Festa e Ullirit në KURJAN të ROSKOVECIT!

  (përshtypje)

Nga   Përparim   Hysi

     Për të dytën herë, marr pjesë në një festë aq të bukur,siç është kjo që BASHKIA ROSKOVEC e ka nominuar si”Dita e festës së ULLIRIT”. Nëse e ndiqni shkrimin tim, fjalën “ULLIRI” e kam shkruar me gërmë të madhe duke prishur të gjitha rregullat e drejtshkrimit. E kam bërë me ndërgjegje, se kjo ceremoni kaq e bukur qe, me të vërtetë, si një dasëm:me këngë, valle, muzikë dhe, veç tyre, edhe një panair i vërtetë: me trajtimi tradicional që mbarë zona i bën kësaj  peme,gati e kthyer si në një kult; si një risi e bukur që,duke filluar nga vjet, po kthehet në traditë.


                      *     *     *

Qeshë i ftuar nominal dhe ,veç meje, qenë dhe katër kolegë,që të gjithë të penës: në krye të”ekipit tonë të ftuar”,ishte Msytehak Xhemalli, shkrimtar; disa kohë ka qenë shefi i kulturës për  rrethin e Fierit dhe për të gjithë eventet artistiko- kulturore ka atë “nuhatjen” mitike të Demostenit. Mystehak Xhemali  është vet nga Kurjani dhe,sa për ekipin tonë, ka merita dyfish: edhe shërben si”mbles” për ne të tjerët,por është dhe shoferi ynë: vjen na gjen shtëpi më shtëpi këtu, në Tiranë, por jo vetëm kaq: as që mërzitet fare,kur, dhe pas një rruge të gjatë, na shpërndan:një tek lind e tjetri tek perëndon. Ne, të tjerët, jemi: poeti dhe prozatori Faslli Canaj; prozatori dhe publicisti,Bashkim Koçi; publicisti Jovan Jano. Natyrisht, tek të tjerët, jam dhe unë, autori i këtij shkrimi.


                     *     *    *

Ne arritëm në kohë (ceremonia fillonte në ora 10.00) dhe morëm atë  maloren prej gati dyqind metro mbi nivelin e detit tek kisha e Shën Nikollit të Kurjanit. Sheshi ( myzeqarët e vjetër i thonë dhe “varosh”) qe mbushur aq,sa nuk kishe ku të hidhje kokrrën e mollës. Në të hyrë  të sheshit,në të majtë të kishës, tregtoheshin gatime tradicionale të zonës, kurse djathtas kumbonte sa shponte malet, zëri këngëntarit popullor, PETRIT LULO. Natyrisht, tek e shihja dhe e dëgjoja duke kënduar, s’kam se si mos lakoj emrin e Drejtorit të Pallatit të Kulturës në Roskovec, THOMA GOGA! Ky, Thoma Goga që i rri punës mbi kokë; që e ka bërë me “fytyrë” të re këtë qendër kulture, ka  bërë që të kalojnë si në një”paradë fesitve” këngët e vallet e zonës që nga një brez tek brezi tjetër. Tek shihje nxënës  që nga cikli i ulët e deri tek shkolla  mesme që kërcenin  me nga një kurorë ulliri mbi kokë, futeshe me mendje në ato valle që kanë ardhur nga brezi në  brez si një stafetë që, mjerisht, kish kohë që ish ndërprerë. Qe ndëprerë, por nëse gjithë qyteti  i Roskovecit ka marrë një pamje që s’u lë gjë mangut qyteteve më të civiliziuar, pa dyshim merita është e KRYEBASHKIAKES së ROSKOVECIT, ZONJËS MAJLINDA BUFI! Kjo ZONJË e NDERUAR ka krijuar një ekip mikst,me këshilltarë të  të gjithë krahëve politikë dhe i ka vënë punët aq në vijë, sa të vjen mirë që të  marrësh shtëpinë me vete dhe të ngulesh jo vetëm në ROSKOVEC,por në  gjithë zonën që ka në administrim.

Nëse shkruaj kështu për këtë pushtetare që”nuk la dasmën dhe shkoi për shkarpa”, po la punën e nderuar të një arqitekteje dhe ia ktheu fytyrën Roskovecit.  Kur dola mbi atë kodrën dominuese ku është vendosur Kisha e SHËN NIKOLLIT,pushtova me sy nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim (aq sa më hante syri, me domosdo) dhe u ndjeva mirë se jo vetëm u ngopa me frymë (kam mbi 50-vjet që jam azmatik), por u ndjeva mirë nga ndryshimet aq cilësore në instrafakturë ku dukej ajo punë aq e mirë ekipit mikst,por, pa dyshim, dhe e saj që,në këtë “amfiteatër” me përmasa të mëdha; në këtë terren kaq të thyer.ka ditur të shfyrytëzojë të gjitha resurset  e zonës dhe, jo vetëm kaq: si amvisë e mirë, nuk ka lënë të bjerë qoftë dhe një “thërrime” për të shkuar kot.

                                 *     *      *

Por ja tek po vjen. Prin para ekipit të të ftuarëve të nderuar,ku bie në sy deputetja e nderuar e zonës,ZONJA ANTONETA DHIMA; prefekti,VASIL  BREGU dhe,siç dëgjova, qenë bashkiakja e Patosit  dhe e Urës-Vajgurore. Sa u afrua tek ne, na uroi mireseardhjen dhe dikush që më njihte, më tha:

– Papi! Paske ardhur prapë?

Unë gjithmonë i bëj përgjigjet me shembuj dhe i thashë me shpoti,enkas për gjithë për rreth:- Dëgjo,- i thashë,- erdha se andej nga anët tona (nga gjaku jam skraparli), ka ndodhur kështu:- Shkoi mysafir një skraparli në Mazrrekë të Korçës. Atje ra tek miq që kishin mjaltë dhe u harrua për t’u kthyer. Dhe unë erdha,se kjo zonja,është”mjaltë” dhe e ka bërë Roskovecin vërtet për të ardhur. Ç’qenë për rreth, qeshën me “batutën” time,por, pa menduar se bëj ndonjë anësi,MAJLINDA BUFI,është pushtetare që e ka transformuar jo vetëm Roskovecin,por krejt zonën.

Ceremonia kaloi mjaft mirë,ku, padyshim, folën dhe personat të hierarkisë shtetërore,si deputetja,prefekti dhe nuk di dikush tjetër.

Kurjani është fshat me  250 mijë rrënjë ullinj dhe parashikohen t’i dyfishojnë. Rrugët e fshatit janë të porsaasfaltuara sipas  normave dhe me trotuare anash. Kryebashkiakja ka premtuar të vendosi mbi këto rrugë dhe ndriçimin. Në fshat ka tri fabrika që  përpunojnë ulllinj dhe mund të vazhdoja dhe me të tjerë tregues të zonës. Por, pse shkruaj për KREYBASHKIAKEN…


                       *    *    *

Festa u bë tek kodra ku është vendosur kisha që ka emrin e “Shenjtit” NIKOLL. Kishë 800-vjeçare, që është lënë në mëshirë të fatit.Në këtë gjendje vjet dhe, po kështu,sivjet. “Lumturia” e tij,JANULLATASI “ende nuk e ka parë” këtë kishë “monument kulture” që, siç thotë mësuesi 82-vjeçar,XHEMAL XHEMALI, po të mos e kishmi ruajtur ne, do e kishin  rrafshuar. E mbrojtën dhe bravo u qoftë. Brenda të zë data: ka ndonjë gjurmë të afreskeve ku,siç thuhet, ka “zografitur”ONUFRI a ndonjë “diadok” i tij, por unë i shkruaj këto me rezerva,se nga kjo anë nuk ia them fare. Për këto afreske a gjurmë të tjera, do t’i hiqja kapelen,të gjithëditurit,MOIKOM ZEQO që e kam  parë  tek “qante” për një prishje në një kishë të Valshit në Shpat të Elbasanit, të ciën si përkim të bukur, atë kishë, nga viti 1959 e kam parë me sy. Ndonjëherë, me këtë pasionin e tij për afresket dhe pikturat kishtare,MOIKOM  ZEQO,seç më kujton frankorusin,ILIA EHRENBURG që kish një”nuhatje të veçantë” për afresket dhe pikturat,sa kur erdhi,fill pas çlirimit në vendin tonë,kërkonte të gjente “Çifutin shetitës” të Rembrandit. Qe fat,që nuk e gjeti. Dhe,në qëndrova kaq gjatë për Kishën  e vjetër e të rrënuar që Janullatasi “nuk e ka parë”, kryebashkiakja u zotua:” Nëse as religjioni dhe as ministria e kulturës nuk do vëjë dorë për restaurimin e kishës, premtoj këtu, para jush,se do ta ribëjmë me resurset tona!!!


                         *    *    *

Edhe ca më tutje.Kryebashkiakja nuk u bën karshillëk forcave opozitare,përkundrazi: jo vetëm i fton në tërë eventet,por dëgjon me idulgjencë mendimet e tyre opozitare. Edhe në çaste festive apo dhe në  drekëra apo darka për të  ftuarit e largët,kurrë nuk janë përjashtuar ata, të opozitës. Gjithmonë dollinë e parë e pi me kundrështarin dhe,tek shkëmbejnë”batuta” miqësore me  njëri-tjetrin, dëgjoj këtë të krahut tim (dihet që unë jam i djathtë) që i thotë:-Kryetare mirë, mirë ke punuar apo atë “copën e rrugës atje në Iks vend” kur do ta bësh?

Ose të shkojmë dhe më tutje. Në Roskovec banon e jeton një poet,prozator dhe publicist që quhet FLMUR ÇEPELE. Ky,FLMUR ÇEPELE, është sinonim i një njeriu të ndershëm që çdo prapësi i vret sytë. I vret sytë dhe i kamzhikon pushtetarët e qytetit me ndonjë fejton,apo me ndonjë poezi. Flamur Çepele, në vlerësimin tim, është fat për Roskovecin dhe më tej. Dhe aq qytetari ka në  shkrimet e tij dhe aq i drejtpërdrejtë është,sa e meriton atë emër. Dhe kur e thotë ai fjalën e mirë për kryebashkiaken, ke pse bindesh për punën e mirë të saj.

Po kështu, mësuesi pensionist,XHEMAL XHEMALI, më i djathtë se çdo i djathtë, ka qenë dhe kryetar i komunës KURJAN si përfaqësues i PD, sado në opozicion të hapur, nuk vë lente të zeza,por e vlerëson objektivisht.

Por tek i mbyll këto përshtypje për këtë pushtetare shembull që përfaqëson PS, s’kam si mos shtoj dhe dyfjalë të thënë aty tek dreka e shtruar:

NJë pjesëmarrës:- Opo nuk kam turp ta them,tha:-Jam bërë pishman që  nuk ta kam dhënë votën! Dhe një tjetër,tek po dilja jashtë:- Ti, ore ardhësi nga Tirana, të dëgjova që u the atyre të tjarëve:-Erdha prapë se kjo,kryetarja është”mjaltë” dhe më pëlqeu mjalti. Jo mjaltë,jo:po mjaltë pa vënë në zjarr! Dëgjove?

Dhe unë dëgjova për”mjaltin pa vënë në zjarr” që ka gjallëruar një qytet me gjithë zonën dhe nuk kam si mos ndaloj dhe t’I them të madhit të qeverisë:- Nëse të gjithë   të zgjedhurit në krye të pushteteve lokale, do punonin si ZONJA MAJLINDA, ankesat,pothuaj, do fashiten.

Por nuk mund të mos lakoj emrin e atij priftit DHIMITËR  LOSHI nga VERBASI që me zërin e tij kumbues, ringjalli dhe  e pruri në drekën festive, të pavdekshmin  MENTOR XHEMALI,duke kënduar aq bukur këngën”Zura një bilbil me vesë”.

Trasta e një fukarai siç jam unë, është e shpuar. Si nuk pata një megentofon për ta regjistruar.Aq na la me gojëhapur,sa dhe një bilbil si PETRIT LULO,qe në”hall” për të bërë atë zërin e dytë të YLLI ZEQIRIT!

Roskovec të dua. Nidhem mirë kur vij tek ti,se ndryshimet cilësore më sjellin gjak të nxehtë në aortë.Dhe mot, në të njëjtën datë (natyrisht,po qeshë gjallë,se në”zonë të minuar” jam) kam  për të ardhur prapë me gjithë shokët dhe jam i bindur që kishën do ta gjej të ribërë si nuse, se MAJLINDA  BUFI fjalët i kthen në vepra.

                         Tiranë, 28   tetor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s