Skandali hollivudian, Harvey Weinstein dhe eventet e bukurisë shqiptare!

Opinion nga Endrit Hoxhaj

Ku po humbet bukuria shqiptare…? Ka vite që jam marrë me organizime eventesh bukurie, sidomos atyre të modës e më gjerë…, por vitet e fundit po zbehet shumë bukuria shqiptare dhe përfaqësimi saj dinitoz, në arenën ndërkombëtare… Çfarë po ndodh me vajzat që përfaqësojnë Shqipërinë në këto dy fusha? Ato nuk arrinë dot të hynë as në 20-tëshen e më të mirave…? Ne kemi vajza të bukura në Shqipëri të cilat mund të përfaqësojnë denjësisht vendin. Kjo as nuk diskutohet, sepse jemi rracë e bukur. Këshu na cilësojnë edhe shumë shtete të tjera. Në këtë kuadër presim gjithmonë të na përfaqësojnë vajzat tona, sigurisht në bazë të cilësive që njihemi në botë.

Pse nuk ndodh realisht kështu? Mendoj që dikush e kupton këtë PSE, përfshirë dhe mua vetë.

Eventet që organizohen për të përfaqësuar Shqipërinë në glob nuk janë më ndryshe se politika shqiptare. Ato janë të korruptuara dhe të kompromiseve e interesave të njerëzve që i organizojnë… Realisht, njoh shumë femra të bukura që më kanë shkruar shpesh dhe i pyes pse s’more pjesë në eventin e radhës… Përgjigjja e tyre më ka habitur dhe pse ka qenë e hamendësuar… Disa thonë se na kanë kërkuar të dalim për dreka e darka me sponsorat… disa të tjera të thonë që ju kanë kërkuar marrëdhënie intime producentët… ose duhet ta blesh çmimin, të çosh një sponsor tëndin apo t’u japësh lekë producentëve…

E habitshme, por shumë e vërtetë! Madje këtë e besojmë të gjithë. Ka prova të pakontestueshme sikurse janë bisedat dhe mesazhet telefonike, por s’kemi pse u hymë atyre punëve. Gjithsesi prokuroria mund ta bëjë një ditë… Momentalisht, të paktën, të lobojmë fort. Të protestojmë në mënyrë të përbashkët duke kontestuar këto evente turpi. Duke mos u bërë pjesë e fajësisë kolektive, duke u thënë stop promovimeve nga gazetarët që marrin lekë edhe për një artikull…

Fakt akoma më i rëndë është se ato femra që “sakrifikojnë” dhe përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare janë kokë e këmbë botoks. Gjë që nuk e toleron asnjë organizator, sepse miss-et duhet të jenë 100% natyrale dhe me një trup fitnes… Interesat personale nuk plotësohen duke prishur imazhin e Shqipërisë apo të vetë femrës shqiptare…

Ndryshimi i këtij fenomeni vjen vetëm atëherë kur të gjithë ta pranojnë bukurinë natyrale dhe të krenohemi me përfaqësimin e saj… Kur sponsorat t’i meritojnë eventet e bukurisë…, kur producentët të çmojnë të bukurën e vërtetë. Kam besim se ky fenomen do zbehet duke i dhënë fund fenomenit skandaloz, Harvey Weinstein! Vajza mos pranoni kompromise, sepse ka standarde të cilat nëse nuk i ke, një ditë mbulohesh nga pluhuri i turpit!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s