Faust, Universi, Gëte

Pas një përpjekje jetësore se nga librat Faust do të merrte shpërblimin, dija e tij do i vlente njerzimit, i mbyllur në dhomën e tij, mbi tavolinë, vendos ti jap fund jetës.

Ti jap fund, sepse jeta e tij ishte një zhgënjim. Asgjë nuk fitoj veç humbi. Dinjiteti i tij kishte humbur. E quanin sharlatan, sepse për shkak të borxheve të shumta, të cilat ia kthyen jetën në ferr, humbi edhe energjitë e tij.

Sa vlejtën dijet e tij?

Hiç.

Ai ishte një hiç.

Paraja si e vetmja vlerë njerëzore, ç‘ vlerësonte dijen.

Në këto kushte, vdekja ishte e vetmja zgjidhje.

Edhe Zoti bëri marrëveshje me Djallin për ta vënë në provë.

Ai, Zoti që i lutemi çdo ditë, bëri marrëveshje me Djallin, fshehurazi, tradhëtoj të vetmin besim.

A do mundet Fausti ta përballojë këtë marrveshje?!

Po ku është Zoti?

Ku jeton Djalli?

Të Dy janë në Univers.

Po Universi?

Universi është Energjia, është Përjetësia, është Transformimi, Lëvizja.

Atëhere çfarë është Zoti, Djalli?!

Ku rrinë Ata në Univers?

Në Origjin.

Ku është Origjina?

Po këtë kërkonte të gjente Faust, pikërisht Origjinën e Universit. Gjithë kërkimet e tij rreth këtij boshti vërtiteshin. Prandaj librat Filozofikë, Shkencor, Teologjik, ai i lexoj gjithë kohën të gjente origjinën, të shpjegonte si u krijua Universi, Njeriu.

Njeriu?!

Ekzistenca e tij.

Ah, ky, Njeriu, si Fausti ishte, sa i kompleksuar!

Ku e kërkon rehatinë e tij? Tek paraja, tek dëfrimet, tek argëtimet seksuale, tek kënaqësitë e faluara nga seksi.

Para, para, para.

Verë.

Gra.

Seks.

Argëtim deri në ekstrem.

Gjithëçka.

Po në fund të fundit, ndaj ishin paratë. Prej tyre i fitoje të gjitha.

Gjithëçka po i rrotullohej. Qartësia kishte humbur shikimin.

Gotën po e mbante në dorë. Helmi i vetmi shpëtim.

Gjithë shënimet e tij do të mbetënin në tavolinë bashkë me librat e hapur.

Bota nuk do ta harronte.

Pikërisht armiku i Zotit, Djalli shfaqet dhe e rikthen në rininë e tij, i jep edhe një mundësi.

Një rifillim.

Një gjetje ndryshe.

Por yshtja e qënies njerëzore prapë nuk ndryshon.

Rikthehet tek argëtimi.

Djalli e di.

E hedh në krahët e pafajësisë, dashurisë së çiltër, Margaritës së bukur dhe naive.

Loja fillon.

Njeriu dhe Djalli.

Djalli dhe Njeriu.

Yshtje.

E bukura Margaritë, pre e Lojës së Djallit, Mëkaton.

Dashuria e pastër quhet Mëkat.

O Zot!

Cili Zot? A bëri Ai pakt me armikun e tij, Djallin?!

Mëkati kthehet në Faj. Faji dënohet nga Njeriu. Njeriu që vet kush e di sa herë ka mëkatuar.

Frika e Faustit se vdes së dyti, le në fatin e vet, të dashurën Margaritë.

E Ky është Njeriu! I dhimbset lëkura e vet.

Djalli ysht, ysht dhe nuk ndalon. Thurr plane sepse e di kapacitetin e mendjes njerëzore më lehtë e ka të argëtohet se të merret me kërkime, punë, aktivitet të vazhdueshëm dhe seksin ta shohë pjesë të kultit argëtues brenda martesës.

Dëfrimet shtrihen nga Lashtësia deri në kohën ku Faust jeton.

(Faust vazhdojnë dëfrimet edhe në këtë kohë.

Paratë janë vlerë akoma, dija akoma nuk ka vlerë.)

Djalli fitoj.

Pafajësia u kthye në vrasëse në emër të dashurisë së sinqertë.

U vra Dashuria!

U vra Mirësia!

U vra!

Fausti do të harroj.

Zoti nga qielli shikon.

Djalli rri me Faustin.

E çon në argëtime. Të harroj të shkuarën.

Po Faust dashurohet me të shkuarën, Helenën tradhëtare.Helenën shkakun e luftrave vjeçare e shekullore.

Faust do të ndryshojë. Do të dashuroj i lirë Gruan e tij të Bukur, Ikonë.

Zoti dhe Djalli e lejojnë.

Lind Fëmija, Fëmija i cili përsërit pjesën njerëzore.

Argëtimi i pëlqen më shumë se të dijë.

Perënditë mbajnë sehir. Dinë përgjigjen. Kaq është kapaciteti i njeriut. Ndaj gozhduan edhe Prometeun. Njeriu nuk merriton Zjarrin, Dritën, Energjinë.

Martesa dështon.

Mençuria dhe Bukuria nuk arrijnë të jenë Një.

Helena largohet, ashtu si Margarita shkojnë në Qiell.

Cili Qiell? Ku jetojnë Ato? Ku është shpirti i tyre? Ku jeton, tek Ky Qiell?!

Luftë mbretërish. Komplote, para, prona, pushtet. Luftë e luftëtarë.

Për çfarë luftohet? Pse duhen ushtritë? Pse duhen luftërat? Pse Njeriu vret Njeriun? Për para.

Të gjithë duan mbretëri, pasuri, prona, argëtime, seks.

Njeriu. Faust. Djalli.

Zoti vështron nga Qielli.

Loja vazhdon.

Faust i kthehet të mirës ndaj njeriut duke shkelur mbi njeriun. Marrëveshjet janë këmbime materiale, para, fitime, interesa.

Faust megjithatë nuk ndalet këtë herë. I largohet argëtimit. Nuk tundohet. Do të ndihmojë njerëzimin. Realizon bonifikimin dhe i kthen Tokë Njeriut.

Djalli zemërohet. I trembet dijes, punës së Faustit. Lakmia humbet.

Ai është aq i nevrikosur sa nuk lejon shpirtin e Faustit të shkoj në Qiell.

Kërkon dënim.

Nga vreri që ka vjell vrer duke kujtuar gjithë rrugëtimin e tij me Faustin. Akuzon.

Por ja që Gratë e dashuruara me të Fitojnë. Ato e kanë falur dhe falje kërkojnë tek Maria e Shenjtëruar.

Dashuria triumfoj.

Faust meriton të jetë në Qiell.

Në Tokë la shënimet e tij, librat e tij. La dijen. Mesazhin e la.

Universi akoma trasformon energjinë e tij. Gëte e dinte sekretin. Ai shkroi Faustin sepse e kishte kuptuar të vërtetën e Njeriut. Puna dhe dija na çojnë në Origjinë. Zoti dhe Djalli janë aty, tek Origjina. Forcat, energjia janë tek Njeriu.

Pavarsisht sa kalon vështirësi, pavarsisht se paraja shpesh e zhvlerëson dijen dhe Njeriu sidomos Dijetari mbetet i varfër ekonomikisht, Puna dhe Dija e tij janë të Përjetshme.

Kujdes Njerëz, Gëte studioj një jete dhe la një Vepër të Përjetshme, kujdes!

Faust – Gëte është Universi.

Universi është Faust – Gëte.

 

Autor: Alketa Maksuti Beqari

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s