Me Prof. Alfred Uçi-Akademik, udhëtime të paharruara, nëpër trojet amtare të Ballkanit

Nga: Prof.Murat Gecaj

         publicist e studiues

Nderim e kujtim, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta

I.

Jo vetëm nismëtar, por dhe organizator kryesor, ishte prof. Alfred Uçi-Akademik, që të realizonim disa udhëtime, të bukura e mbresëlënëse, në trevat amtare shqiptare të Ballkanit, realizuar në vitin 2012.. Vërtet unë kisha qenë edhe më parë në Shkup, Prishtinë e Ulqin ose në Pogrdecin tonë, por ato udhëtime kishin të veçantën dhe simbolikën e tyre, Pasi ky personalitet i njohur i letrave shqipe dhe i kulturës sonë kombëtare kishte shkruar e publikuar librin, kushtuar martirit të shkollës shqipe e, njëherazi, gjysh i tij, Petro Nini Luarasi-“Mësueus i Popullit” e “Nderi i Kombit”-dëshironte që atë t’ua dhuronte  atje, mësuesve e nxënësve dhe prindërve, të disa shkollave në gjuhën tonë amtare.

Gjatë atyre udhëtimeve, aq të bukura dhe gjithnjë të paharruara për ne, na dukej se ende na jehonin në veshët tanë dhe shihnim gëzimin e entusiazmin e papërshkruar mbarëpopullor, që kishte ngjallur te të gjithë bashkëkombësit, kudo që ata ndodhen, festimi me madhështi i 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Pra, kudo valëviteshin Flamujt tanë Kombëtarë, këndohej Himni ynë Kombëtar dhe gjëmonin muzika dhe vallet tona tradicionale popullore.

Pas këthimit në Tiranë, nga ato udhëtime, pata kënaësinë ë, për csecilin udhëtim, veçmas, të baja shkrime modeste dhe pastaj i publikova, në shtyp e në Internet.Mensoj se, përmes tyre, secili lexues e ka përjetuar, sadopak,ashtu si ne, gëzimin e  natyrshëm dhe emocionet e bukura,nga ato udhëtime, që mbetën të paharruara për ne. Ashtu siç kemi  biseduar më pas, me prof.Alfred Uçin, me nderim e respekt të gjithë bashkatdhetarët tanë, që na pritën me aq ngrohtësi e bujari, gjatë atyre udhëtimeve e veprimtarive, në trevat shqiptare të Ballkanit, por dhe me telefonata ose përmes Internetit, përsëri u shprehëm atyre falënderimin e mirënjohjen tonë të sinqertë.

100_4685-Rozeta

Pamje nga salla kryesore e Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytet, ku u festua 80-vjetori i lindjes së Prof.Alfred Uçit-Akademik

Me kërkesën dhe dëshirën e pro.A.Uçit, pak kohë më vonë, ato shkrime nga udhëtimet tona nëpër trojet amtare shqiptare të Ballkanit, i tubova dhe të printuara, ia dorëzova me kënaqësi vetë ma kishte shkrehur, por më ka treguar dhe bashkëshortja, Rozeta, se ai po punonte të përgatiste një jetëshkrim të zgjeruar. Në projektin e këtij libri mendonte të përfshinte dhe shënimet e mbresat, për të cilat fola më lart. Prandaj dhe atë broshurë-dorëshkrim e mbante aty, në tavolinën e punës së tij. Por,  kur ne mendonim e parashikonim të takoheshim përsëri e përsëri,  ashtu si më parë, për të pirë kafe bashkë dhe për të bërë biseda aq të këndshme, ai u sëmur vetëm disa ditë dhe, ashtu papritmas,  u nda përgjithnjë nga jeta, në datën 26 tetor 2016. (Lindi në Korçë, më 15 dhjetor 1930). Pra, ja që vdekja u tregua e pamëshirshme dhe ia këputi në mes ëndrrat e dëshirat për botime të tjera, që i mbetën të parealizuara!

II.

Nuk është qëllimi i këtij shkrimi përkujtimor, që të jap hollësira për ato vizita të bukura e mbrësëlënëse, që ende I ruaj të gjalla në kujtesë.  Por  dëshroj që të përmendi shkurtimisht vizitat e bëra dhe të jap ndonjë mbresë.

1.Paraqitjen e parë të librit të Prof.Alfred Uçit, “Petro Nini Luarasi- Mendimtari martir i Rilindjes Kombëtare: 1865-1911-Jetëshkrimi, Studime, Vepra”. e bëmë në Çair të Shkupit.Në tubimin e bukur, që u organizua aty, me pjesëmarrjen e qindra mësuesve, nxënësve e prindërve, të drejtuesve të arsimit e kulturës dhe të jetës politike- shoërore, si kryettari  i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe intelektuali i njohur shqiptar Azis Pollozhani, ish-ministër i Arsimit e Kulturës në Republikën e Maqedonisë, ai dhuroi 150 kopje të këtij libri, për shkollat shqipe në këtë Republikë.

Sipas parashikimeve, libri kushtuar jetës dhe veprimtarisë atdhetare e arsimore të Petro Nini Luarasit do të dërgohej e dhurohej: në Kosovë, në Luginën e Preshevës e Malin e Zi dhe, bile, deri te arbëreshët e Italisë.

2.Dhe ja, në vazhdim të atyre udhëtimeve, “stacioni” tjetër ishte Prishtina, kryeqyteti i Republikës së Kosovës, i mbuluar dhe me Flamuj Kombëarë Shqiptarë. Kudo ggjetëm një mjedis festiv. Në tubimin e organizuar me atë rast, u takuam ngrohtësisht me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa  Mustafën dhe drejtoreshën e kulturës, rinisë e sporteve, Vlora Dumoshin, e cila është koordinatore e kësaj veprimtarie. Pastaj u përshëndetem përzemërisht me mjaft kolegë e miq të njohur, si me Akademikët Pajazit Nushi e Ramiz Këlmendi, prof. Shefkije Islamaj, publicistin e poetin Vezir Ukaj, piktorin Agim Krasniqi, shkrimtarin Adem Zaplluzha, poetin Izet Abdyli e të tjerë. Në mes tyre, kishte mjaft drejtues të shkollave e punonjës të arsimit, kulturës e shkencës, nga media e shkruar dhe ajo elektronike. Për të gjithë ata, në endër të vëmendjes, me nderim e respekt të veçantë, ishte autori  I librit Prof.Alfred Uçi dhe përsonalitet i shquar i kulturës mbarëkombëtare shqiptare.

U larguam dhe nga Prishtina, të mbushur plot kënaqësi dhe me ndjenja të bukura, shkaktuar nga tërë mjedisi i mrekullueshëm festiv, në prag të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Këtë gjë ne e pamë kudo, pra jo vetëm në kryeqytetin e Kosovës, por dhe në qytete e fshatra të saj.

3.Simbolike ishte vizita jonë në qytetin e Ulqinit, më 7  Mars 2013, pra në Ditën e Arsimit Kombëtaar Shqiptar. Përsëri aty, prof.Alfred Uçi do të dhurontë disa kopje të librit të tij, kushtuar Petro N.Luarasit, për shkollat shqipe, në Ulqn e gjetkë,  në Malin e Zi.

Pjesë e rëndësishme e vizitë sonë në Ulqin ishte pjesëmarrja në manifestimin e ulqinakëve, në një sallë të madhe e të zbukuruar me flamuj kombëtarë, afishe e shënime për  “Ditën e Mësuesit” etj Pra, mesdita na gjeti në mjediset e Qendrës Kulturore, ku na prisnin disa mësues, punonjës kulture dhe intelektualë të tjerë. Moderatore e veprimatrisë ishte drejtuesja e bibliotekës, Ardita Rama. Pastaj ia dha fjalën dr. N.Dragës e Tahir Tahirit, kryetar I  Këshillit Nacional të Shqiptarëve aty dhe zv.kryetarit të Komunës, Met Gjonit, të cilët na uruan mirëseardhjen dhe folën për qëllimin e atij takimi. Pastaj prof. A.Uçi u ndal në përmbajtjen e këtij libri kushtuar Petro Nini Luarasit, i cili është njëkohësisht edhe gjysh i tij. Ndër të tjera, ai përmendi fjalën e tij të  artë se, “edhe sikur  99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ngrihemi në këmbë!” Me jetën, botimet që la pas dhe martirizimin e tij, ai dëshmoi përkushtimin ndaj shkronjave të gjuhës sonë amtare dhe të shkollës kombëtare shqipe.

Me fjalë të zjarrta zemre, në atë takim folën edhe disa mësues pjesëmarrës, ndër të cilët ishin: Ismail Doda, Ibrahim Bejrushi e Hajro Nimanbegu. Ndërsa u dëgjua me vëmëndje dhe respekt të veçantë, përshëndetje që bëri në atë tubim, prof.Alfred Uçi. Ai u dhuroi disave prej pjesëmarrsve, me nënshkrim, librin kushtuar Petro N.Luarasit.

Tërë takimi u kthye në një festë të bukur, shoqëruar me këngë e valle, të luajtura nga artistë popullore,  me veshje kombëtare shqiptare. E paharruar ishte dhe vizita, që bëmë në Muzeun Historik dhe mjediset e shkollës së jopublike të Ulqinit. Në tërësi, ne morëm me vete nga jo vizitë kujtime e mbresa të pashlyera, për të cilat prof. Alfred Uçi fliste me emocion të veçantë.

4.Në mbyllje të këtyre shënimeve, në nderim e kujtim të prof.Alfred Uçit,  në vijim të atyre udhëtimeve tona  po tregoj dhe për mbresat e perjetuara nga një “Ditë e kulturës”, organizuar në qytetin e Pogradecit, në maj 2013, ku gjithashtu ai dhuroi disa libra, kushtuar Petro Nini Luarasit.

Në tubimin masiv, oranizuar në mjediset e Hotelit “Enkelana”, ndodheshin mjaft mësues e nxënës dhe prindër, drejtues shkollash etj. Ishin  të pranishëm edhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatbardh Kadilli; zv.prefekti, Luan Lipo; drejtori i drejtorisë arsimore, Sotiraq Ambo; drejtori i Qendrës Kulturore të qytetit, Budjon Xhelo, arsimtari veteran Vaso Samsuri etj.

Në fjalënn e tij,  Prof. A. Uçi u ndal në traditat e shquara atdhetare, arsimore e kulturore të pogradecarëve dhe përpjekjet e tyre të parreshtura për shkollën dhe gjuhën amtare shqipe. Në shënjë respekti, atij i dhuruan një buqetë me lule të freskëta. U ndoqën me interes edhe leximet e disa pjesëve të librit, për Petro N.Luarasin, nga nxënësit e Gjimnazit të qytetit, “Gjergj Pekmëzi”.

Vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi një dokumetar kushtuar jetës dhe veprimtarisë atdhetare e arsimore të Petro N.Luarasi. Ndërsa ishte “suprizë” e këndshme transmetimi, për herë të parë, i fjalës së prof. A.Uçit, mbajtur më 26 maj 1990, pra 23 vjet të shkuara. Në atë kohë, ishte organizuar një tubim, me rastin e botimit të veprave të plota të poetit të shquar lirik, Lasgush Poradeci.

Gjithashtu, me prof.Alfred Uçin, u laguam nga Pogradeci me mbresa të pashlyera dhe krenari të ligjëshme, pë rudhën e ndritur të shkollës skombëtare shqipe dhe të drejtuesve të palaodhur e martirëve të paharruar, siç ishte Petro Nini Luarasi, për të cilin Prof.Alfred Uçi na la një vepër aq të çmuar,  ashtu si dhe tërë librat e tjerë të tij, një  thesar e frymëzim për brezin e sotëm dhe ata, që do të mbrapa pas nesh.

…Në këtë përvjetor të parë të ndarjes nga jeta të Prof.Alfred Uçit, përulemi me respekt të thellë para kujtimit, jetës dhe veprës së tij shumëplanëshe, të një personaliteti të shquar të arsimit, kulturës dhe shkencës mbarëkombëtare shqiptare. Emri i tij i nderuar dhe i respektuar do të mbetet përherë i paharruar, si në Shqipëri e trojet tjera amtare, por dhe në disaporën shqiptare e më gjerë.

Tiranë, 25 tetor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s