Doli nga shtypi ”Abrija dhe shpirti i fshatit” i Sokol Demakut

Deli Smaka

Libri ka 86 faqe dhe është botuar nga kuadër të Redaksisë së revistës ”Dituria” në Borås të Suedisë.

Këto ditë doli nga shtypi libri “Abrija dhe shpirti i fshatit”, përmbledhje me anegdota të mbledhura dhe ritreguara nga Beqë M.Xhemajlaj, dhe mbarshtruar me kujdes dhe me shumë përkushtim nga Sokol Demaku.

Ky libër botohet me të bëme dhe anegdota të mbledhura në fshtrata e Drenicës por konkretisht në djepin e pleqrive dhe anegdotave, me të cilat u rritën gjenerata të shumta dhe u shkolluan nga fjala e urtë e plakut dhe morën guximin dhe zmeren në pasurimin e mendjes e ku ne hyrje do gjejme këtë shprehje qe me të vertetë ka vlerë kur thuhet ”Abrija është rruga e vërtetë dhe drita e dijes dhe jetës së njeriut bashkëkohor”.

Libri ka në vete 91 anegdotë dhe të bëme të bashkëfshatarëve të treguesit të anagdotave Beqë m: Xhemjalaj, cili si duket i ka ruajtur me kujdesë, të gjitha ato që ka degjua qysh kur ai ka qenë ndoshta edhe fëmjë dhe i ri në odatë e Abrisë së Xhemajl Abrisë.

Libri fillon me një thënje të At Gjergj Fishta:

Kushdo njeri i leters e i kalemit, e qi të jetë i zoti me perfitue në mende të vet iden ”Atdhe”, kupton mirfillit randsinë e madhe qi per kom ka në vedvedi të mbledhunt e ”folklorës” së tij kombtare.

”Folklora” asht pasqyrë e kthjelltë e psihes së komit, asht rrasa mermerit, më të cilen historija zgavrron t`endunit e t`shendunt e popujve, asht cehja e pashterrshme e gjuhsis e e letersis komtare.

Tërësia e krijimeve artistike, zakoneve, e riteve të një populli është një lami e cila jep njohuri univezale për njerëzit. Kjo është e mbështeturë kryesisht në krijimtarinë gojore popullore.

Detyrë kryesore e lëndës së folklorit pra folkloristikës është mbledhja dhe studimi i zakoneve dhe traditave popullore të përditshme, nga festa të ndryshme, ndeja të ndryshme apo edhe manifestime çfarëdo ato qofshin por që kanë vlerë. Këto janë që populli i ka kultivua në perioda dhe kohë të ndryshme.

Këto krijime tek individi krijojnë një mundësi që ai të mësoi dhe përmes tyre të kryen aktivitet jetësore në mjedis të caktuar duke u mbeshteturë në përvojën e fituara nga ato. Këtu duhet cekur se edhe individi por edhe kolektivi duhet të nxjerrë apo marrë krijimet cilësore apo më mirë të themi ato të veçanta duke ruajtur ato me vlerë dhe ato të cilat kanë një përdorim të gjërë në jetën e përditshme.
Anonimiteti ka qenë dhe mbetet një karakteristikë e veçantë, por më kalimin e kohës kjo formë u zavendësua me paraqitjen e emrit të individit apo krijuesit. Por si duket kjo risi ka ardhur si rrjedhojë e transformimit dhe përpunimit të folklorit dhe krijimeve folklorike brez pas brezi ku njerëzit sipas shijeve të veta përshtatin ato dhe pa pyetur aske ata bëhen autor.

Improvizimet e krjijuara aty per aty ku ato duke mos qenë të shkruara sa here që janë tregua apo përseritur ato kanë pësua ndryshime sipas treguesit po ndoshta edhe sipas vendit ku janë tregua, kështu që ato kanë pësua ndryshime apo përshtatje për vendin apo regjionin.

Këtu shifet se ai karakteri popullor si krijimtari folklorike pasqyron gjuhën e artit të plotë me ndryshime gjuhësore apo saktesisht të themi pasqyron jetën dhe virtytet e popullit, punën, luften dhe përpjekjet e tij shekullore për një jetë më të mirë.

Abria e kohës që jeton në zemër të malësisë, që e kundron nga një shpat i Kasmaqit plak, me vlera historike e përmendur në dokumente historie që tregojnë për evenimente e ngjarje që ndërlidhen ngushtë me zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë shqiptare dhe të dijës si dhe mençurisë.

Abria është një dhurratë nga Zoti që duhet ruajtur me kujdes.

Abria është rruga, e vërteta dhe drita e dijes dhe jetës së njeriut bashkëkohor.

Po, por ka edhe anën tjetër të medaljes që ende edhe sot është prezente egoizmi, xhelozia e të tjerëve për këtë fshat të ëndrrave të ëmbla si mjalta.

Në fshatin e ëndrrave të ëmbla si mjalta dhe mençurisë ka lindë edhe Xhemajl Abrija, i biri i Seferit (i fisit Kuç) i lemë në katundin Abri e Epër kah dhjetshja e katërt e shekullit nandëmbdhjetë, ka ndërrue jetë në vjetin 1908. Në Drenicë (e besa edhe ma gjanë) Xhemajl Abrija vlen edhe sot e kësaj dite si njeri prej pleqnarëve ma të mençëm qi i ka pasë Kosova.

Pra Xhemajl Abria ka jetua (1830 – 1908) njeri i mençur dhe pleqnar i shquar nga fshati Abri i Drencës.

Nga kjo shifet se folklori u ka qendrua furtunave shekullore ndonëse është transformua dhe është transmetua pra është ruajtur në kujtesën e popullit brez pas brezi me fanatizëm.

Duke u marrë me folklorin dhe duke e analizua ate ne mësojmë se si ka ecur dhe është zhvilluar historikisht një popull dhe si i ka perballua furtunat dhe fatin historik të zhvillimit.

Duke diturë rëndësin e folklorit unë vendosa që me ndihmën e mbledhit të folklorit popullor nga disa vise të Drenicës të paraqes në këtë përmbledhje folklorike zakone, adete dhe tradita popullore nga jeta e përditshme e njerëzve tanë të thjeshtë, të bamet e tyre të mira e të këqia pa marrë parasyshë çfarë do çofshin ato por që kanë vlerë.

Këto treva janë një minerë ari me anegdota dhe doke e zakone të ruajtura me shekuj që duhet hulumtua dhe publikua, e besoj se kjo është një detyrë e gjeneratave te reja të cilat vijnë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s