi i Akademisë është që të zhvillojë kadetët në katër fusha me rëndësi jetike: intelektuale, fizike, ushtarake dhe morale-etike.

Kodi themelor i etikës në Ëest Point është motoja e Universitetit, “Detyra, Nderi, Atdheu”.

“Një kadet nuk do të gënjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata që e bëjnë këtë.”

USMA edukon oficerë për ushtrinë amerikane. Studentët, të quajtur kadetë, duke u dhënë një diplomë Bachelor i Shkencës dhe kualifikohen si nëntoger në ushtri.

Pasi ta kryejnë Akademinë Ushtarake mund të kualifikohen për Kolegjin e Shtabit të Ushtrisë, dhe pastaj të US Army Ëar College në Pennsylvania.

Përvoja historike ka treguar se çdo vendi, rreziku i konfliktit ushtarak, më së pari, i vjen nga vendet kufitare. Pasi Shqipëria është e rrethuar nga armiqtë, mund të vjen deri te një konflikt me fqinjët të cilët s`bashku e shikojnë Shqipërinë si inferiore. Prandaj domosdo të ndërtohet balancë në fuqi ushtarake ndaj fqinjëve grabitqar. Ky lloj balancimi do të ndikonte që të shmanget një konflikt i madh…

Në luftërat e armatosura veprojnë faktorët dhe kushtet në të cilën zhvillohet ajo. Faktorë të ndryshëm vendosin format dhe mënyrat e përgatitjes dhe menaxhimit të tyre. Doktrina e shtetit shqiptar duhet të konsideron faktorët kryesor – personelin, mjetet materiale/teknike, hapësirën dhe kohën – që përmbajnë kushtet e përgjithshme të efektit të luftës dhe luftës së armatosur.

Faktorët e luftës së armatosur, ose disa elemente të tyre, mund të kenë vende dhe role të ndryshme në veprimet e përgjithshme në balancat e forcave dhe procedurave në luftën e armatosur. Ato, njëkohësisht, në të gjitha kushtet e luftës së armatosur përmbushen edhe përmes ndër-kushtëzimeve reciproke, lidhjes, varësisë dhe ndryshueshmërisë, gjatë së cilës rolin kryesor përherë e ka faktori njerëzor. Faktori njerëzor dhe teknika luftarake për operacione masive të veprimeve luftarake, përfaqëson kushtin e domosdoshëm për rezistencë afatgjate dhe aftësi për zgjedhjen e iniciativës në të gjitha fushëbetejat.

Doktrina jonë, e ballafaqimit të suksesshëm kundër çdo agresori, më së pari domosdoshmërish të bazohet në ndihmën e një numri të madh luftëtarësh dhe ndërgjegjësimi i lartë moral dhe politik i faktorit njerëzor, artit adekuat të luftës, vullnetit të përgjithshëm, gatishmërisë dhe aftësisë së popullatës dhe forcave të armatosura të saja për të luftuar pa kompromis në mbrojtjen e lirisë dhe sistemit të vetë shoqëror edhe në kushtet më të vështira. Prandaj gjendja morale-politike e popullit dhe forcave të armatosura ka një ndikim vendimtar në rrjedhën dhe rezultatin e luftës së armatosur në një luftë mbrojtëse të përgjithshme kombëtare.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, megjithatë, mbështetja në forcat e veta dhe mundësive materiale-teknike është një nga parakushtet kryesore për menaxhimin e suksesshëm të luftës së armatosur. Faktori njerëzor domosdoshmërish të posedojë sasi të përshtatshme dhe kualitative të armatimit të ndryshëm si dhe teknikë tjetër luftarake, me të cilat mundësohet arritja e fitores mbi agresorin i cili është i armatosur edhe me armët më moderne.

Madhësia, forma dhe karakteristikat e hapësirës sonë ndikojnë direkt në përgatitjen dhe menaxhimin e luftës së armatosur dhe veprimeve luftarake në kushte të ndryshme. Në hapësirat tona mund të shprehen gjitha dimensionet e luftës së armatosur dhe formave të veprimeve luftarake – në tokë, në ajër dhe në det.

Lufta e armatosur dhe rezistenca ndaj agresorit duhet të ndodh (zhvillohet) menjëherë prej fillimit të luftës, në të gjitha hapësirat e vendit. Asnjë pëllëmbë hapësire përkohësisht e okupuar nga agresori, nuk do të humbet në favor të agresorit pa përleshje në fushëbetejë, as që forcat tona do të mbeten pa aktivitete luftarake; njëkohësisht populli do të ofron rezistencë masive.

Agresori domosdoshmërish do t`u ekspozohet sulmeve intensive prej vet kufirit dhe në të gjitha pjesët e hapësirës sonë, kudo që shfaqet: në zonat e depërtimeve të forcave të tyre, në rrjetin e frontit, në territoret që përkohësisht i ka okupuar si dhe në sfondin (prapavijën) e tij. Lufta e armatosur dhe format e ndryshme të rezistencës sonë, do t`i pamundësojnë agresorit përdorimin e hapësirës sonë – ashtu që në asnjë mënyrë të mos mundet ta përdorë atë ushtarakisht, politikisht, ekonomikisht etj.

Disa pjesë hapësinore domosdoshmërish të mbrohen edhe me shumë këmbëngulje, jo me çdo kusht vetëm me veprime frontale por me të gjitha format e veprimeve. Vendbanimet, sidomos qytetet e mëdha, kanë një vend të veçantë në sistemin e mbrojtjes dhe të rezistencës.

Agresorit domosdoshmërish t`i imponohet një luftë e pandërprerë dhe një kohëzgjatje e luftës e cila është e nevojshme për të shkatërruar forcat e sajë dhe të dëbohet nga territori ynë. Operacionet kryhen në kohën që agresorit i përshtatet më pak, kur ata u eksponohen humbjeve më të mëdha. Kur armiku është në çrregullim (rrëmujë), beteja dhe sulmet tona assesi nuk duhet të ndërpriten, përkundrazi, sulmet intensifikohen, armikut nuk duhet t`i jepet shansi të rigrupohet, të kemi humbje për këtë. Prandaj forcat e armatosura dhe njësitë luftarake domosdoshmërish të jenë të përgatitura dhe të ushtruara edhe për veprime natën dhe në të gjitha kushtet e motit…

SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet

Bisedoi: Zeqir Lushaj

Dërgoi: Bardhyl Selimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s