Suksesi i dy motrave shqiptare në Hollivud

Nga: Ali Hasani

Edhe më skeptikët nuk besojnë në arritjen e madhe të dy motrave shqiptare, Vilma dhe Greta Zenelaj, që sot kanë thyer portat e “gurta” dhe tashmë janë futur me këmbë të mbarë në qendrën më të madhe botërore të filmit, në Hollivud, në Amerikë, dhe po shkëlqejnë me talentin dhe ambicien e tyre në kinematografi. Përmes sakrificave, punës vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme, ato kanë bërë realitet ëndrrën e tyre, duke ngritur në zemër të Hollivudit kompaninë e filmit me ngjyra, “Colored Films“ që sot është pronë e tyre. Besoj se kjo është arritja më e madhe dhe shembulli më i mirë i dy motrave simpatike shqiptare, Vilma dhe Greta Zenelaj, të cilat, në post-demokraci, arritën të bëjnë karrierë në Amerikë.

Sot motoja e tyre është të mos humbin asnjë minutë, duke qenë gjithmonë të qarta dhe të guximshme në idetë, ambiciet dhe rrugën që kanë zgjedhur. Ato përcjellin mesazhin: Të gjithë ne duhet të kuptojmë se për çfarë kemi ardhur në këtë botë, çfarë dimë të bëjmë më mirë dhe si mundë të kontribuojmë që jetën  njerëzve tanë,  t’ua bëjmë më të lumtur.

Kanë lindur në Tiranë e janë rritur në qytetin e lashtë e historik në Shkodër, që njihet si djep i dijes dhe i kulturës shqiptare, me dy prindër intelektual, mama Meleqen ish mjeke në Shkodër dhe baba, Petrit Zenelaj ish zooteknik nga Vlora, që ka punuar në disa rrethe në Shqipëri .

Që në moshë të re, dy motrat Zenelaj, kanë marrë pjesë aktive në veprimtari kulturore – artistike që aso kohe organizoheshin në shkolla apo në qendrat kulturore të fëmijëve të atij qyteti. Do të theksoja edhe një element tjetër, atë gjenetik, faktin se mama Meleqja dhe babai i saj kanë kënduar bukur si edhe janë dalluar për humor të hollë e të këndshëm shkodran, çka ka ndikuar fuqishëm edhe në formimin artistik si dhe në “rrugëtimin “ e gjatë por të vështirë që ndërmorën dy motrat artiste.

1

Greta Zenelaj, motra e madhe, në moshën 7 vjeçare ka luajtur role të ndryshme teatrore në shkollë e në qendrën kulturore të fëmijëve. Është diplomuar në USH të Tiranës në degën gazetari, punë të cilën e ka ushtruar në televizion dhe në shtypin e shkruar në Tiranë. Por vendimi për të bërë realitet “ëndrrën e thurur për Amerikën ”, Greta e realizoi përmes vështirësish në vitin 2000 kur shkoi në Los Anxhelos, ku ndoqi shkollën e aktrimit si edhe iu përkushtua plotësisht arteve të aktrim – ekzekutimit.

Me talentin e saj dhe punën që bënte çdo ditë, ajo u bë brenda një kohe të shkurtër protagoniste kryesore dhe bashkë – protagoniste në disa filma me metrazh të shkurtër, filma studentësh si dhe filma komercialë. Prandaj ajo po punon për të zgjeruar njohuritë e saj edhe në prodhimin e kësaj industrie si dhe po interpreton me sukses edhe në filma  me metrazh të gjatë si, psh, në filmat : “Çfarë të bëj tani “, “Në pyll” apo filmi “Shqipja“. Përveç komedisë, ajo ka grumbulluar eksperiencë edhe ne dramë. Edhe njohja e saj në arenën ndërkombëtare, nga ëndërr, tashmë është bërë realitet mbasi Greta në Amerikë është bërë regjisore, shkrimtare, aktore si dhe themeluese e kompanisë së parë shqiptare të prodhimit të filmit (“Colored Films“) në Hollivud.

Kjo kompani filmike u ka hapur perspektiva të mëdha motrave Zenelaj, u ka dhënë mundësinë të promovojnë gjithë talentin dhe vlerat në krijimtarinë e tyre artistike e filmike në festivalet që organizohen në Amerikë dhe Kanada, si edhe të marrin vlerësime dhe çmime nga juritë prestigjioze të këtyre shteteve. Asaj i pëlqejnë shumë edhe joga, volejbolli, plazhi, shëtitjet pranë detit, piktura, shopingu, e veçanërisht filmi, sigurisht këto të fundit, kurë ajo ka kohë të lirë. Ajo ka deklaruar, se sfida më e madhe e saj ka do të jetë të prodhojë sa më shumë filma artistik, të bashkëpunojë me aktor të tjerë të talentuar si dhe të shikohet sa më shumë në ekranin e madh (në filma).

1

Vilma Zenelaj, motra e vogël, sot regjisore, shkrimtare dhe drejtuese, jetën si artiste e ka filluar që në moshë të re, duke marrë pjesë në grupe teatrore e korale të shkollës si dhe në festivale kombëtarë të fëmijëve në Shkodër. Po në këtë moshë tek Vilma u shfaq edhe një talent tjetër, shkrimi, i cili u bë natyrë e dytë e jetës së saj. Në moshën 14 vjeç ajo kishte shkruar mbi 200 poezi dhe tregime të shkurtra. Pas rënies së komunizmit Vilma megjithëse më e vogla e familjes, “i  hyri detit me këmbë “ dhe arriti e para, në SHBA, duke bërë realitet ëndrrën e saj por duke ndihmuar edhe pjesëtarët e tjerë të familjes për t’u vendosur në Amerikë. Pasi mbaroi fakultetin në psikologji, ajo ka vazhduar studimet edhe në fushën e artit të ekzekutimit, aktrim, shkrim skenarësh dhe artet krijuese, prandaj vendosi të vinte në jetë projektet e saja. Në projektin e parë, të vitit 2008, Vilma shkroi  dhe xhiroi filmin komedi “Çfarë të bëj “, në të cilën ajo ishte drejtuese, regjisore si edhe kishte një rol dytësor, ku mori çmimin si komedia më e mirë në festivalin e New Jorkut. Theksojmë se asaj i pëlqen shumë komedia, aktori më i preferuar komik i saj është Charli Chaplin.

Në 2010 ajo ka shkruar, drejtuar dhe ka vënë në skenë filmin “Në pyll”, një triller tepër emocionues, xhiruar në Parkun Kombëtar të Los Anxhelosit, punë e cila është vlerësuar me çmim, për të vazhduar më tej karrierën në fushën e realizimit të filmave në Hollivud, ku edhe vazhdon të jetoi së bashku me motrën e saj.

Prej disa kohësh ato kanë xhiruar edhe në Shqipëri (Shkodër) për t’i mbyllur ato në një periudhë të mëvonshme në Miçigan të SHBA, për filmin “Shqipja“, që ka në qendër të tij një histori shqiptare, e cila zhvillohet mes Shqipërisë dhe Amerikës në fillimin e viteve ‘90, “Ngjarjet e 2 Prillit” në Shkodër si edhe rënien e komunizmit.

Protagoniste në film është Greta, e cila luan edhe rolin kryesor, atë të Helenës. Ajo na thotë se ky film i ri mbështetet në ngjarje reale e të përjetuara prej të dy motrave, shoqërisë e familjes së tyre.

Vilma, e afirmuar si regjisore e talentuar, duke pasur edhe mbështetjen e inkurajimin e Gretës, me të cilën ka një bashkëpunim të shkëlqyer, tashmë ka garantuar edhe punën në grup, të cilën të dy motrat e vlerësojnë si çelësin e artë të suksesit të tyre. Aktualisht Vilma është e përfshirë në shumë projekte si psh, në filma me metrazh të shkurtër, filma me metrazh të gjatë si dhe në veprimtari të tjera televizive, ku ajo zgjeron njohuritë dhe shpalosë talentin e saj si drejtuese, si shkrimtare edhe si regjisore.

Të dy motrat Zenelaj, tashmë janë krenaria dhe modeli i suksesit shqiptarë edhe në festivale ndërkombëtare, si dhe premtojnë se kanë dëshirë të veçantë të tregojnë dhe të shkruajnë histori shqiptare përmes gjuhës së filmit, të promovojnë punën e tyre në  Shqipëri e Kosovë, si dhe të bashkëpunojnë me aktor e kineastë shqiptarë.

 

Dërgoi: Bardhy Selimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s