Universi demokratik i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për pavarësi dhe bashkim kombëtar 1878-2008

Mehdi Bardhi

(Më 25 tetor 2016 është dekoruar nga presidenti Hashim Thaqi me urdhërin e Pavarësisë së Kosovës për kontributin e tij të lartë për pavarësinë e Kosovës- f.440))

1

Olymp (Prishtinë, 2017)

Konspekte dhe komente

Me këtë traktat (Traktati i Shën Stefanit 1878) u krijua Bullgaria e Madhe, Rumunia, Greqia (?)[1]

Para vrasjes së Azem Bejtë Galicës, pushteti serb i atëhershëm në Dubovc të Drenicës më 6 gusht 1920 ekzekutoi nënën e Azemit, Zojën dhe Sofie Kqinën nga Baica.

Zona e lirë e Junikut ishte krijuar nga ndërkombëtarët prej vitit 1921 gjer në vitin 1923, e thirrej Arbëria e Vogël.

Më 29 mars 1925 vritet Bajram Curri nga forcat serbe (?) me ushtarë edhe shqiptarë në Dragobi të Malësisë së Gjakovës.

Zogu kish bërë një marrëveshje të fshehtë me ministrin e jashtëm të Mbretërisë Jugosllave Pashiqin ku, për ndihmesën që i kish ofruar atij Serbia për t’u kthyer në Shqipëri, i kishte dhënë Jugosllavisë Shën Naumin (?) dhe Vermoshin (?)[2]

Në vitin 1938 formohet partia e Ballit Kombëtar në krye me Mithat Frashërin (?)[3]

Anëtarë të Këshillit të Bujanit ishin:

Abdyl (Kerim) Ibrahim

Adem Miftari

Ajdin Bajraktari

Alush Gashi

Bejto Shahmanoviq

Beqir Ndou

Enver Dajçi

Ethem Zymaxhiu

Ferit Perolli

Gani Alaj

Gani Ҫavdërbasha

Halil Haxhia

Haxhi Morina

Ismail Gjinali

Ismail Isufi

Ismet Shaqiri

Jahë Bajraktari

Lubomir Caniç

Maxhun (Doçi) Nimani

Mehmet Bajraktari

Mehmet Dermani

Milan Miçkoviç

Nexhat Basha

Qamil Brovina

Qamil Luzha

Rasim Cokli

Reshat Isa

Sabrije Vokshi

Sadik Bekteshi

Shaban Haxhia

Sima Vasileviç

Spira Velkoviq

Tefik Ҫanga

Veli (Niman) Doçi

Velisha Miçkoviç

Xhaferr Vokshi

Xhavit Nimani

Xheladin Hana

Xhevat Tahiri

Ymer Pula

Zymer Halili

Sigurimin e Konferencës së Bujanit e bëri togu i Shtabit Qendror dhe batalioni i Shkodrës

Eduard Kardel:

në shkurt 1945 me ca kushte ndërkombëtare (të cilat nuk janë realizuar), më së drejti, do të ishte që Kosovo-Metohija t’i bashkohej Shqipërisë dhe Shqipëria të hynte në Federatë me Jugosllavinë. Sipas dëshmive të Dedierit ky ishte edhe mendimi i Titos.

Për këtë pastrim nga nacionalistët (në Drenicë) kishte një marrëveshje edhe më Shqipërinë. Kështu u formuan qendra ku tubohen dhe masakrohen jo me plumb por me mjete të forta, sëpatë, kazmë etj, e njohur është kulla e Zenel Talit në Drenas dhe burgu i ashtuquajtur i Skënderajt. Kufomat nuk i kishin varrosur por i kishin hedhur në lumin Versak dhe lumin Klina. Këto masakra nxitën revoltë të madhe te prijësit e Drenicës, bajraktarët e në veçanti brigada e Shaban Polluzhës, e formuar në fund të 1944, ku ishin dërguar nga shtabi partizan Qamil Hoxha dhe Sadik Tavarshiku.

Shaban Polluzha kthehet në Drenicë më 18 janar 1945, në fshatin Terstenik dhe Obri të komunës së Drenasit. Fillon lufta, tani në mes partizanëveë. Kësaj lufte nuk iu bashkua Drenica jugore e cila ishte e ndikuar nga partizanët komunistë si Fadil Hoxha, Rifat Berisha etj, të cilët e konsideronin si luftë e paperspektivë dhe njëherit luftë kundër Aleancës Nazi-fashiste.

Më 5 shkurt 1945 paraqiten për bisedime 21 vetë, luftëtarë të Shaban Polluzhës, në shtëpinë e Dan Shabanit- Mulaj. Por shtëpia rrethohet nga brigada e Brajeviçit, në të cilën kishte edhe serbë. Të ftuarit e Asim Luzhës  i lidhin dhe i ekzekutojnë, bashkë me Asimin vetë. Shpëton vetëm Musli Kukiqi, i plagosur. Brigada vret në Tërstenik edhe 3 fëmijë e një grua shtatzënë.

Lufta në Drenicë vazhdoi nga 18 janari gjer 21 shkurt 1945 me vrasjen e Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. Kjo luftë e drejtë ishte e para kundër sistemit komunist në Ballkan. (?)[4]

Partizano-çetnikët humbën 5000 vetë, kjo shifër pranohet nga vetë Serbia, që është ndoshta humbja më e madhe e pësuar nga ajo në luftë me shqiptarët.

Masakra e Tivarit

Preetekst: gjoja një burrë nga Gllobari i Drenicës i merr pushkën një rojes që ruante kroin dhe nuk lejonte të pinin ujë ushtarët shqiptarë, e vret rojen. Sipas statistikave u vranë 3637 vetë. 400 të tjerë vriten në Dubrovnik në një ndërtesë, me mina të vendour në katin e poshtëm ndërsa shqiptarët ishin në katin e epërm.

Rekrutët i çuan nëpër Shqipëri duke thënë se janë ushtarë të Xhaferr Devës të brigadës “Skëndërbej”, por Partia Komuniste Shqiptare e kish kuptuar këtë tradhëti andaj rekrutët që ishin projektuar nga jugosllavët që të vriten në Shqipëri shpëtojnë. (?)[5]

Rindërtimi i Jugosllavisë filloi sipas modelit rus, kolkozeve (kolektivat), kësaj forme iu nënshtruan edhe shtëpitë e mëdha të pasura që quheshin Gulage [6](?) në Rusi, kurse në Shqipëri dhe Kosovë quheshin familje kulake..

Kongresi i Lipovicës i cili u mbajt më 25 korrik 1946 në veri të Blinajës, në vendin e quajtur fusha e elbit, në mes të Resinofcit dhe Fushticës..

Partizanët, në shenjë hakmarrje, i nxorën nga shtëpitë e veta në Kaçanoll 111 djem të moshës 20-30 vjeç dhe i zhdukën, nuk dihet ku gjenden eshtrat e tyre

U detyruan të ikin nga Kosova: Adem Gllavica nga Gllavica, Musli Mikulani nga Dobraja, Beqir Bajrami nga Pjetërshtica, Sali Kalludra nga Bardhi i Madh, Beqir Simnica (Xogu) nga Bardhi i Madh, Jahir Dobreva, Hamdi Gashi nga Bolloqevci i Madh.

Në malet e Jezercit më 1 dhjetor 1944 u muar vendimi për ta sulmuar Ferizajn ku ishin keqtrajtuar dhe burgosur shumë nacionalistë shqiptarë…Lufta në Ferizaj zgjati 24 orë, thuhet se forcat partizane patën humbje të konsiderueshme, por dihet se aty u vra Zenel Nebihi nga Damaneku i Drenicës

Klerikët myslimanë dhe katolikë, të cilët nuk u pajtuan me vendosjen e pushtetit komunist në Kosovë e quanin atë murtajë. Mulla Ilaz Broja u burgos dhe u dënua. Mulla Jonuzi nga Qirezi po ashtu. Mulla Zekë Byrdyna, Mulla Mustaf Vidishiqi u dënua me burg të rëndë etj

Më 5 maj 1949 policët serbë shkojnë në Berishë për ta arrestuar Rifat Berishën. Ky e kuptoi dhe i mashtroi. Vëllezërit e Rifatit, Islami, Haliti, Jahiri zunë pritë në rrugë, vranë sekretarin e komunës së Komoranit Drago Derrçën, korierin e tij nga Fushtica Gjemshir Rexhën, dhe plagosin sekretarin e partisë Qedo Topalloviçin.

Më 17 maj Rifati tradhëtohet nga Smajl Gajraki dhe kështu rrethohet e vritet. paas 4-5 orë luftë, bashkë me vëllezërit, Mustafën dhe Islamin, si dhe djalin e Islamit, Brahimin. Shpëtojnë Jahiri dhe Haliti.

Pushteti komunist në Kosovë dhe ai në Shqipëri, me sa duket, kishin marrëveshje për grupet diversioniste që dërgonin në të dy anët e kufirit. Kështu ndodhi me Halitin..

Në vitin 1958 u dënua Metush Krasniqi bashkë me Adem Demaçin.

Ndër parrullat e demonstratave të 1968 ishin edhe këto:

Rrnoftë Enver Hoxha

Një komb, një shtet, një parti

Rrnoftë marksizëm-leninizmi

Universiteti në Prishtinë fillon punën më 1972 (?)[7]

Pas demonstratave të vitit 1968, krijohet një klimë liberale në Kosovë, lejohet përdorimi i flamurit kombëtar kuq e zi me shqiponjën dykrenare me një shenjë të komunizmit mbi shqiponjë. Gjuha shqipe bëhet gjuhë zyrtare në institucionet shtetërore, Kosova nxjerr kushtetutën e vet sikurse edhe republikat e tjera federale. Përveç gjykatave të rregullta tani ka edhe gjykatën kushtetuese, prokurorinë, policinë si dhe merr kompetenca  për zhvillim ekonomik të pavarur, duke marrë kredi nga fondet ndërkombëatre. Kosova kishte një status midis republikës dhe krahinës. Me kushtetutën e 1974 ajo bëhet element konstituiv i Federatës Jugosllave. Neni 47 thosh: ndërrimi i kushtetutës së Kosovës  nuk mund të bëhet pa pëlqimin e Kosovës dhe as Serbia nuk mund ta ndryshojë kushtetutën e vet.

Tito i dha dritën jeshile Mahmut Bakallit që të përmirësojë marrëdhëniet me Shqipërinë, në arsim, kulturë, shkencë.

Në demonstratat e 1981 kishte edhe këto parrulla:

Rrnoftë marksizëm-leninizmi

U dënuan 1500 vetë me burg të rëndë dhe 4500 për kundravajtje.

Më 1982 u bënë përpjekje që Lëvizja Popullore të përfshinte të gjitha grupet e rezistencës, por nuk u arrit gjë, madje pati kundërshtime deri në përleshje ndërmjet Sabri Novosellës dhe Hysen Tërpezës e Sali Kolludrës.

Në vitet 80 shqiptarët përbënin 30 % të Armatës Popullore Jugosllave. Pas 1981 nisën të vriten ushtarët shqiptarë në armatë..

Në vitin 1963, në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë u shkruan parrullat

Poshtë Tito

Poshtë Jugosllavia

Rrnoftë Enver Hoxha

Rrnoftë Shqipëria

.në fund të shekullit XII në betejën e Kosovës (?)[8]

Pas Sllobodan Millosheviçit vjen në Kosovë Ivan Stamboliç dhe Hamdija Pozderci. Ky i fundit tha se “për sjellje antiligjore (nënkupto të serbëve të Kosovës) kushdo qofshin ata, jo që s’do t’ju mungojë qimja e flokut por do t’ju shkojë edhe koka”. Pas kësaj deklarate e diskutimi në Koosvë Hamdija kthehet në Sarajevë dhe pas 3-4 ditësh u tha se vdiq dhe në Bosnje vjen në krye dinastija e Dizdarëve.

Azem Vllasi pat deklaruar se në Institutin e Historisë kish larguar drejtorin Ali Hadri dhe në vend të tij kish vënë Hakif Bajramin…Megjithë këtë Azemin e largojnë nga KQ i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, madje e burgosin..

Në fillim të 1989 UDB-ja vret në Prishtinë Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun. Më 23 mars realizon ndryshimet kushtetuese, pra suprimon autonominë e Kosovës..

Formimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë ishte bërë edhe me ndihmën e kuadrit shqiptar të Kosovës të shkolluar në Shqipëri, si vëllezërit Xhavit dhe Ilhami Nimani, (shkolluar që nga 1927), Emin Duraku dhe Veli Deva, Fahrudin Hadri si dhe Fadil Hoxha (shkolluar 1930)me 100 kuadro kosovare që organizuan edhe luftën nacionalçlirimtare në Kosovë. Por e tërë kjo odiseadë përfundoi më 7-8 korrik 1945 kur Kosova aneksohej për të dytën herë nga Serbia.

Lidhja Dermokratike e Kosovës u formua më 23 dhjetor 1989…me kryetar Ibrahim Rugovën, sekretar Jusuf Buxhovin, anëtarë të Kryesisë Ibrahim Berishën, Xhemajl Mustafën, Fehmi Aganin etj.

Në mars 1990 nga kryesia e LDK në Drenas lindi ideja për pajtimin e gjaqeve. Para kësaj në janar shkurt kishin ndodhur disa vrasje nga pushteti.

Tubimi më i madh u organizua në vendin historik Verrat e Llukës ku morën pjesë më se 300 000 njerëz nga e tërë Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe u falën 106 gjaqe dhe disa ngatërresa.. Deri në fund të vitit në tërë Kosovën u falën 1200 gjaqe dhe 700 ngatërresa

Deklarata kushtetuese e 2 korrikut, koincidon me deklaratën e pavarësisë së Amerikës e shpallur më 4 korrik 1776….Në mënyrë konspirative aprovimi i kushtetutës u bë më 7 shtator 1990 në Kaçanik, hartuar nga Ejup Statovci, Ismet Salihu, Kurtesh Salihu, Fatmir Fehmiu, Riza Smaka dhe Bahri Muharremi.

LDK-ja jo formalisht ja kishte sugjeruar anëtarësisë së vet dhe simpatizantëve që mos t’i përgjigjen në asgjë pushtetit serb, mos t’i paguajnë taksa-tatime, mos t’i përgjigjen ftesës për shërbimin ushtarak, kurse shkollat mos të mësojnë sipas planprogrameve të ish pushtetit serb të instaluar në Kosovë.

Në prill 1992 jep dorëheqjen Ramiz Alia nga kryetari, kështu organizohen zgjedhjet parlamentare ku partia demokratike fiton bindshëm (?)[9]

…liderët e demokratëveAzem Hajdari, Gramoz Pashko, Kastriot Islami (?)[10]

vlen të theksohet se ky tranzicion nga socializmi në demokraci kaloi vetëm me 2 viktima në Shkodër (?)[11]

zyra e Kosovës (në Tiranë) shërbeu shumë mirë në marrëdhëniet tona vëllazërore e kombëtare e deri te ndihma e Shqipërisë në stërvitjen e djemve tanë në vitet 98-99 (?)[12]

(Në vitin 1991) ministri i mbrojtjes i Shqipëriasë Perikli Teta i premtoi delegacionit të Kosovës të kryesuar nga Ibrahim Rugova se do të sigurojë një kazermë ku oficerët tanë rezervë dhe aktivë do të jenë të gatshëm të ndihmojnë brenda mundësive.

Adem Demaç i nxiti Jakup Krasniqin nga Negovci dhe Gani Sylën nga Kishandreka, ish të burgosur politikë më 1981, të futen në LDK, pasi ai vetë nuk do formonte parti.

Hamza dhe Adem Jashari qarkullonin në Kosovë dhe në shtetin amë në Shqipëri. Sulmi në Prekaz nuk ishte i rastësishëm në familjen Jashari. Drenica dhe Prekazi ishte e ngarkuar me hipotekat e së kaluarës historike me trimërinë dhe rezistencën e armatosur ndaj okupatorëve turq, mbretësisë serbe, asaj titiste deri asaj millosheviçiane.

..Kujtojmë Ahmet Delinë nga lagjia Delia, Tahir dhe Nebih Mehën (babë e bir), me familjen Jashari (Shabani, Hamza, Ademi) dhe lagjen Jashari në tërësi.

Adem Jashari ishte identifikuar nga pushteti serb që në protestat e viteve 1988-1989 në Mitrovicë si një djalë sypatrëmbur dhe më vonë në vitin 1991 kur kishte shkuar për stërvitje ushtarake në Shqipëri, si bir nacionalisti të NDSH.

Dr. Rugova ishte ai i cili çështjen e Kosovës  e futi në agjendën ndërkombëatre e në veçanti në SHBA ku George Bush i parë në vitin 1993, Kosovën e përcaktoi si interes strategjik të Amerikës duke i vënë vija të kuqe Serbisë për të mos i kaluar ato.

Bajram Kelmendi ishte sekretar i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave  të Njeriut. Ai denoncoi Serbinë dhe Millosheviçin në qarqet ndërkombëtare për veprimet e tyre genocidiste ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Për keqtrajtime dhe rrahje fizike nuk mund të shpjegoj përveç atyre që kanë qenë para këtyre organeve të punëve të brëndëshme serbe, ata e dinë të tregojnë nëse kanë shpëtuar gjallë.

Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano në Kras Montana (?)[13] para mediave elektronike sugjeroi që shqiptarët e Kosovës kanë kryeqytet Beogradin..

Më 1 tetor 1997  në krye të demonstruesve ishte kryetari i studentëve drenicari Bujar Dugolli, në anën e djathtë të tij ishte anamalasi i Malësisë së Madhe të Malit të Zi Albin Kurti, kurse në anën e majtë rugovasi kelmendas Naser Lajçi.  Bashkë me studentët ishte edhe rektori Ejup Stattovci.

përveç Halil Gecit asnjë ushtar nuk është parë dhe asnjë aksion nga UҪK (në zonën e Llaushës dhe Rrezallës), nuk është ndërmarrë për mbrojtjen e komandantit dhe familjen Jashari që ishte sulmuar nga të gjitha anët nga forcat ushtarake serbe.

Pas katër ditë e katër netë të një lufte të pabarabartë në mes lagjes së Jasharve e udhëhequr nga komandanti i UҪK Adem Jashari dhe armatës jugosllave, edhe pse kish mundësi të largohej nga ana  lindore me humbje të vogla, familja e mbrojti pragun e shtëpisë duke u flijuar e tërë.  U vranë dhe u masakruan 31 anëtarë të familjes Sabit dhe Musa Jashari.

Në fushën e pajtimit u varrosën 53 dëshmorë, midis tyre edhe 4 të vrarë po atë ditë në periferi të Skënderajt…

Fotografitë që i kishte bërë Ilaz Bylykbashi, kryesia e LDK ia kish dërguar diplomatit amerikan Gellbard, i cili ia kishte hedhë në tavolinë Millosheviçit në Beograd duke i thënë: Keni thënë se i ndjekim terroristët, gjë që e bën çdo shtet, por jo njerëzit në shtëpitë e veta sikurse është ky rast i Jasharajve në Prekaz.

Më 23 qershor 1998 formohet edhe një pikë e UҪK  si dhe shtabi i saj në Vasilevë (Malisht), si ai për ndërhyrje të shpejtë, njisiti i vëzhgimit, u formuan edhe organet e sigurimit brenda brigadave, u formua edhe një gjykatë ushtarake e cila u mor me kolaboracionistët, dezertorët dhe të dyshuarit që “bashkëpunojnë me Serbinë”. Pati ndalesa të tyre në Kleçkë, në shtëpitë ku qendronte edhe shtabi i njisitit (sikurse informon Sokol Dobruna që kryente detyrën e kryetarit të gjykatës). Ai sigurim në atë kohë quhej ZKZ. Krahas këtyre organeve të UҪK  u formuan edhe akademi për trajtimin e ushtarëve të rinj dhe grupin e vajzave që merrnin pjesë drejtpërdrejt në aksionet ushtarake të UҪK..

…LPRK (Lëvizja për Republikën e Kosovës..) bëri ndarjen ndërmjet Forcave të Armatosura të Kosovës FARK (me komandantë Tahir Zemajn dhe Rrustem Berishën) dhe Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës UҪK. Që në kufi të Shqipërisë i pritnin djemtë dhe vajzat që vinin për të luftuar në Kosovë, i merrnin dhe i drejtonin në vendqendrimet e UҪK në Shqipëri dhe nuk i lejonin që të shkonin në kazermat e FARK-ut që vepronin si institucion i Qeverisë së Kosovës me komandan suprem Ibrahim Rugovën

betejën e Kosovës të zhvilluar në shekullin 13 (?)[14]

Beteja e Koshares u realizua nga FARK-u më 10 prill 1999, që luftonte nën emblemën e UҪK.

Më 31 tetor 1998 ishte nënshkruar marrëveshja për unifikimin e FARK-ut dhe UҪK (Nga UҪK Bislim Zyrafi dhe Kadri Veseli, nga FARK-u  Halil Bicaj dhe Xhaferr Jashari).

Po të respektohej kjo marrëveshje, humbjet do ishin më të vogla.

Kjo ndarje dhe armiqësi ndaj demokratëve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë u manifestua edhe gjatë luftës deri në pavarësinë e Kosovës.

(Ndërsa po inspektonim njerëzit e grumbulluar me mijëra) Sabit Geci i UҪK na arreston. Me të ishte edhe Sylejman Selimi (Sulltani), na çojnë në Në shkollën fillore në Baincë të Elshanit. Na morën një nga një Agim Krasniqin, Gjergj Dedën, dr Isuf Telakin, pastaj mua, dhe Sokol Blakin na rrahën (të gjithë ne ishim anëtarë të LDK, të Pasrtsië Liberale, të Sindikatës së Pavaruer (Sami Demaku, dr Ҫaush Berisha) etj.

Në fund na morën në pyetje Sabit geci dhe Gjarpri (Hashim Thaqi). Nuk më pyetën për masakrën në Likoshan, as për punktin policor në Komaran,, asgjë për Serbinë e Millosheviçit, por më quajtën institucionalist, rugovist, më thanë se bëni zgjedhje në kohë lufte. Krijova përshtypjen se ata ishin kundër LDK dhe Rugovës, prandaj na kishin ndalur.

Më vonë mu afrua një ushtarak i UҪK, u paraqit si Fitimi. E kuptova kush ishte: baba yt i thash punonte në kryesinë e LKJ në Drenas, sa herë vinte Tito mua më izolonin 48 orët në nevojtoret e stacionit të policisë në Drenas…

Hashim Thaqi i thotë Agim Krasniqit: lajmëro familjen se je mirë.

Pas kësaj dëgjojmë një brohoritje dhe një të shtime të automatikut dhe zëra: E graduam ministrin e mbrojtjes  së Kosovës kolonelin Ahmet Krasniqi..Agimi ma shpjegoi se është fjala e kanë vrarë Ahmet Krasniqin..

Më 22 shtator 1998 vritet Ahmet Krasniqi, Hilmi Nebihu ndihmësi i tij për shërbimin informativ,Ismet Ibrahimi kryeshef i Sigurisë

15 janar 1999 policia dhe ushtria serbe hyjnë në Reçak, nxjerrin nga shtëpitë 45  fshatarë dhe i vret.

Ndër masakrat serbe mund të përmendim:

77 burra dhe gra në Qyshk të Pejës,

377 vetë në Mejë të Gjakovës

170 qytetarë të komunës së Lipjanit,

46 vetë në Deçan,

241 persona të vrarë dhe 64 të zhdukur në Krushë të Madhe të Rahovecit,

45 vetë në Lubeniq të Pejës,

105 vetë që ishin nisë për Shqipëri ndalen në fshatin Kelan të Gjakovës dhe i vrasin të gjithë,

150 të burgosur në burgun e Dubravës,

147 vetë  në Izbicë të Skënderajt

354 vetë në Verbovc etj etj.

Radio “Kosova e Lirë” më shumë bëri propagandë politike kundër Dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK se sa për krimet që i bënte armata dhe paramilitarët e Millosheviçit ndaj civilëve shqiptarë të paarmatosur.

(të dëbuarit) për në Shqipëri shkonin  në këmbë  dhe me ndonjë traktor aty këtu; në të dy anët e tyre kishte roje të paramilitarëve dhe ushtarëve serbë. Gjatë rrugës, këta tërhiqnin disa nga kolona, ata që nuk kishin para i ekzekutonin në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Qytetarët dorëzonin çdo gjë që e kishin me vete, kartat e identitetit, patentë shoferi, që grumbulloheshin dhe digjeshin.

Masakra në shtëpinë e Sinan Muqollit

I ngjante dhomave të gazit në Aushvic gjatë luftës së dytë botërore. U ekzekutuan 54 vetë, 43 të familjes Muqolli, 6 të familjes Elshani nga Korrotica e Poshtëme, 4 nga familja Carraku nga Dobrashevci dhe 1 nga Korrotica e Epërme.

Vrasjet politike pas luftës

(kryesisht veprimtarë të LDK, gazetarë dhe komandantë të UҪK, djegie të zyrave të LDK dhe rrahje)

Xhemajl Mustafa njëri ndër themeluesit e LDK u vra në pikë të ditës duke shkuar në banesë.

Ismet Rraci, kryetar i komunës së Klinës, u vra në hyrje të banesës së vet.

Avokati Shaban Manaj, kryetar i degës së LDK në Istog, u vra pasi e kishin marrë dy shqipfolës në Pejë, gjoja për të mbrojtur dikë në Hagë.

Ukë Bytyqi kryetar i nëndegës Therandë, u vra vetë i treti.

Haki Ymeri, anëtar i kryesisë së LDK në Skënderaj, u mor dy shqipfolës nga shkolla ku jepte mësim.

Besim Dajaku, punonjës i sigurimit në banesën e Ibrahim Rugovës.

Gazetari Bekim H. Kastrati, ish luftar i UҪK,

plagoset bashkëudhëtari Gani Geci. duke shkuar në një takim në Llaushë me komandantin Sylejman Selimi.

Ekrem Rexha (Drini) komandant i UҪK në hyrje të banesës së vet.

Deputeti Smajl Hajdari, komandant i UҪK për Rugovën.

Tahir Zemaj, komandant i UҪK dhe djali i tij.

Hasan Zemaj, kryetar i Forumit të Rinisë.

Sabahete Tolaj dhe Isuf Haklaj , punëtorë të Shërbimit Policor të Kosovës.

Enver Maloku, redaktori i Qendrës Informative të Kosovës.

Bardhyl Ajeti, gazetar i “Bota Sot”.

Shefki Popova, gazetar sportiv. etj

Gjykata speciale e Hagës e formuar më 1950 (?)[16]me rastin e incidentit në Kanalin e Korfuzit

[1] Greqia është pavarësuar më 3 shkurt 1830

[2] Në fakt sipas, dokumenteve të reja, ndodhi një shkëmbim territoresh i favorshëm për Shqipërinë, pasi parlamenti shqiptar diskutoi disa muaj.

[3] Partia e Ballit Kombëtar u formua në nëntor 1942 nga Ali Këlcyra dhe Mithat Frashëri

[4] A nuk ishte lufta e Ferizajt më 2 dhjetor 1944?

[5] Nuk mendoj kështu, urdhërin e kish dhënë Haxhi Lleshi dhe rreth një mijë rekrutë që ikën nga vargu i marshimit janë vrarë..

[6] Me sa di unë, Gulag quheshin kampet e përqendrimit në Siberi..

[7] Jo më parë?

[8][8] Në fund të shekullit XIV (1389)

[9] Në fillim bëhen zgjedhjet më 22 mars, mandej jep dorëheqjen Ramiz Alia

[10] Me sa di unë, Kastriot Islami ishte socialist, madje u zgjodh kryetar kuvendi më vonë..

[11] Ishin më shumë

[12] Madje edhe më parë, që më 1991

[13] Apo në Spanjë?

[14] Në fakt shek XIV

[15] Ka qenë Drejtor i SHIK-ut jo ministër

[16] Jo më parë? Incidenti ndodhi në nëntor 1946!

 

*Dërgoi: Bardhyl Selimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s