……istët në akcionin më të rrezikshëm kundër kombit

 Shkruan Fahri Xharra

Gjatë këtyre viteve që e menduam që ishin vitet e shpëtimi kombëtar, dhe që ishin na dalin sorrat dhe mundohen të na njollosin përballë botës. Po  ne jemi të fortë e nuk dorëzohemi.
Sorrat e ndjellakeqe u munduan të na mbushin mendjen se ne jemi nga dreqi i mallkuar, se ne nuk kemi prejardhje , se jemi të ardhur në shekullin e 10-të s mercenar të arabëve ;të tjerët thoshin që na solli turku pas 1389-tës.

O zot ç`përjetuam !
Na shanë dhe na thanë që nuk jemi të këtuhit.
Na e poshtëruan identitetin duke na barazuar me ata që  shumëb vonë e panë civilizimin në tokat tona. Sa durim të madh që paska njeriu ! Mirë e paskan thënë që njeriu është më i fortë se guri !

Na e humbën miqësinë me të dashurit tonë. Edhe ne filluam ta urrejmë vetveten se pse jemi shqiptar . Na e humbëm krenarinë skënderbegase , na e shajtën edhe Nënë Terezën.  Po kë nuk e shanë ? O sa lodhëse është për kombin tonë të humbë në rerën e shkretëtirave të Afrikës dhe Azisë !

Neve na mashtruan ,na mashtruan përsëri ata që ishin në bashkëpunim kundër  nesh, e ne iu shkonim prapa . Ishte mjerim !
Na e mbyllën gojën e eruditëve ,pak me para pak me kërcënim. Ne nuk guxonim të flisnim . Sa vështirë në kësi lloj situate kur je i « rrahur «  dhe nuk guxon të qajë !

Kush dhe çka donin ? E donin zhdukjen tonë,e donin që ne të harrojmë se kush ishim . Dhe ne i duronim ; ata e kishin paranë dhe kërcënimin. Boll mo !
Ata që mundoheshin të më bindin që nuk kam prejardhje , që duhet të martohem me çiken e xhajës , ata që iu “ndaluan” femrave “ lëvizjen e lire, ta që deshën të na e humbin identitetin sot dolën me një porosi tjetër:

« Një hoxhë nga Kosova i quajtur Sabit Gashi, deklaron që çiftelia është e ndaluar në islam. Jo vetëm kjo, por edhe veglat tjera muzikore që shqiptarët historikisht i kanë përdorur Defat gjithashtu për hoxhën janë të ndaluara në islam. Sipas tij, defi lejohet te gratë në dasma, por te burrat, siç thotë hoxha, asnjë instrument nuk lejohet. “Nuk është qëndrimi im, por është i islamit: nuk lejohet asnjë vepër muzikore në dasma tek burrat, përveç këndimit të ilahive”.
Po si mundi islami të e ndalon çiftelinë , kur ne ishim me mijëra vjet përpara islamit ?

1

Po dytelëshi na  e ngriste krenarinë  dhe na e bënte jetën më të bukur.

Vaj medet për ne, në duar të kujt kemi rënë !

Lexojeni këtë broçkull: “Nëse kënga përmban fjalë të bukura dhe që kanë domethënie,vlera dhe qëllime fisnike e që shpie në rrugë e cila nuk ndeshet me normat e moralit islam, dhe që nuk ia merr kohën besimtarit për t’i zbatuar normat me të cilat e ka ngarkuar Allahu i gjithëfuqishëm si nga Farzet e Vaxhibet, kjo është e lejuar dhe nuk ka asgjë të keqe. Ndërsa muzika e cila ndikon dhe largon besimtarin nga përmendja e Allahut apo nga Namazi,padyshim se është e ndaluar HARAM. http://www.radioislame.com/new/artikulli.php?id=776

O jo, të kotë e keni sepse vetëm kënga më çifteli ka mundur të mbajë gjallë  shpirtërisht popullin tonë  Dhe dikush shkruan “Ebu Hanifja e ka urryer muzikën dhe e ka konsideruar mëkat dëgjimin e muzikës.” Po pse ti shkoj pas asaj , që nuk e di se as kush ishte ?

Fahri Xharra, 21.10.17 Muzeçinë , Shtimje – Kosovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s