Laurant Bica: Profesor Hasan Tahsini

West Print (Tiranë 2009)

Konspekte

Unë e kisha të qartë se bëja pjesë në një katedër (e filozofisë marksiste leniniste- shënimi im- B.S.) e jetoja në një shtet ku drejtonte Partia e ishte ideologjia mbi kombin.

Hasan Tahsinin e mora për disa arsye:

ishte figurë aspak e njohur, më tepër si njihej si emër

ishte figurë çelës dhe e madhe e Rilindjes, që ishte, në themelet e saj, dhe ideator i saj

ishte figurë që kish ndihmesë të veçantë e të mirëfilltë në fushën e filozofisë, s’qe thjesht një ndriçim i botëkuptimit të tij

kish rezonancë jo thjesht shqiptare, por ballkanase, mbarëosmane, europiane e botërore.

Dhe, më e rëndësishmja për mua, por këtë s’guxoja t’ja thoja njeriu, ishte çam, ish nga Ҫamëria, nga ‘jetimja’ Ҫamëri, për të cilën, deri në vitet 70, nuk kujtohej të fliste askush.

Në librin e H. Dalliut, “Patriotizma në Tiranë” gjejmë se

“Shpia e Seit Toptanit ka qenë gjithmonë burim i shqiptarizmës..N’atë shpi vijshin dhe bujshin Hoxha Tahsinat, Dervish Himat e të tjerë shqiptarë”

Duke punuar për laicizimin e arsimit, e përgjithsisht të jetës shpirtërore të shoqërisë, ai ra në kundërshtim me klerin, i cili, për shekuj në atë kohë, ishte absolut, bënte ligjin, kishte monopolin e vet të padiskutueshëm në këtë sferë.

Studiuesi turk Sherif Mardin thotë se Hasdan Tahsini ishte koka e lëvizjes ideologjike pas shpalljes së Tanzimatit në mbarë Perandorinë Osmane.

Më 1870 Hasan Tahsini propozoi një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe prej 36 shkronjash alfabeti, sipas studiuesit Jup Kastrati me një fizionomi pjesërisht me korsivin gotik.

Për mbrojtjen e trojeve jugore shqiptare, u organizua më 11 janar 1879 Kuvendi i Prevezës, ku morën pjesë 400 delegatë, të cilët kundërshtuan deri në fund dhënien e Epirit Mbretërisë Greke dhe u muarën vendime për t’i bërë ballë situatës edhe me armë në dorë, jo vetëm kundër Greqisë, por edhe Stambollit.

Për luftën që zhvillonin kundër despotizmit feudal dhe misticizmit fetar, Volteri provoi burgun e Bastijës, Hasan Tahsini burgun e tmerrshëm të Jedi Kalasë (Shtatë Kullat).

Lajbnici ndikoi mbi Hasanin jo vetëm si filozof, por edhe si shkencëtar në lidhje me njehsimin diferencial dhe integral, me ligjin e zbuluar prej të tij të ruajtjes së forcës.

Hasan Tahsini trajton probleme të tilla si: ç’është gjuha, origjina e saj, zhvillimi i gjuhëve, raporti në mes mendimit dhe gjuhës, bazat fiziologjike të saj, nevoja e një gjuhe ndërkombëtare.

Gjuha, sipas Tahsimit, nuk mund të ekzistojë pa shoqërinë njerëzore..”Po të kishim një njeri të vetëm- thotë ai- nuk do të kishte as gjuhë”.

Hasan Tahsini del me përfundimin se shqipja, jo vetëm që nuk qendron më poshtë se gjuhët e tjera, qofshin ato edhe më të zhvilluarat e Europës, por e llogarit se i njëjti mendim, në shqip shprehet me më pak fjalë se në gjuhët e tjera.

Hasan Tahsini dilte nga pjesa e qytetit ku banonte në Sulltan Ahmet, në pjesën europiane, në Taksim, në Bejollë, ku kishin selinë shumica e ambasadave. Kalonte Urën e Gallatës, hiqte sarëkun nga koka e xhyben nga trupi dhe, me kostum europian, ngjiste të përpjetën e Karaqojit, kalonte mevlevlihanen ku luanin valltarët e sektit mevlevi, e merrte frymë tek Liceu Francez i Gallatasarajit. Përshëndeste shitësit shqiptarë të fruta zarzavateve oparakë, tiranas, kolonjarë, krajanë e të tjerë dhe me çap të shpejtë përpiqej të dilte në krye të rrugës së ambasadave drejt sheshit të Taksimit. Objektivi i tij ishte ambasada franceze. Aty vinte si në shtëpinë e tij, sepse e donin, e çmonin dhe e nderoinin..

..ti mund të shkosh në një dasëm çame në Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Cërrik, Tiranë e gjetkë, e të dëgjosh këngë edhe sot e kësaj dite për Hoxha Tahsinin.

Gjenerali turk Hasan Tahsin (me të njëjtin emër), komandant i korparmatës së Selanikut gjatë Luftrave Ballkanike, ua dorëzoi Selanikun grekëve dhe jo serbëve dhe bullgarëve prapa të cilëve fshihej Rusia..

Qyteti i Selanikut më 1911, sipas statistikave të kohës dhe sipas historianit të shquar grek A. Vakalopulo, numuronte në shumicën dërrmuese si popullsi shqiptarë, pastaj vinin çifutët, turqit, vllehët, sllavomaqedonët, ndërsa grekët ishin në vendin e tetë apo të nëntë, pra në fund të përbërjes etnike të tij.

Në Stamboll, vetëm aty, numri i shqiptarëve shkon me milionë.

I biri i Sami Frashërit njihet si personalitet i sportit turk dhe ka qenë deri zëvëndësministër. Emrin e tij e mban një nga stadiumet e Stambollit në Mexhidijekoj “Ali Sami Jen”.

Në Sarandë, në vitet 50, pleqtë e moçëm këndonin:

Ninati një vend në gropë,

Ka nxjerrë burra me kokë,

Si Hasan Tasinë me shokë,

Që la nam nëpër Europë,

Në Europë e në Azi…

Për të shtrënjtën Shqipëri.

Sami Frashëri e quan Hasan Tahsinin “i lartë ndër të lartët”, një “Ibn Sina”. Riza Tefiku e quan “njeri që qendronte mbi nivelin e njerëzve të kohës së vet, ndaj s’u kuptua nga mjedisi ku jetonte”. Dervish Hima e quajti “flamurtar të diturisë”.

..në shekujt e parë të erës sonë (shek IV) Euzeb Jeronimi, ishte dijetar i përmasave botërore, pus i shkencës dhe i dijes.

Në shekullin XIV, kur filluan të çelen universitetet e para në Europën Perëndimore, duke filluar me atë të Bolonjës etj, në vitin 1389 çelet Universiteti i Durrësit me rektor  murgun Domenik Topia, vëllai i princit arbëror Karl Topia. Universiteti u çel në qytetin-port të Durërsit, një nga qytetet e mëdhenj e në rang Europe dhe vazhdoi mbi një shekull nën shqiptarët e venecianët, derisa furia osmane i mbylli dyert e tij, auditoret e tij, ku mësimet bëheshin në gjuhën ndërkombëtare të kohës- latinisht, siç është anglishtja në ditët tona.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 8 shtator 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s