Dielli lind aty ku perëndon

Nga: Mehdi Bardhi

Fjalë të urta, Olymp (Prishtinë, 2017)

Konspekte

 

Nga gjithsej 1712 fjalë të urta që zoti Mehdi ka qëmtuar po veçoj disa syresh. Kam vërejtur gjithashtu shumë fjalë të urta që vetë unë ose nuk i kuptoj, ose më duken jo të qëlluara. Ka edhe shumë e shumë fjalë të urta që përsëriten dy ose tre herë.

Bie në sy ngatërresa e shkronjave q me ç, gj me xh, etj etj. Ka plot gabime  rejtshkrimore, nga që ka munguar redaktori letrar. Sidoqoftë ai që don gjen në të plot thesare. Po rendis disa syresh:

Ndiqe rrugën e rrehme dhe gruan e krehme

Kuvendin në odë e prish koka e jo shtrirja e këmbëve

Me fjalë i vret njëqind, me plumb një.

Martesa e parë është si dielli i mëngjesit.

Shtëpia pa fmi është si kopshti pa lule.

Pa vatan s’ka fe, as imam

Ai që s’vet tret.

Të padijshmit i hup rruga edhe në oborr të vet.

Oda është e Zotit dhe e mikut.

Fëmijët pa hënë janë si nata pa hënë.

Mos harro se kush je dhe nga vjen.

Nacionalizmi në fillim të nxit, pastaj të verbon dhe në fund të vdes.

Për themel të shtëpisë s’ka nevojë të jenë gurët e gdhëndur.

Foshnjën e lindur s’mund ta kthejë askush në mitër e as lotin në sy.

Mos u pendo për punët e mira, pendohu për të këqijat e bëra.

Nana dikur s’ka llogaritë se ka djalë, pa i mbaru fruthin, kollin e madh dhe ushtrinë.

Padituria është sëmundje pa dhimbje.

Më mirë është me pasë drejtësi të vonuar se sa drejtësi të munguar.

Arsimimi pa edukatë është si tenxherja pa kapak.

Fjala është helm edhe mjaltë.

Kur gjëmojnë topat, daullet pushojnë.

Pa traditë gjërat e reja zhduken.

Kufiri im është deri aty ku fillon kufiri yt.

Liria vetiake është themeli i të gjitha lirive.

Shteti që s’ka bukë, s’ka pavarësi.

Popujt tregojnë civilizimin e tyre nga mënyra si i trajtojnë njerëzit e vet të mëdhenj.

Mos të rraftë të harrosh.

Kush rron vetëm me shpresë, vdes uni.

Qeni i keq e sjell ujkun n’torishtë.

Amanetin nuk e tret as dheu.

E drejta është relative, askund nuk është absolute.

Prindët janë pasqyrë për fëmijët.

Qite dorën në zemër, çka s’ta kana me ta bo dikush, mos ja ban dikujt.

Buzëqeshja është terapi e mrekullueshme.

Ҫdo gjë kur ndahet dobësohet, vetëm dituria shtohet.

Pasuria e botës është njeriu, pasuria e njeriut është dituria.

Ashtu sikur detit qysh i ka hije vala, ashtu edhe burrit dituria.

Xheneti i kësaj dynjaje është komshija dhe miku i mirë.

Më i mirë është komshiu i afërt se sa vëllau i largët.

Kush prish shtëpinë e vet e mallkoftë Zoti.

Nuk ka liri pa pavarësi.

Nuk kam kohë me humb kohë.

Pa e njoftë njeriun, as mund ta duash, as s’mund t’i marrësh inat.

Mos i qesh budallait, se të vihet prapa deri në shtëpi.

Të djeshmen duhet kujtue, të sotmen duhet përqafue, e nesërmja është një mister që duhet zbulue.

Gabimet që harrohen, përsëriten.

Dy atllarë nuk lidhen në një mullar.

Hall me rrnue e dert me vdekë.

Ka mbetë në mes të dy bereqeteve, i pari o sosë, i dyti so dalë.

Kur të hash bpulën e dikujt, tënden lidhe për kam të magjes.

Kush çohet herët i ka dy nafaka.

Kemi bajram e kemi pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë.

Më mirë të bisedohet 100 vjet se luftë 1 vjet.

Rrenci nuk rren vetëm atëhere kur thotë se po rrej.

Humori është privilegj i të mënçurve.

 

Konspektoi Bardhyl Selimi, 12 shtator 2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s