Mehmet Bislimi: Lirikat e Fjetura

( Një tufë poezish nga përmbledhja: “Lirikat e Fjetura” me autor Mehmet Bislimi)    

 … «Bota femërore» është frymëmarrje e kësaj jete e megjithatë ngulfaten të drejtat e saj! Ajo i jep nuanca shumëngjyrëshe përditshmërisë sonë dhe përjetëson jetën mbi glob e megjithatë globalisht jetën ia errësojnë! Më shumë këngë, më shumë respekt, më shumë liri, më shumë përkushtim, më shumë dashuri… për «Botën femërore» – Autori.

Asaj

kohë e largët

ndjenjë e vakët

lozonjare herë

herë e saktë

kujtime të hershme rinore

çastet të ëmbla përcjellë

pa dashje

ëndërr e mbështjellë

si dhuratë

më erdhe për shqetësim këtë natë

më nxore djerset nga balli

ëh

ty lumi të marrtë

ç’më paska djegë malli

Atë

me syrin e arsyes e shikoja

aritmi zemre

rinumërim nga e para

sprovë që më tremb

nuk dua t’ia lëndoj

ëndrrat e saja të bardha

me ndjenjat e mia të mallit të parë

nuk lejoj

ndjenjat nuk i fus në lojë

as një herë

atë

nuk dua ta lëndoj

Fotografia

fotografi e saj

përtej horizontit blu

plagët e mbyllura rihapë

kohë të largëta rinore

buzëqeshje e ngrirë

si për inat

kujtimet shprush

edhe këtë natë

ti

me bengun e kafet

në gushë

shumë kërkova e nuk të gjeta

në rrugët e pendimit

një ndjenjë krejt e shpërthurë

si ti askush

edhe sot

si dikur

me bengun e kafet

në gushë

Ka vite

të mbyllen prapa murit

butësi femërore

kohë e ligë në theqafje

të kishte ndrydhur

e lënë pas dore

vrasje e rëndë në emër të moralit

mëkat i paparë

a vritet sorkadhja e malit

që sjell plleshmërinë

lojë me idhujt

lojë e paskrupullt me Kodin Etik

lojë me dashurinë

lojë me perëndinë

Pikëllim

lajmi se ti nuk do vishë

më erdhi nga andej telefoni

gjumit i thash ik

si ndër leqe

në prehrin e pritjes

vetmia më zuri

ëh

pritje me shije të keqe

pelin në buzë më vuri

tani edhe kur cingëron telefoni

nuk e hap më

lajmin për mosardhjen tënde

e mora vesh

ka vite që pres një zile

e nuk “cingëron” më

nuk “cingëron” asnjëri prej nesh

a thua do na thërrasë dikush

për të na thënë

ndihuni o të padjallëzuar

se do ikim nga kjo jetë

Pritje

me çiltërsinë e shpirtit

pritën ato

kthimin e burrave

nga syrgjyni

kurbeti

burgu e mali

me flokun mbi supe

si petkat e bardha larë

në lotin e kripur kristal

pritje ngrirë

në gjoksin e tyre pesha e pritjes

kallë

si prapa derës së hekurt

përnjëherësh

dashuri e vuajtje

ndryrë

nga malli i pritjes

djegur e kallë

Ta shpëtojmë dashurinë

urrejtjen ta shtypim me gurë

dashurinë ta shpëtojmë

më pastaj do mblidhemi

për të kërkuar

rrënjën e atësisë

kush ishte babai i urrejtjes

dhe

kush i dashurisë

Vite

zili të kam

mes shoqeve në garë

bukuri

që ndiqni njëra- tjetrën

një jetë në radhë

e reja ndoqi të vjetrën

e rëndë

edhe në vitet e mia

zemra s’më bënë

të heq dorë

nga rinia

Mungojnë

në odën e vjetër

çiftelia

ku trimi këndonte baladat

mungon

në dhomën e nuses arka e saj

aromë e ftoit

ku ajo nusëronte

mungon

nuse e dhëndër nuk munguan

gjakun e lirisë

Kosovë  ta falen

e bardha e tokës sonë pjellore

vellon tënde

nuset e Kosovës

në gji po e mbajnë

rite dasmash

në shkretni mos mbetshi

Kosovë luadh i pjellorisë

nuset tuaja erë ftoi

gjakun e kuq ta rinojnë ty

Kosovë

dashuria jonë e përjetshme

Plagët

mbi plagët e jetës mundimshëm

bregun e lumturisë pushtuan

lumturi e braktisur

prapa mjegullës fsheh

shikimet e tyre ngrinë

në agimin e parë

gjethe ftoi rënë

shpërfillur mbi lëndinë

rrezet e para të mëngjesit

lotin e vesës shkrinë

butësisht heshtën ata

vite me radhë

me plagët e dashurisë në gjoks

nuk u ankuan

aromën e takimit të parë

nuk e harruan

Smirëzi

 

mirë

ta zëmë

sikur ata u ndanë

u larguan

dhe

çka përfitoi bota

nga vrasja e dashurisë

veç

shamisë së zisë

mbi fatkeqësinë e tjetrit

mos ndieni kënaqësi

ju të mallkuar

ju smirëzi

Për ty

rrugët e jetës preva në mes

këngën e pa kënduar

rifillova

me zërin që gumëzhin

vargjet e pathëna

për ty

nuk shteruan

eh

shteruan mushkërinë

mbi fatin tënd të tjerët

dhunshëm diktuan kursin e rrugëtimit

dashuri e shpirtit në rrugëtim

jetë në flakë përcëlluar

jetë në blozë e tym

pa ty

kohë në rinumërim

Fyelli

për një tingull dashurie

plasën mushkëritë

plagët e zemrës kërkojnë shërim

melodi e thjeshtë

Kosovë

fyellin e dashurisë ta grabitën

nga Mollë e Kuqe

tek Guri i Shpuem

ditën të qanë natën të shitën

tingull i fyellit të grabitur

fishkëllimë

Kosovë

dashurinë për ty nuk e tjetërsuam

nuk e shitem

me këngën e dashurisë në gji

me ty e për ty

jetuam

29.10.2017, Wiesendengen

Mehmet Bislimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s