Jaroslav Karhan: Rruga drejt harmonisë

Kava- Pech (Ҫeki 2016)

Fragmente

Paralele ndërmjet mendimeve të Jan Amos Komenskit (Pedagog i madh) dhe Ludoviko Lazaro Zamenhofit (autor i Esperantos)

Komeniusi (lindi 1592) shkruante:

Gjuha universale është e nevojshme për përhapjen e dritës universale, sepse është më thjesht, që të gjithë të mësojnë vetëm një gjuhë, se sa individi të gjitha gjuhët. Kjo duhet të jetë një gjuhë e re, për t’i dhënë gjithsecilit ndjenjën e të drejtave të barabarta dhe, në krahasim me gjuhët e tjera, ajo duhet të jetë:

– më e lehtë, që të mund ta mësojmë pa humbje kohore dhe materiale

– më e këndëshme, që të kemi kënaqësi gjatë mësimit dhe përvetësimit të saj

– më e përsosur, në mënyrë që dija e saj të jetë e dobishme për një kuptim të saktë të gjithë çështjeve

(Komenski) i nxiste njerëzit të ndërmerrnin reformimin e çështjeve shoqërore duke përcaktuar njëkohësisht se çfarë duhet kuptuar me çështje shoqërore:

arsimimi, feja dhe udhëheqja e problemeve qytetare (politika).

Ai sqaronte se çështje shoqërore duhen konsideruar të gjitha ato që synojnë fisnikërimin e natyrës njerëzore. Në të gjitha marrëdhëniet e ndërsjella është e nevojshme një farë urtësie, që quhet udhëheqje e problemeve qytetare- politika. Qëllimi i politikës duhet të jetë qetësimi i shpirtërave njerëzorë.

Prandaj është art mbi arte aftësia për t’i udhëhequr njerëzit, sundimtarët e të gjitha gjërave. Se si e bëjmë këtë deri tani, e tregojnë debatet, përplasjet, luftërat.

Shkaqet janë:

– njerëzit nuk janë të aftë të qeverisin, as të qeverisen

– njerëzit nuk janë të aftë të qeverisin të tjerët, madje as vetveten.

Zamenhofin (lindi 1859) e frymëzoi dijetari palestinez Hillel, bashkëkohës i Krishtit, që nxori këtë maksimë:

Urdhëri i vetëm i Zotit është vetëm ay, që është shkruar në zemrën e çdo njeriu dhe që prandaj është i përbashkët për të gjitha fetë. Gjithçka tjetër  janë vetëm urdhëra  të njerëzve,, si rrjedhojë pa bërë mëkat ndaj Zotit, të gjitha shfaqjet e jashtëme fetare mund të ndryshohen dhe të shkrihen me mirëkuptim të ndërsjellë të njerëzve.

Kur kjo ide do pranohet, atëhere muret e përjetshme fetare do rëzohen dhe shkrirja e njerëzimit do bëhet një fakt i kryer.

Më tej Hillel shpalli: i tërë thelbi i fesë është ligji

‘sillu me të tjerët, ashtu sikur do doje që të tjerët të sillen me ty’. Ҫdo gjë tjetër është vetem koment.

Këto ide i përdori Zamenhofi kur ndërtoi konceptin e vet universal, etik fetar që e quajit fillimisht Hillelizëm. Më tej ai e përpunoi atë dhe i dha një titull jo personal, Homaranizëm (1906).

Që 3600 vjet para Krishtit, njerëzit kanë vrarë njeri tjetrin në më shumë se 3 miliardë vetë, në më shumë se 15 mijë luftëra, ku ata kanë shpenzuar sasi të pallogaritshme lëndësh të para të vlefshme, që do t’u mungonin pasardhësve, dëmtuan rëndë mjedisin e jetesës, madje bënë edhe shumë të këqia të tjera.

Komeniusi u kushtoi vëmëndje kryesisht fëmijëve dhe të rinjëve, duke e ditur se vetëm kështu mund të arrinte përmirësimin e ardhëshëm të çështjeve mbarënjerëzore. Do mjaftonte vetëm që shkollat mbarëbotërore të drejtohen sipas parimit:

t’i mësojmë çdo nxënësi vetëm atë që është e nevojshme për jetën, duke mos i ngarkuar ata me asgjë të sipërfaqësore.

Duke zbatuar këtë parim,  me siguri mund të kursehej një orë mësimore në javë për të vënë në planin mësimor një lëndë të re që mund të quhej ‘ ekologji njerëzore’ që do kish dy degë: gjuha universale Esperanto dhe Ekumenizmi Kozmik.

Popujt nuk do ndërtojnë më, për prestigj, kulla të ndryshme Babeli, por – mbi një themel të qendrueshëm- një shtëpi praktike mbarënjerëzore, ku çdo komb do ketë apartamentin e vet dhe çdo individ kthinën e vet, në të cilat të gjithë do mund të jetojnë të lirë dhe në mënyrën e vet. Në koridoret dhe mjediset e përbashkëta, të gjithë do flasin në një gjuhë të përbashkët, dhe do sillen sipas etikës së vetme kozmike.

As zjarri, as uji, as forca të tjera, njësoj antagoniste, të papaqtueshme ndërsjellazi, nuk do i kërcënojnë banorët e kësaj shtëpie mbarënjerëzore, sepse ata do jenë të aftë t’i  sundojnë këto forca, të parandalojnë dëmet, t’i përdorin gjërat e dobishme për të gjithë, për harmoninë, mirëqenien.

Përktheu Bardhyl Selimi, 19 tetor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s