Aurel Dasareti: Unë për ty Shqipëri flakë po kallem

Nga Aurel Dasareti, Sydney, Australia (ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake)

Shqiptarë! Të luftojmë që askush më të mos kërkojë fatin jashtë trojeve arbërore, përndryshe do të mbetemi edhe pa territor edhe pa popull.

Ne duhet patjetër të gjejmë kuptimin dhe rendin në kaos.

Jo të gjithë popujt e botës kanë ndërtuar shtetet e tyre kombëtare, shumica janë zhdukur. Disa janë në zhdukje e sipër sepse jetojnë jo të lirë e jo të pavarur, në shtete të krijuara nga popuj më të aftë, të cilët për ndërtimin e identiteteve nacionale janë bazuar në figura të famshme apo mite (figura të përfytyruara) të nacionalizimit të tyre. Sidomos armiqtë kryesorë të shqiptarëve, serbët dhe grekët, shtetet e tyre nacionale, të shtrira edhe në tokat tona, i kanë ndërtuar në figura të rrejshme, duke i shpikur ose vjedhur e përvetësuar nga stërgjyshërit tanë pellazg/ilir.

Njerëz të ndryshëm e kërkojnë lumturinë në mënyra të ndryshme dhe me mjete të ndryshme, prandaj për vete edhe ndërtojnë forma të ndryshme jetësore dhe forma të ndryshme shtetërore.

Derisa nacionalizmi shqiptarë është vrarë (si pasojë e “pastrimit të trurit”), fqinjët kolonialist e përforcojnë edhe më tepër shovinizmin, nazizmin e tyre duke urryer, diskriminuar, poshtëruar, shkatërruar…çdo gjë shqiptare.

Pastrimin e trurit të shqiptarëve, e kanë diktuar edhe liliputët e vetëshpallur “makedonci” (me emër të përvetësuar nga shqiptarët, me territor të okupuar nga shqiptarët, me religjion të përvetësuar nga serbët dhe gjuhë të imituar nga bullgarët). Shqiptarët atje shërbejnë vetëm si figura stilistike, nuk janë aspak vendimmarrës në institucionet shtetërore. Si rrjedhojë, këta plehra , i rrahin, burgosin, vrasin, i diskriminojnë kozmopolitët tanë sa herë që t`u teket, ndërsa nuk guxojnë aspak të ballafaqohen me bullgarët dhe grekët.

Kozmopoliti – është personi i cili e konsideron të gjithë botën si atdheun e tij; ai që e quan veten gjoja si qytetar i të gjithë botës. Kozmopolizmi – teori borgjeze reaksionare, që përpiqet të shuajë veçoritë e ndjenjat kombëtare, duke quajtur për atdhe gjoja gjithë botën, duke përçmuar vlerat e mëdha të kulturave e të traditave kombëtare dhe duke u mohuar popujve të drejtën për të jetuar të lirë e të pavarur në emër gjoja «të bashkësisë së njerëzve të gjithë botës», «të shtetit botëror» etj., me qëllim që të përligjë nënshtrimin e sundimin e popujve.

Liderët e partive më të mëdha shqiptare të FYROM-it, Ahmeti Ali (BDI) dhe Thaçi Menduh (PDSH), dy gjëra i bashkojnë: janë mercenarët/kukullat e kolonizatorëve dhe, e urrejnë shumë njëri tjetrin. Prandaj, nëse doni të dini saktësisht se kush është Aliu pyetni Menduhin, nëse dëshironi saktësisht të dini se kush është Menduhi pyetni Aliun.

Shqiptarët janë “shumë trima” vetëm kur për motive prej më të pistave e copëtojnë me thika njëri tjetrin, kurse ikin me bishtin ndër vegë çdo herë kur sulmohen nga të huajt që ua kanë grabitur atdheun.

Grupe të mëdha shqiptarësh me “tru të pastruar” luftojnë në Siri si “ushtar të Allahut”, në “Luftën e Shenjtë”. Shtohet numri i kufomave të këtyre kozmopolitëve fanatik islamik të cilët nuk e meritojnë as të prehen në tokën arbërore për të cilën nuk shkrepën asnjë plumb në luftërat (1998-2001). Unë personalisht, kam 7 vjet përvojë luftarake në frontet e gjithë rruzullit tokësor, por është kjo një histori tjetër.

E pse të mos luftojnë në Siri dhe në vendet tjera islamike? Krye-kozmopoliti ekstrem, Thaçi Hashim, me gojën e vet shqiptarin Edi Rama e ka quajtur mik, kurse turkun Erdogan vëlla!

Edhe Hashimi e ka kryer xhihadin e vet (kundër atdheut). Kompromis pas kompromisi, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve, e shtyri Kosovën sërish nën Serbi. I korruptuar deri në fyt, është i detyruar të përulet ndaj shantazheve (shtrëngimeve) të ndërkombëtarëve që marrin anën e çetnikëve.

Arsim Spahiu, doktor në histori i Universitetit të Franche-Compté-së (Francë) rrëfehet:

 “…francezët venë re ndryshimin e thellë mes shqiptarëve dhe popujve ballkanikë, që kufizohen me ta. Ndërsa grekët dhe sllavët e jugut janë të gjithë nacionalistë të flaktë, madje shovinistë, shqiptarët druajnë të bashkohen si komb! Janë më të zgjuar shqiptarët apo nuk janë formuar ende si komb? Ky fakt i çudit evropianët e sotëm dhe mbarë botën. Thuaju sa të duash se të tillë i bëri shqiptarët diktatura; sa para bën. Po bëhet një çerek shekulli qëkur u përmbys ajo.”

Grupe të ndryshëm muxhahedinësh aziatik/afrikan transferohen për në Shqipëri. Dhe, këta kolonialistë problematik, për Shqipërinë e vogël do të nxjerrin telashe të mëdha. Aq të mëdha sa që me nostalgji do të kujtojmë atë që gjatë shekujve na e punuan serbët, grekët, osmanlinjtë…Gjithë ky kaos i panevojshëm sepse analfabetët e çmendur e shkruajnë historinë e kombit. A qenkemi ne të formuar si komb a?!

Qeveria e deritanishme e Sali Berishës nuk kishte aftësi ose vullnet për të ndryshuar situatën pozitivisht, por unë nuk besoj aq se do të bëhet më mirë me qeverinë e Edi Ramës. Produkt i njëjtë, ambalazh i ri. Në fund të fundit, vetëm populli shqiptar mund të vendosë të ardhmen e vendit, them unë.

Shqipëria, Kosova…është një shoqëri klasore, e sunduar nga të korruptuar, me dallime të mëdha midis të pasurve dhe të varfërve, si urbane dhe rurale, laike dhe fetare. Kush do ta luftojë korrupsionin, të korruptuarit? Patjetër ta ndalojmë islamin politik sepse është ajo kundër natyrës njerëzore. Por, kush do të ndalon vehabizmin dhe do të privojë nga liria hoxhallarët radikal, kozmopolitët? Kush do të largojë nga vendi Janullatosin, grekofilët? Secili shqiptar normal duhet që të ketë një rol në mjedisin ku vepron.

Nuk ka probleme me të cilat nuk mund të ballafaqohemi. Përvoja, njohuritë dhe besimi në vetvete na tregojnë se si ato duhet të trajtohen.

Nacionalizmi është një doktrinë politike e pavarësisë dhe vetë-pohimit e një komuniteti kombëtar. Qëllimi i nacionalizmit për kombin mund të jetë që të themelon (përcakton) veten si një shtet i pavarur ose të pohon sovranitetin e vet dhe interesat e saj në konkurrencën me shtetet dhe kombet tjera.

Një komb mund të kuptohet si një grup i njerëzve që ka një vetëdije të jetë një komunitet kulturor, me lidhje në një territor të caktuar, me një të kaluar të përbashkët dhe një projekt të përbashkët për të ardhmen dhe që kërkon të drejtën për vetëvendosje kombëtare.

Kombi është një bashkësi njerëzore e qëndrueshme, e formuar historikisht, e lindur mbi bazën e bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit shpirtëror që shprehet në bashkësinë e kulturës. Kombet kanë një shpirt të përgjithshëm dhe një unitet moral të vërtetë që i përfton ashtu siç janë. Ky unitet shfaqet sidomos nëpërmjet gjuhës.

Për një komb të caktuar, me një popullsi të dhënë, me zakonet e tij, gjuhën e tij, fenë e tij, situatën gjeografike, marrëdhëniet politike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.

Një qëndrim kozmopolit se duhet të harrojmë shqiptarinë – për të përqafuar ndërkombëtaren , është një lloj tradhtie dhe turpi të cilës i kundërvihem me vendosmëri. T`i japim Shqipërisë një identitet kulturor unik është qëllimi i patriotizmit të mirëfilltë, kurse në radhën e dytë vjen internacionalizmi.

Shqipëria është një vend i vogël, i cunguar, me një pozicion të caktuar, mund të bëjë një kontribut pozitiv edhe për botën në përgjithësi, por më së pari duhet ta konsolidojmë vetveten.

Objektivat (Shqipërinë Natyrale) do t`i mbërrijmë vetëm atëherë kur zemrat tona, s`bashku, do të këndojnë në heshtje: “Po, ne e duam këtë vend”.

Ndërkombëtarizimi i botës që ishte në fund të viteve 1800, kur çështja e kombit ishte shumë e rëndësishme, është rritur dhe të bëhet i ndryshëm gjatë viteve, por unë mendoj se ajo është bërë më urgjente tani, me globalizimin, emigracionin dhe përzierje më të madhe kulturore .

Fakti se përveç që shqiptari i përket kombit, i përket edhe Evropës/botës dhe është një qytetar i botës, nuk do të thotë se botën duhet ta dashuron barabartë me kombin dhe atdheun, sepse ashtu shprehë një mospërfillje të Shqipërisë.

Jetojmë në kohë dramatike kur duhet ribashkuar vendin e coptuar, ku Shqipëria Natyrale duhet të bëhet e pavarur. Gjendemi në rrugën shumë të vështirë të proceseve politike që duhet të zhvillohen, prandaj për momentin çdo orientim kozmopolit i shqiptarit është një gjykim i gabuar, befasues, katastrofë që do të çon drejt rrënimit, zhdukjes së kombit/atdheut.

I duam të gjithë dashamirët (jo armiqtë), por njësoj siç veprojnë ata, është krejtësisht natyrale që më përpara ta duam vetveten. Edhe unë, mendoj se e jap kontributin tim modest (të dukshëm dhe padukshëm) për atdheun e stërgjyshërve të mi, duke vepruar si një forcë lëvizëse për të përforcuar traditat e rëndësishme, identitetin antik pellazg/ilir të shqiptarëve.

Besojë në gabueshmërinë time, prandaj qëllimi i jetës dhe veprimeve të mia është t`i kthej e t`i bashkoj elementet e kundërt të qenies sime në një sistem tërësor koherent. Nuk logjikoj sipas parimit: “mendoj, prandaj jam” sepse kjo ka të bënë vetëm me personin që mendon, logjika ime lidhet edhe me botën ku jetojmë. Konceptimet e shtrembëta dhe keqkuptimet që përshkojnë diskutimet tona ndihmojnë për t`u dhënë trajtë ngjarjeve ku marrim pjesë. Për ta përkthyer konceptin e gabueshmërisë në tema funksionale e për ta bërë më të qartë duhet të them se gati të gjitha idetë tona abstrakte, janë në fakt ose potencialisht me të meta. Ato mund të përmbajnë një element të së vërtetës, por ai element ka gjasa të zmadhohet deri në atë pikë sa të shtrembërojë realitetin. Një nga rrugët në të cilën përballemi me kuptimin e mangët që kemi për sendet dhe ngjarjet është duke mbartur çfarëdo dije, përvojë apo gjykim tonin në zona që ato nuk i mbulojnë. Si rrjedhojë, ato ide që gjejnë shprehje përbëjnë një pjesë të madhe të këtij realiteti. Dua të them se të gjitha idetë dhe teoritë që kemi për sende abstrakte, jo të vërtetuara, spekulative për sendet dhe ngjarjet janë me të meta. Por, nuk ka probleme me të cilat nuk mund të ballafaqohemi. Përvoja, njohuritë dhe besimi në vetvete na tregojnë se si ato duhet të trajtohen.

Unë për ty Shqipëri flakë po kallem, një herë vdes shumë herë ngjallem.

Dërgoi: Bardhyl Selimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s