Shqiptarët në Republikën e Schleswig Holsteinit po korrin suksese të njëpasnjëshme në CDU

Nue Oroshi

Dje në qytetin e bukur të Elmshornit që lidh Kielin me Hamburgun dhe është afërsisht diku në mes të rrugës, takova mikun tim Kolë Gjoka. Kola para disa ditësh ka fituar kandidaturën mbrenda CDU-së së Elmshornit që të këtë zonën elektorale në qytetin e Elmshornit ku është kandidat për deputet për asamblen e rrethit të Pinebergut.

Me Kolën biseduam gjerë e gjatë për një strategji të përbashkët politike mbrenda CDU-së në Schleswig Holstein, për politikat e migrimit pa lënë anash edhe kontaktët ndërlidhse të CDU-së me Shqipërinë dhe Kosovën. Shqiptarët në Republikën e Shleswig Holsteinit mbrenda CDU-së çdo ditë e më tepër po korrin suksese të njëpasnjëshme.Për momentin për zgjedhjet komunale që do të mbahën më, 6 Maj 2018 jemi dy shqiptarë që jemi propozuar në dy zona Elektorale: Kolë Gjoka në Elmshorn dhe Nue Oroshi në Kiel.

Gjithashtu në listën për këshilltarë të rrethit të Mettenhofit CDU ka propozuar edhe dy shqiptarë tjerë: Floriana Igrishta dhe Mërgim Kutllovci. Gjatë këtyre javëve e presim edhe një propozim tjetër për asamblen komunale të qytetit të Flensburgut presim qe e reja Azdriana Mehmeti që është kryetare e Forumit të Grave të CDU-së në Flensburg të propozohet nga CDU e këtij qyteti në një zonë elektorale. Nëse edhe kjo arrihet atëherë vërtetë shqiptarët në Republikën e Schleswig Holsteinit në zgjedhjet komunale që do të mbahen në këtë Republikë të do dalin me tre kandidatë në tri qytete të kësaj Republike për asambletë komunale apo asambletë e rretheve, dhe dy kandidat për në rrethin e Mettenhofit.

Si veteran i CDU-së në këtë Republikë i uroj suksese të gjithë kandidatëve shqiptarë në zgjedhjet e 6 Majit 2018, pa harruar asnjëherë ta bëjmë një strategji të përbashkët të veprimit të përkrahjes së njëri-tjetrit në jetën politike. Na u priftë e mbara!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s